Shqiptarët "çajnë" rrethimin e Covid-19/ Ikin për pushime në Turqi e Egjipt
Pandemia nuk i ka frenuar shqiptarët të udhëtojnë jashtë për...
Kodi i Ri Ajror është publikuar së fundmi në Fletoren Zyrtare dhe pritet të hyjë në fuqi brenda muajit gusht, duke sjellë kështu një sërë risish sa u takon subjekteve që operojnë në fushën e transportit ajror, si dhe për pasagjerët. Ky kod ka pësuar ndryshime në një pjesë të madhe të neneve të tij, pas përmirësimeve që iu bën pak kohë më parë, me fokus më të zgjeruar tek pasagjerët dhe kompensimi i tyre. Por cilat janë ndryshimet që janë bërë në kodin e ri.
Së pari, me ndryshimet bëhet rregullimi ligjor i përdorimit të hapësirës ajrore shqiptare dhe të marrëdhënieve juridike në fushën e aviacionit civil.
Së dyti, bëhet rregullimi i veprimtarisë së avionëve civilë të regjistruar në Republikën e Shqipërisë, të avionëve për të cilët Republika e Shqipërisë merr përgjegjësi sipas dispozitave të këtij Kodi, në përputhje me nenin 83 bis të Konventës së Çikagos, dhe të avionëve të regjistruar në një shtet tjetër, por që operojnë me licencën e operimit të lëshuar nga autoriteti kompetent licencues i Republikës së Shqipërisë.
Së treti, sjell në vëmendje organizimin e hapësirës ajrore dhe përdorimin fleksibël të saj, duke sqaruar konceptin e këtij përdorimi. ?Koncepti i përdorimit fleksibël të hapësirës ajrore do të zbatohet në tri nivele të menaxhimit të hapësirës ajrore (strategjik, pretaktik dhe taktik). Për koordinimin e veprimeve brenda fushëveprimit të kompetencave të tyre, lidhur me përdorimin e hapësirës ajrore dhe kontrollin e zonave të sigurisë rreth aeroporteve civile, krijohet komiteti për përdorimin fleksibël të hapësirës ajrore shqiptare, me përfaqësues të Ministrisë përgjegjëse për Transportin dhe të ministrisë përgjegjëse për Mbrojtjen? do të sqarohej më herët gjatë diskutimeve të Kodit në Parlament.
Lidhur me operimet në transportin ajror janë shtuar disa dispozita për disa kategori të caktuara operimi lidhur me shërbimet ajrore të programuara, jo të programuara, fluturimet sportive, fluturimet për qëllime private, punët ajrore. Në lidhje me certifikatën e operatorit ajror, kodi i ri përcakton se lëshimi bëhet nga Autoriteti i Aviacionit Civil.
Në nenin 29 ?Çmimet dhe tarifat?, në përputhje me rregulloren përkatëse europiane (1008/2008) përcaktohet që transportuesit ajrorë të caktojnë lirisht çmimet e tarifat e shërbimeve ajrore dhe, mbi bazën e reciprocitetit, të zbatojnë dispozitat përkatëse të marrëveshjeve dypalëshe dhe marrëveshjes shumëpalëshe. Këto parashikime më shumë saktësojnë ato që janë në ligjin ekzistues. Në këtë kapitull janë vendosur disa parashikime bazë për fluturimet sportive, punët ajrore apo fluturimet private, të cilat në ligjin në fuqi nuk trajtohen.
Sa i takon kapitullit ?Përgjegjësia dhe të drejtat e pasagjerëve?. Dispozitat e këtij kapitulli të ndarë në gjashtë nënkapituj janë të njëjta me ato të ligjit aktual, është shtuar neni 154 ?Sigurimi për pasagjerët, bagazhet dhe ngarkesën?, për të bërë më të qartë nenet e tjera që lidhen me sigurimin e detyruar. Ky nen saktëson shumën minimale të mbulimit të sigurimit për përgjegjësinë ndaj pasagjerëve, bagazheve dhe të ngarkesës, kjo edhe sipas rregullores 785/2004 për sigurimin e detyrueshëm.
Tek kapitulli ?Kundërvajtjet dhe gjobat? (neni 160-162) përcaktohen konkretisht ato shkelje, të cilat përbëjnë kundërvajtje administrative dhe masa e gjobës që variojnë nga 500 000 (pesëqind mijë) lekë deri në 2 000 000 (dy milionë) lekë për subjektet dhe deri në 200 000 lekë për individët. Ndryshimi nga ligji në fuqi konsiston në rritjen e vlerës maksimale të gjobës, e cila është dyfishuar, si dhe shoqërimit të këtyre gjobave edhe me sanksione në pezullimin ose revokimin e licencës, certifikatës apo të dëshmisë përkatëse./Monitor
Pandemia nuk i ka frenuar shqiptarët të udhëtojnë jashtë për...
Sot është firmosur marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe as...
Maska është bërë sot një mjet i domosdoshëm që secili duhet ...
Piramida e Tiranës do t’i kthehet kryeqytetit, sipas një pro...
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe En...
Shqipëria shpenzon më pak se mesatarja europiane dhe e Azisë...
Eksperti i ekonomisë në PD, Dorian Teliti deklaron se borxhi...
Deficiti buxhetor në vitin 2021 parashikohet të rritet me af...
Nga Përparim SpahiuPavarësisht rishikimit që i është bërë bu...
Presidenti Ilir Meta thotë se mbyllja mijëra qepenave të biz...
Situata e vështirë e krijuar në ekonomi nga Covid-19 ka bërë...
Ekonomia shqiptare rezulton të ketë humbur rreth 400 milionë...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një konfe...
Ekonomia e Suedisë performoi më mirë sesa pjesa më e madhe e...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se qeveria e Ramës k...
Qeveria synon të mbajë një nivel të lartë shpenzimesh buxhet...
Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ironizon qeverinë për...
Ndonëse në këtë periudhë pakkush mund të mendojë të bëjë inv...
Monedha e përbashkët ka shënuar një rënie të fortë sot në tr...
Nga Dr. Klodian MuçoNë një krizë të tillë nevojitet të mbësh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...