Plagosje me armë zjarri në Pogradec
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Po...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Po...
Laçi gjen sërish Hapoel Ber Shevën. Ashtu si një vit më parë në Ligën e Europës, do të përballen me izraelitët. Kurbinasit u eliminuan në turin e parë (barazuan 1 me 1 në shtëpi dhe humbën 1-0 atje), ndërsa tani ?goglat? i rezervojnë një përballje teke për raundin e dytë. Është mundësia më e mirë për të marrë hak dhe mbi të gjitha për të arkëtuar miliona, ndaj bardhezinjtë do të bëjnë çmos që të kualifikohen. Edhe vetë Armando Cungu e quan të kalueshëm kundërshtarin, ndonëse hapur e thotë që do të donte? Totenhemin.
Në një intervistë të dhënë enkas për ?Panorama Sport?, trajneri rrëfen se është i sëmurë pas anglezëve. Është i vetëdijshëm që me skuadrën e Hoze Murinjos shanset do të ishin nën zero, ndaj në fund gëzohet që u ra Ber Sheva. Shkodrani u kthehet edhe një herë emocioneve dhe stresit që përjetoi në Baku pas shtesës dhe penalltive dhe paralajmëron se shumë shpejt do të ketë të tjera ?goditje? në merkato.
Laçi ?peshkon? Hapoel Ber Shevën, i kënaqur nga shorti?
Në këtë tur, nuk besoj se ka kundërshtarë të lehtë. Hapoel Ber Sheva është ekip serioz, ndaj duhet të bëjmë maksimumin. E kam thënë edhe herë të tjera dhe do ta përsëris: nuk kërkoj asgjë më shumë nga lojtarët, veçse të luajnë futboll. Dua që të tregojnë të njëjtin karakter dhe dëshirë si në Baku. Rëndësi ka që ne të bëjmë gjithçka që kemi në dorë, të tjerat ia lëmë fushës.
Jeni ndeshur edhe vjet me të njëjtin kundërshtar, ndonëse në tur të parë?
Sot (dje) u hodh shorti dhe na duhet pak kohë që të mbledhim informacionet e duhura. Kundërshtari ka ndryshuar nga vjet, ashtu si edhe ne. Në një kohë të shkurtër, kemi ndryshuar ?fytyrë?. Duke iu referuar ndeshjes së vjetshme, mendoj se kundërshtari duhet marrë në konsideratë. E megjithatë, nuk duhet ta bëjmë ?gogol?. Nëse tregojmë të njëjtin seriozitet dhe shpirt gare si me Keshlan, mendoj se është i kalueshëm.
Duket si viti i shqiptarëve, a e prisni të njëjtin fat?
Pse jo, duhet edhe fat. Ndodh që të luash shumë mirë dhe nuk merr asgjë.
Dimë që jeni tifoz anglez, a ju mbeti ?peng? që nuk ju ra Totenhemi?
Jam i sëmurë (qesh). Dëshira ime personalisht, ishte shumë e madhe që të ndeshesha me ta. E megjithatë, mua më takon që të flas për interesat e klubit. I kemi më të mëdha shanset për t?u kualifikuar me izraelitët, pasi me Totenhemin nuk do ishin zero, por nën zero. Kënaqësi do kisha të luaja futboll me një ekip të atij niveli, pasi do të ishte një kujtim që do të më mbetej për gjatë gjithë jetës në memorie.
Le t?i kthehemi pak ndeshjes në Azerbajxhan, a u bëtë me zemër nga shtesa dhe penalltitë?
Kam disa vite që shkoj në Kupat e Europës si trajner dhe duke pasur edhe suksese, si me Kukësin ashtu edhe Laçin. Por kurrë më parë nuk e kisha përjetuar shtesën dhe penaltitë nga pankina. Ishte shumë stresuese. Ashtu si shkoi loja, morëm më të mirën. Mbetëm me një lojtar më pak për gati 60 minuta dhe përballë një kundërshtari të investuar si Keshla, ndaj jam i kënaqur.
Çfarë u kërkuat çunave?
U kërkova që të rrinin të ngjeshur, pasi nuk kishim mundësi të tjera. Maksimumi që mund të bënim, ishte të rrezikonim nga goditjet standarde. Të njëjtën gjë u thashë edhe në shtesë, ku donim t?u merrnim më të mirën disa individëve dhe të kursenim forca për të përballuar 120- minutëshin. Punova edhe me motivin, pasi kishte shumë rëndësi në ato çaste. Ishte nata e tyre dhe këtë u thashë: ?Keni shansin që sonte të bëheni heronj??
Mund të quhet e mbyllur tashmë. Pas zhbllokimit të merkatos ...
Teuta fitoi për herë të parë trofeun e Superkupës së Shqipër...
Tirana ka humbur me shifrat 1-2 sfidën e sotme kundër Teutës...
Po luhet ne keto momente pjesa e dytë e finales së Superkupë...
Eshtë duke u luajtur në “Elbasan Arena”, superkupa mes Tiran...
Do të zhbllokohet merkato apo jo? Kjo është një nga temat më...
David Silva ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. Spanjolli l...
Shorti i Ligës së Europës nuk ka vënë Teutën përballë një de...
Në një komunikim të fundit në faqen zyrtare të institucionit...
Ismael Dunga është futbollisti më i ri i Vllaznisë. Sulmuesi...
Altin Lala ka qenë “ambasadori” i Kukësit në mediat gjermane...
Tashmë ka marrë formë zyrtare, Sabien Lilaj është transferua...
Sevilja është pranë transferimit të Ivan Rakitiç nga Barcelo...
Laçi i Armando Cungut, gjeti sërish Hapoel Ber Shevën në rau...
Teuta do përballet në raundin e dytë të Ligës së Europës në ...
Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, foli shkurtimisht pas njoh...
Seria A ka konfirmuar se sezoni 2020-2021 do të fillojë me 1...
Kukësi mësoi pak minuta më parë kundërshtarin e raundit të d...
Klubi i Tiranës, në mënyrë surprizë ka kaluar direkt në turi...
U hodh në orën 13:00, në Nion të Zvicrës, shortit për turin ...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Po...
Policia e Sarandës ka goditur një grup kriminal që kryente...
Një 31-vjeçar është rrëzuar nga shkëmbi në malin e Gopeshi...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të “tërhiqen” pas një s...
Pakistani nisi sulme ajrore dhe dërgoi trupa tokësore në p...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...