web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I martuar dhe në pritje për t’u bërë baba, Indrit Bajraktari erdhi për pushime pa bashkëshorten/ Çfarë thonë familjarët e 17-vjecares

21 Gusht 2020, 11:25, Kronika CNA

Ngjarja tragjike e ndodhur dy ditë më parë në plazhin e Velipojës ku mbeti e mbytur 17-vjeçarja Enisa Doda vijon të jetë e veshur me mister.

Ditën e sotme detaje të reja kanë dalë në dritë. Indrit Bajraktari 25-vjeçari që ndodhej në motorin e ujit me të,rezulton të jetë i martuarnë shtetin anglez.

Nga ana tjetër Syri.net shkruan se bashkëshortja e tij Almudena ka kontaktuar me ta duke treguar se është në pritje të një fëmijë me 25-vjeçarin me të cilin është e martuar prej më shumë se një viti. Indriti i tha gruas së tij se ai do të vizitonte vetëm familjen e tij.

Dëshmia e djalit

Indrit Bajraktari, ka folur përpara policisë, duke mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.  Sipas gazetarit Simon Shkreli ai ka deklaruar se e ka nxjerrë vajzën në breg dhe ia ka dorëzuar xhaxhait të saj.

Të njëjtën alibi, ai ka përdorur edhe ditën e djeshme kur është pyetur nga rojet e plazhit se ku ndodhej vajza

Çfarë thotë policia

Ditën e djeshme uniformat blu zbardhën ngjarjen e një dite më parë ku një vajzë e paidentifikuar ishte gjetur e pajetë në plazhin e Velipojës.

Sipas policisë  një 17-vjeçare e cila kishte shkuar me pushime bashkë me familjen sipas policisë u gjet e mbytur në det 700-800 metra larg bregut pasi kishte dalë për xhiro me motor uji me 25-vjeçarin Indrit Bajraktari.

Ky i fundit kishte dalë në breg rreth dy orë e gjysmë pasi ishte larguar bashkë me Enisa Dodën, por tashmë i vetëm dhe pa motor uji.

Pretendimi i punonjësve të pikës së dhënies me qira të motorit të ujit

Punonjësit e pikës së dhënies me qira të motorëve të ujit i tha abcnews.al se njëri prej tyre i kishte mbajtur në vëzhgim dy të rinjtë e pajisur me jelekë shpëtimi, duke mbajtur një lloj distance prej tyre.

Në momentin kur ai kishte parë se dy të rinjtë nuk shiheshin më aty ishte afruar për të kontrolluar. Djali ishte zhytur në ujë ndërsa vajza nuk dukej gjëkundi.

Pyetjes së tij se ku ndodhej vajza, sipas tij, 25-vjeçari i ishte përgjigjur se e ka nxjerrë në breg dhe ia ka dorëzuar xhaxhait.

Ai e ka marrë djalin dhe e ka nxjerrë në breg, pasi ka dyshuar se nuk shkon. Sipas tij sapo kanë dalë në breg djali ka tentuar të largohet por ata e kanë mbajtur me forcë deri në mbërritjen e policisë, e cila fillimisht e ka shoqëruar dhe më pas e ka arrestuar duke e dërguar pas hekurave.

Pikërisht kjo ngjarje e rëndë, solli vendimin e drejtorisë detare për të ndaluar daljen në det të mjeteve të lundrimit në plazhin e Velipojës, derisa të hetohen edhe shkaqet e vdekjes së 17-vjeçares.

Çfarë thonë familjarët e vajzës

Familjarët e vajzës kanë qenë mjaft të rezervuar për humbjen e vajzës së tyre. Kanë qenë mjaft të pakta reagimet nga ana e tyre, nisur edhe nga dhimbja e madhe e humbjes së personit të tyre të shtrenjtë.

Njëri prej tyre i tha dje gazetares së ABC News Glidona Daci se vajza ka qenë në motor me dy shoqe, ndërsa Bajraktari sipas tij ka pasur vetëm rolin e drejtuesit të motorit të ujit.

Ndërkohë babai i saj i tha mediave të largohen duke deklaruar se Bajraktarin e kishte mik të familjes.

Nëna e vajzës nga ana tjetër i ka thënë hetuesve se në momentin kur vajza është larguar prej tyre ka pasur veshur një palë pantallona xhins dhe një këmishë.

Ndërkohë i ati 1 17-vjeçares dhe të afërm të tjetër të saj e kanë mbushur rrjtetin me dedikime prekëse për largimin e saj nga jeta në moshë fare të re.





Lajmet e fundit nga