Nuk kanë fund telashet te Barcelona, katalanasit duhet të paguajnë 13 milionë euro për të larguar Suarezin
Barcelona do të duhet të paguajë 13 milionë euro për të mbyl...
Vendimi i Lionel Messit për t’u larguar nga Barcelona, ka shkatuar një tërmet të vërtetë në botën e futbollit, teksa të paktë mund të jenë ata që mund ta kenë imagjinuar një ndarje kaq të dhimbshme mes “pleshtit” dhe klubit. Në një speciale të publikuar ditën e sotme nga “Marca”, tregohet se ylli argjentinas nuk është i vetmi që do të largohet me sherr nga Barcelona, pasi me herë nga klubi katalanas janë larguar të pakënaqur plot 9 legjenda të tjera, duke filluar nga Maradona deri te Nejmar.
Maradona
Argjentinasi, si bashkatdhetari i tij, shënoi një epokë te Barcelona. Megjithëse qëndrimi i tij në ?Camp Nou? ishte shumë më i shkurtër, largimi u shënjua nga përplasjet me bordin e entitetit katalanas. Maradona arriti në klub në qershor 1982 dhe u largua më 1984. Tensionet me trajnerin Menotti dhe menaxherët bënë që ylli botëror të paketonte bagazhet për te Napoli, ku mbetet një idhull.
Bernd Schuster
Mesfushori gjerman i joshi tifozët e Barcelonës me performancën në fushë, por krijoi tituj mediatikë me sjelljen e tij. Episodi më i famshëm, dhe përfundimtar për karrierën e tij si lojtar i Barçës, ndodhi në finalen e Kupës Europiane 1986, në ?Sánchez Pizjuán?, kundër Steaua Bucuresti. Ai u largua nga fusha, kur u zëvendësua në minutën e 85-të, dhe shkoi direct në hotel, prej nga i pa penalltitë. Gjermani duhet të godiste i pari ose i fundit në serinë e 11-metërshave. Núñez e ndërpreu aty kontratën e tij.
Michael Laudrup
Marrëdhënia e danezit me trajnerin Johan Cruyff nuk ishte më e mira dhe futbollisti u largua nga Barcelona. Bordi drejtues zbuloi se Laudrup kishte nënshkruar një parakontratë me Real Madridin dhe fama e tij si një lojtar i Barçës ra shumë. Lojtari e mbylli kontratën në ?Camp Nou? dhe pastaj veshi fanellën e rivalit të përjetshëm. Ai luajti për dy sezone në ?Santiago Bernabéu?, ku fitoi titullin më 1995.
Romário da Souza
Një futbollist fantazist. ?Grabitqari? më i madh i zones, që Barcelona ka pasur në historinë e saj. Por, si shumë figura legjendare në këtë klub, edhe ai përfundoi keq. Në vitin e tij të parë, braziliani mahniti me 32 gola në 47 ndeshje. Sidoqoftë, përplasja me Cruyff në sezonin 1994-1995 i dha fund fazës së tij me katalanasit. Pasi fitoi Kupën e Botës 1994, lojtari theksoi se i duheshin më shumë pushime dhe nuk u paraqit. Ai u kthye me vonesë te Barcelona dhe historia nuk mbaroi mirë.
Ronaldo Nazario
Presidenti aktual i Valladolid luajti për Barcelonën në sezonin 1996-1997. Robson e zgjodhi si një futbollist vendimtar në metrat e fundit dhe mund të themi se e justifikoi: 47 gola në 49 ndeshje. Sulmuesi donte të vazhdonte, por presioni i këshilltarëve të tij dhe fakti që nuk ndihej i vlerësuar, siç ka deklaruar më vonë publikisht, e dërgoi tek Interi. Klubi italian pagoi klauzolën e tij: 4.000 milionë peseta (25 milionë euro). Ishte një shumë record për kohën.
