web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Kukësi kundërshtar i pakëndshëm", Altin Lala frikson gjermanët e Volfsburg: Kjo skuadër jeton me...

31 Gusht 2020, 15:36, Sport CNA

Altin Lala ka qenë ?ambasadori? i Kukësit në mediat gjermane pas shortit të hedhur sot në Ligën e Europës, ku verilindorët janë vënë përballë klubit të Volfsburgut. Një përballje që në letër sjell një disnivel të madh, por me ish-mesfushorin e përfaqësueses shqiptare që nuk ka ngurruar që të paralajmërojë ekipin e Bundesligës që të ketë kujdes.

?Kjo skuadër jeton me forcën e grupit. Volfsburgu duhet të përshtatet me idenë e një kundërshtari të pakëndshëm, të fortë fizikisht dhe kompakt. Këtu shihet edhe dora e trajnerit të ri të tyre, Skënder Gega?, shpjegoi ai për të përditshmen gjermane ?Kicker?.

Lala gjithsesi treon se Kukësi nuk ka një lojtar që mund të kishte bërë diferencen edhe ndaj Volfsburgut. ?Anësori Kristal Abazaj, lojtari më i mirë individual, u kthye te Anherlehti nga e kishin huazuar?, shpjegoi ai. ?Sigurisht Volfsburgu është favorit i qartë, diferencat mes Bundesligës dhe Shqipërisë janë thjesht shumë të mëdha?, deklaroi Lala.





Lajmet e fundit nga