Gjermania nis eksperimentin për të ardhurat bazike/ 1200 euro pa bërë asgjë
Për një periudhë trevjeçare, një grup i përzgjedhur qytetarë...
Afërdita ish edukatore kopshti, prej 2 vitesh tregtonte veshje për fëmijë në zonën e Freskut, por për shkak të mungesës të punës dhe rënies të xhiros u detyrua të mbyllte dyqanin. Pamundësia për të paguar qiranë prej 30 mijë lekësh në muaj dhe krijimit të stokut nga mallrat e pashitur të sezonit të dimrit dhe pranverës në muajt e karantinës e vështirësuan më shumë situatën financiare të biznesit të saj.
Dyqani i mbyllur i Afërditës
?Në muajt e karantinës puna u pezullua, nuk pati asnjë xhiro. Pas hapjes të aktivitetit në muajin maj edhe pse mallrat u shitën nën kostot e blerjes xhiroja ishte e ulët. Për të paguar qiranë po përdorja paratë që më dërgonte vajza nga emigracioni, pasi xhiroja ditore nga shitjet ishte më pak se 2 mijë lekë në ditë. Më shumë shiteshin aksesoret me çmime të ulëta, si çorape, kanotierë apo kapele për fëmijë. Në muajin gusht nuk kisha më asnjë mundësi financiare për të paguar qiranë dhe lashë peng raftet dhe disa orendi të vogla të dyqanit. Këto janë arsyet që më detyruan të mbyll biznesin?, tregon ajo.
Të dhënat e tatimeve për bizneset që kalojnë në statusin pasiv, të përpunuara nga Monitor tregojnë se në muajin korrik 860 subjekte kaluar në status pasiv, nga 623 në korrik të një viti më parë, me një rritje prej gati 40%.
Mesatarisht 28 subjekte kanë ulur qepenat në ditë gjatë korrikut. Arsyet janë të ndryshme, por pjesa më e madhe e tyre lidhen me situatën e krijuar pas pandemisë, teksa njerëzit po reduktojnë shpenzimet për produkte dhe shërbime jo të domosdoshme.
Besi administronte një lokal afër Stadiumit Dinamo. Ai shërbente në hapësirën brenda, por kishte disa tavolina edhe jashtë. Pas rifillimit të aktivitetit, xhiro ditore ra ndjeshëm për shkak të përdorimit vetëm të një pjese të tavolinave dhe hezitimit të njerëzve për t?u ulur në lokal. Ai vendosi që ta mbyllë fare atë. Tashmë hapësira që ai shfrytëzonte jepet me qira.
Pak më tutje, një tjetër agjenci turistike ka mbyllur dyert, pasi askush nuk po pret më bileta. Ambienti jepet sërish me qira.
Tabela ?jepet me qira? po shihet tashmë rëndom në shumë rrugë të kryeqytetit, çka po çon në një ulje të qirave. Agjencitë imobilare në vend pohojnë se pas karantinës, numri i dyqaneve të mbyllura u rrit, ndërsa zgjatja e pandemisë përtej parashikimeve, që ka frenuar konsumin, ishte goditja e dytë pas karantinës dymujore. Kjo situatë ka ndikuar në uljen deri në 16% të qirave të dyqaneve. Agjencitë imobilare thonë se ka pasur ulje deri në 10% edhe në disa nga rrugët kryesore të Tiranës.
Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në total, pa përfshirë bujqësinë, numri i subjekteve në vend ishte 116.6 mijë në vitin 2019. Pjesa më e madhe e tyre janë të vogla, me 1-4 punonjës dhe operojnë në fushën e tregtisë.
Gjithsej në fund të 2019-s, në vend kishte 99 mijë biznese me 1-4 punonjës, duke përbërë 85% të totalit të ndërmarrjeve jo bujqësore në vend.
38% e subjekteve në vend, ose rreth 44 mijë, janë në fushën e tregtisë, duke qenë direkt të prekur nga kriza e konsumit. 26% janë në fushën e shërbimeve, edhe ky një segment i goditur.
Numri i bareve, restoranteve e njësive të akomodimit është rreth 18.4 mijë, ose 16% e bizneseve gjithsej në vend.
Tkurrja e numrit të bizneseve, sidomos atyre të vogla kishte nisur që në 2019-n. Në raport me një vit më parë janë mbyllur neto rreth 4 mijë biznese, me një rënie prej 2.5%.
Të dhënat e detajuara të INSTAT bëjnë të ditur se kjo rënie ka ardhur tërësisht nga falimentimi i subjekteve të vogla më 1-4 punonjës. 4,300 biznese të vogla u mbyllën në 2019-n, me një tkurrje prej 4.1% me bazë vjetore./ Monitor
Burimi: INSTAT
Për një periudhë trevjeçare, një grup i përzgjedhur qytetarë...
Deri më 21 gusht, ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh në ...
Nga Klodian Tomorri Kur nisi pandemia dhe qeveritë kufizuan ...
Drejtoria e tatimeve ka bërë të ditur procedurën për përfiti...
Monedha e përbashkët ka kërcyer mbi 124 lekë ditën e sotme, ...
Nuk kaloi shumë kohë nga trokitja e fundit në “derën “e Ban...
COVID-19 ka vijuar të kufizojë lëvizjet çka ka rezultuar në ...
Në industrinë e argëtimet, të ardhurat e klubeve të natës, a...
Janë rreth 12.3 mijë individë që kishin të ardhura vjetore m...
Viti 2020 është për ekonominë e Shqipërisë një nga vitet më ...
Nga Daniel GuçeEkspert i zhvillimit të SME-veSipas vëzhgimit...
Pandemia e Covid-19 ka rritur numrin e bizneseve të cilat ka...
Eksperti i ekonomisë në Partinë Demokartike, Dorian Teliti, ...
Krijimi i detyrimeve të prapambetura paraqiste në vetvete nj...
Të gjitha kompanitë në vend (përveç personave fizikë) duhet ...
Pas rënies me 10.7% në tremujorin e katërt të vitit 2019, in...
Shqipëria është vendi europian me pikëzimin më të lartë sa i...
Në një vit të pazakontë prej situatës pandemike, ashtu sic n...
Muaji qershor kur edhe nisën fluturimet e disa charterave pë...
Kodi i Ri Ajror është publikuar së fundmi në Fletoren Zyrtar...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...