Luis Figo
Largimi i portugezit është një nga më të përfolurit dhe më të kujtuarit nga tifozët e Barçës. Figo dëshironte një përmirësim të kontratës me katalanasit, gjë që nuk erdhi. Për pasojë, zgjodhi ta vazhdojë të rivalët e përjetshëm karrierën. Ai e lidhi të ardhmen me një fitore të mundshme të presidencës nga Florentino Pérez, i cili premtoi të paguante tarifat përkatëse, nëse zgjidhte Real Madridin. Pak besuan në triumfin e presidentit aktual të bardhë, por ky ishte rasti dhe Figo kaloi te galaktikët.
Ronaldinho
Braziliani që joshi ?Camp Nou? dhe mori duartrokitje në ?Santiago Bernabéu? ishte viktima e Guardiolës, kur ky i fundit mbërriti në stolin blaugrana, së bashku me Deco dhe Etoo, edhe pse kamerunasi zgjati një sezon më shumë. Në atë kohë, Ronaldinho bënte më shumë tituj për jetën e tij private sesa për produktin në fushë. Në çdo rast, largimi i tij ishte një goditje për tifozët katalanas, mjaft të lidhur me buzëqeshjen e një futbollisti, që ndryshoi imazhin e klubit. Ai nënshkroi me Milanin për 25 milionë.
Zlatan Ibrahimovic
Sulmuesi suedez nënshkroi me Barcelonën për 78 milionë dhe u largua te Milan për 25 milionë, një sezon më vonë. Marrëdhënia e tij e keqe me Pep Guardiolën e dinamizoi vazhdimësinë te Blaugrana-t, pavarësisht se tregoi cilësi në zonë. Kimia e tij në fushë, me Leo Messin, nuk ishte më e mira, pasi argjentinasi po fitonte rëndësi në reaprtin sulmues, habitatin natyror të Ibrahimovic. Suedezi i është referuar Guardiolës, në mënyrë sarkastike, në shumë raste si ?filozofi?.
Neymar Jr
?Telenovela? e fundit në ?Camp Nou?, me lejen e Leo Messit. Futbollisti brazilian u integrua në mënyrë perfekte në ekipin katalanas. Neymar ishte pjesë e një ?tridenti? vdekjeprurës me argjentinasin dhe Luis Suárez, por PSG trokiti në derën e tij dhe anësori tha ?po?. Dhoma e zhveshjes së Barçës u përpoq ta bindte, por kushtet dhe projekti nuk e penguan lamtumirën e tij për 222 milionë. Barça është përpjekur ta rikthejë Neymar në disa raste.
Barcelona do të duhet të paguajë 13 milionë euro për të mbyl...
Alban Bushi po mendon të sjellë sërish ndryshime në listën e...
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ...
Ka ardhur përgjigja zyrtare nga La Liga për sa çështjes “Mes...
Futbollistët shqiptarë kanë treguar talent dhe rritje në niv...
Kombëtarja do të nisë nesër grumbullimin për dy ndeshjet zyr...
Një nga çështjet më të nxehta është ajo e Kombëtares shqipta...
Lëvizje e befasishme tek Apolonia, dy javë para nisjes së ka...
Sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi ka lënë Turqinë dhe ...
Messi dhe Barcelona duket se do të duhet të bëjnë një betejë...
Ndryshime në listën e Kombëtares! Mesfushori i talentuar End...
Shqipëria do të përballet të premten e 4 shtatorit ndaj Bjel...
Agjenti Josep Maria Minguella që ndihmoi Messin që të transf...
Në Shqipëri nuk mendojnë më vetëm për të fituar ndonjë trofe...
Mbrojtësi i Tiranës Kristian Toshevski është ftuar nga trajn...
Europa foli më në fund edhe shqip. Për të parën herë në hist...
Ljuis Hemilton nuk njeh rivalë në provat zyrtare të ditës së...
Sapo ka përfunduar ndeshja mes Rennes dhe Montepellier, me s...
Visar Bekaj është futbollisti më i ri i Tiranës. Lajmi u kon...
Sot, shumë ekipe shqiptare kanë zbritur në fushat e blerta, ...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Po...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të “tërhiqen” pas një s...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...