Kriza ekonomike në Shqipëri dhe sfidat në vazhdim/ Flasin ekspertët
Viti 2020 është për ekonominë e Shqipërisë një nga vitet më ...
Janë rreth 12.3 mijë individë që kishin të ardhura vjetore me shumë se 2 milionë lekë në vitin 2019, ose rreth 167 mijë lekë në muaj.
Shifra është bërë e ditur nga Tatimet, pas një kërkesë nga Monitor dhe i referohet deklarimit të të ardhurave individuale vjetore, afati i fundit i të cilit ishte data 3 gusht (deklarimi fillestar ishte parashikuar në 30 prill, por u shty si rrjedhojë e situatës së krijuar nga pandemia.
Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave (DIVA) është e detyrueshme të paraqitet nga individët rezidentë dhe jo rezidentë, të cilët realizojnë të ardhura të tatueshme, me burim në Republikën e Shqipërisë, në shumën mbi 2,000,000 (dy milionë) lekë. Këto janë të ardhura nga paga, dividenti, qiraja, interesat etj.
Në raport me vitet e mëparshme ka një rritje të ndjeshme të ?milionerëve të vegjël?, me 37% në krahasim me 2018-n, kur sipas deklarimeve të mëparshme të tatimeve dorëzuan DIVA-n rreth 9 mijë persona. Në 2017-n, numri I tyre ishte rreth 8 mijë.
Tatimet kanë vlerësuar më parë se rritja e numrit të individëve që plotësojnë kushtet ligjore për deklarimin individual të të ardhurave personale, reflekton kuptimin e saktë të detyrimit ligjor nga ana e tyre, duke përfshirë këtu edhe individët e huaj, rezidentë në Republikën e Shqipërisë.
Ndonëse në rritje, numri i individëve që marrin të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë, që tatimet i kategorizojnë në të ardhurat relativiht të larta, për të cilat kanë detyrimin për të bërë deklarimin vjetor, është shumë i vogël në raport me të punësuarit në vend. Sipas INSTAT, në fund të 2019-s në vend kishte gjithsej 690 mijë të punësuar (174 mijë në shtet dhe 508 mijë në privat). Vetëm 1.8% e të punësuarve në vend arrijnë të marrin mbi 2 milionë lekë të ardhura në vit.
Për më tepër, një të tretës së këtyre individëve u duhet të bëjnë më shumë se 1 punë, për të pasur pak të ardhura më shumë. Tatimet bënë të ditur se ?gjithsej ka 12,329 deklarata DIVA 19-A të deklaruara deri tani. Nga këta 4.062 janë të dypunësuar për vitin 2019. Tatimet sqarojnë se tek të dypunësuarit nuk përfshihen deklarues DIVA të huaj qe nuk janë të regjistruar tek gjendja civile, pasi Numri i identifikimit me të cilin identifikohen tek listpagesa është i ndryshëm nga numri i identifikimit me të cilin bëjnë deklarimin DIVA.
Prej disa vitesh, tatimet u kërkojnë të dypunësuarve, të ardhurat totale të të cilëve i kalojnë 2 milionë lekë që t?I mbledhin të gjitha pagat si një e vetme dhe të paguajnë tatimin shtesë, pas deklarimit të të ardhurave.
Kjo praktikë ka hasur debate, si e pambështetur në ligj. KLSH ka gjetur se detyrimi i të dypunësuarve me të ardhura mbi 2 milionë lekë për të mbledhur pagat, duke i tatuar si një e vetme, gjë që rrit ndjeshëm detyrimin për t?u paguar, nuk është i mbështetur nga baza aktuale ligjore. Sipas KLSH udhëzuesi që përcakton mbledhjen e dy pagave si një e vetme për personat që kanë të ardhura mbi 2 milionë lekë nuk është i mbështetur në ligjin për tatimin mbi të ardhurat.
Në vitin 2018, tatimet thanë se shuma e detyrimit të deklaruar për t?u paguar, si diferencë ishte 646 milionë lekë, me rritje 75% nga 2017-a. Për vitin 2019 nuk është bërë ende publike shuma që duhet paguar si diferencë nga të dypunësuarit, por ajo pritet të jetë më e lartë për shkak të rritjes së ndjeshme të deklarimeve.
Vitin e ardhshëm (kur duhet të bëhen deklarimet e të ardhurave të 2020-s), numri individëve pritet që të jetë shumë më i lartë. Përmes një ndryshimi në ligjin për të ardhurat të miratuar në fund të vtit 2019, që fillon e zbatohet për të ardhurat e 2020-s, të gjithë të dy punësuarit, pa dallim, do të duhet të deklarojnë tatimin mbi pagat (brenda 4 mujorit të parë të 2021), duke i llogaritur si një e vetme, në momentin që do të bëjnë deklarimin e të ardhurave vjetore dhe do të duhet të paguajnë tatimin shtesë.
Ky ndryshim ligjor e zgjidh ngërçin për mbledhjen e pagave për të dypunësuarit, por ndërkohë rrit indirekt tatimin dhe për mbi 30 mijë të dy apo më shumë punësuar që kanë të ardhura vjetore më pak se 2 milionë lekë dhe që do të duhet të paguajnë tatimin mbi pagat duke i mbledhur si një e vetme./ Monitor
Burimi: Tatimet
Viti 2020 është për ekonominë e Shqipërisë një nga vitet më ...
Nga Daniel GuçeEkspert i zhvillimit të SME-veSipas vëzhgimit...
Pandemia e Covid-19 ka rritur numrin e bizneseve të cilat ka...
Eksperti i ekonomisë në Partinë Demokartike, Dorian Teliti, ...
Krijimi i detyrimeve të prapambetura paraqiste në vetvete nj...
Të gjitha kompanitë në vend (përveç personave fizikë) duhet ...
Pas rënies me 10.7% në tremujorin e katërt të vitit 2019, in...
Shqipëria është vendi europian me pikëzimin më të lartë sa i...
Në një vit të pazakontë prej situatës pandemike, ashtu sic n...
Muaji qershor kur edhe nisën fluturimet e disa charterave pë...
Kodi i Ri Ajror është publikuar së fundmi në Fletoren Zyrtar...
Pandemia nuk i ka frenuar shqiptarët të udhëtojnë jashtë për...
Sot është firmosur marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe as...
Maska është bërë sot një mjet i domosdoshëm që secili duhet ...
Piramida e Tiranës do t’i kthehet kryeqytetit, sipas një pro...
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe En...
Shqipëria shpenzon më pak se mesatarja europiane dhe e Azisë...
Eksperti i ekonomisë në PD, Dorian Teliti deklaron se borxhi...
Deficiti buxhetor në vitin 2021 parashikohet të rritet me af...
Nga Përparim SpahiuPavarësisht rishikimit që i është bërë bu...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...