Pastrimi i parave dhe zhurma e pandershme kundër Shqipërisë
Nga Klodian Tomorri* Një raport i dy ekspertëve ndërkombëtar...
E gjithë bota është mbërthyer në krizën më të keqe që pas Luftës së Dytë Botërore. Të dhënat paraprake treguan se rënia në tremujorin e dytë ishte mbi 10% për pjesën më të madhe të shteteve të zhvilluara, si me bazë vjetore, ashtu dhe në raport me tremujorin e mëparshëm. E gjithë Eurozona u gjunjëzua përpara virusit, me një tkurrje prej mbi 12%. Në disa shtete, rënia arriti edhe mbi 20%, si në Spanjë.
Shqipëria nuk i publikon të dhënat paraprake (flesh) të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe përmasat e vërteta të asaj që kanë ndodhur do të mund të mësohen vetëm në fund të muajit shtator, kur të publikohen shifrat zyrtare. Por, të dhënat paraprake tregojnë se tkurrja mund të jetë më afër pritshmërisë së Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) prej 9%, sesa Bankës Botërore e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) prej -5% dhe shumë larg pritjeve të qeverisë prej -4.3%. Një rënie prej 9% llogaritet të sjellë një humbje prej 1.8-2 miliardë euro për vendin.
Sa vjen e po bëhet më e qartë tashmë se rikuperimi nuk do të jetë aq i shpejtë dhe i lehtë sa pritej. Arsyet dhe treguesit direktë dhe indirektë janë disa:
-Së pari dhe më e rëndësishmja, virusit nuk dihet se kur mund t?i dalë fundi. Izolimi dhe karantinimi i shpejtë, ndonëse në kurriz të ekonomisë, mundësoi frenimin e përkohshëm të tij dhe minimizimin e jetëve të humbura. Pas hapjes, virusi filloi të marrë gradualisht kontrollin, duke rifilluar ciklin, që duket se nuk ka kulmuar ende. Shqetësimi parësor mbetet përballimi i emergjencës mjekësore (ky ishte në fakt dhe synimi kryesor i strategjisë së karantinës, që të frenonte infeksionin dhe t?u jepte mundësi sistemeve shëndetësore që të përgatiteshin). Por, sot, një karantinë e dytë nuk është në planet e qeverisë dhe faktikisht do të ishte i papërballueshëm si për buxhetin ashtu dhe për ekonominë. Bashkëjetesa me virusin dhe pasojat e tij, duket se do të jetë e gjatë.
-Së dyti, kjo bashkëjetesë do të ndikojë dukshëm konsumin. Të dhënat e raportuara nga bizneset tregojnë se numri i rasteve ditore ka një lidhje direkte negative me tendencën e njerëzve për të konsumuar (sa më shumë raste të raportohen, aq më pak njerëz hyjnë në një bar, restorant, apo dyqan).
-Së treti, konsumi është i lidhur direkt me mbijetesën e shumë bizneseve të vogla, në aktivitetin e bar-kafeve, tregtisë së veshjeve e shërbimeve të tjera. Çmimet e qirave të dyqaneve kanë filluar të bien, duke reflektuar kërkesën e ulët konsumatore, që po çon në mbylljen e bizneseve të vogla. Të dhënat e Tatimeve për subjektet që kalojnë në status pasiv tregojnë për një rritje të shpejtë të sipërmarrjeve të mbyllura, edhe në këtë kohë vere, kur sezonalisht ka një gjallërim të aktivitetit ekonomik në vend për shkak të turizmit. Por, ky i fundit, edhe pse u gjallërua në gusht, sërish mbetet i kufizuar dhe larg niveleve normale.
-Së katërti, ne jemi të lidhur me një prej ekonomive që është goditur më shumë nga pandemia. Ekonomia e Italisë, partnerit tonë kryesor tregtar, ku shkojnë më shumë se 50% e eksporteve shqiptare, ka shënuar rënie të thellë në tremujorin e dytë të vitit, duke u tkurrur me 17.3% me bazë vjetore. FMN e rendit Shqipërinë të parin në rajon sa i përket varësisë nga një vend i vetëm për eksportet dhe kjo, na bën shumë të brishtë ndaj zhvillimeve në shtetin fqinjë.
Faktorë të tjerë janë të ditur tashmë dhe janë afatgjatë strukturorë, që lidhen me modelin e paqëndrueshëm të zhvillimit, peshën e madhe të bizneseve të vogla, varësinë e lartë nga vetëpunësimi, mungesën e sofistikimit dhe vlerën e shtuar të ulët. Këto nuk mund të zgjidhen me një të rënë të lapsit, por në këto momente e bëjnë edhe më të brishtë shpejtësinë e rikuperimit.
Qeveria, si gjithnjë mbetet optimiste në parashikimet e veta 3D. Ajo pret që papunësia të zbresë me shpejtësi në 9.4% në vitin 2022, që do të ishte një rekord minimum historik, nga 13.8% që pritet të arrijë në fund të këtij viti. Por, përvoja ka treguar që reagimi i ekonomisë është shumë larg parashikimeve të qeverisë.
Ndaj shpresa për një rimëkëmbje të shpejtë dhe ulje të papunësisë rrezikon të mbetet një utopi, për sa kohë, që ndryshe nga shtetet e tjera, që po veprojnë me shpejtësi, nuk ka një plan të dytë mbështetjeje për rikuperimin gjatë dhe pas pandemisë!/Monitor
Nga Klodian Tomorri* Një raport i dy ekspertëve ndërkombëtar...
Shefat pretendojnë se fitimet superiore të kompanive i justi...
Të ardhurat e nëntë televizioneve kryesore në Shqipëri pësua...
Pandemia shfaqi dhe një anë tjetër të njerëzve, atë për të k...
Ndonëse korriku ishte një muaj kur aktiviteti ekonomik dhe l...
Afërdita ish edukatore kopshti, prej 2 vitesh tregtonte vesh...
Për një periudhë trevjeçare, një grup i përzgjedhur qytetarë...
Deri më 21 gusht, ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh në ...
Nga Klodian Tomorri Kur nisi pandemia dhe qeveritë kufizuan ...
Drejtoria e tatimeve ka bërë të ditur procedurën për përfiti...
Monedha e përbashkët ka kërcyer mbi 124 lekë ditën e sotme, ...
Nuk kaloi shumë kohë nga trokitja e fundit në “derën “e Ban...
COVID-19 ka vijuar të kufizojë lëvizjet çka ka rezultuar në ...
Në industrinë e argëtimet, të ardhurat e klubeve të natës, a...
Janë rreth 12.3 mijë individë që kishin të ardhura vjetore m...
Viti 2020 është për ekonominë e Shqipërisë një nga vitet më ...
Nga Daniel GuçeEkspert i zhvillimit të SME-veSipas vëzhgimit...
Pandemia e Covid-19 ka rritur numrin e bizneseve të cilat ka...
Eksperti i ekonomisë në Partinë Demokartike, Dorian Teliti, ...
Krijimi i detyrimeve të prapambetura paraqiste në vetvete nj...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...