web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mori peng një person se nuk i kishte kthyer borxhin/ Arrestohet 40-vjeçari në Korçë

22 Gusht 2020, 15:15, Kronika CNA

Policia e Korçës ka arrestuar ditën e sotme një person për pengmarrje.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale K. Fuatllari, 40 vjeç, banues në Korçë.

Dyshohet se me vetëgjyqësi, ky person ka mbajtur peng në dyqanin e tij shtetasin K. K., 52 vjeç, duke i hequr lirinë për rreth 30 minuta, me pretendimin se ky i fundit i kishte borxh autorit K. F., një sasi lekësh të cilën ende nuk ia kishte shlyer.

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale ?Vetëgjyqësia? dhe ?Heqja e paligjshme e lirisë?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga