Drejtoresha e AKSHI-t kapet me “presh në duar”/ 1.2 miliard lekë për spiunim nga Drejtoria e Tatimeve
Një artikull i publikuar sot nga faqa JOQ, tregon se si Mirl...
Masoneria, e njohur gjerësisht për podiumet e saj në ngjyrë të bardhë dhe simbolet harkore, është organizata më e vjetër vëllazërore në botë. Me gjithë jetëgjatësinë e tij, masonët cilësohen prej kohësh një mister. Për vëzhguesit e jashtëm, ritet dhe praktikat e organizatës mund të duken si okulte, klanore dhe të fshehta, madje edhe të gabuara.
Disa nga këto perceptime, burojnë nga ngurrimi shpesh i qëllimshëm i masonëve për t?u folur të tjerëve mbi ritualet e organizatës. Por ai është gjithashtu pjesërisht rezultat i shumë filmave dhe librave popullorë, sikurse është ?Kodi i Da Vinçit? i shkrimtarit Den Braun, që ka nxitur koncepte të gabuara, ose e kanë përshkruar këtë organizatë nën një dritë të mjegullt.
Por në realitet, masoneria është një organizatë mbarëbotërore me një histori të gjatë dhe komplekse. Sipas një raporti të BBC, ajo ka rreth 6 milionë anëtarë në mbarë botën. Siç e nënkupton edhe emri, një organizatë vëllazërore është ajo që përbëhet pothuajse vetëm nga burra që mblidhen së bashku për përfitime reciproke, shpesh për arsye profesionale ose biznesi.
Sidoqoftë, masonë sot mund të jenë edhe gratë. Masonët i përkushtohen edhe qëllimeve sublime. Të lidhur bashkë nga ritet sekrete të inicimit dhe ritualeve, anëtarët e saj promovojnë ?vëllazërimin e njeriut?, dhe në të kaluarën kanë qenë promotorë të parimeve të Iluminizmit të shekullit të 18-të, si anti-monarkizmi, republikanizmi, meritokracia, dhe qeverisja kushtetuese.
Nga ana tjetër, kjo nuk do të thotë se masoneria është tërësisht shekullare dhe e pavarur nga aspektet fetare. Anëtarët e saj, inkurajohen të besojnë në një qenie supreme, e cila në zhargonin e masonerisë njihet si ?Arkitekti i Madh i Universit?.
Dhe ky ?Arkitekt i Madh?, është më shumë si një krijues hyjnor sesa një Zot personal, sikurse përkufizohet dhe perceptohet nga Krishterimi. Koncepti i Deizmit, që e ka origjinën tek Iluminizimi i shekullit XVII, promovon idenë se qenia supreme është si ?orëbërësi i fundit?; një hyjni që e krijoi universin, por që nuk luan një rol aktiv në jetën e krijesave të tij.
Sjellja e anëtarëve diktohet nga një kod etik. Ai rrjedh nga disa dokumente të lashta, më i famshmi prej të cilëve është një seri dokumentesh të njohura si ?Kushtetutat?. Një prej këtyre dokumenteve, i njohur si ?Regius Poem? i shekullit XIV-XV përshkruan sjelljet e duhura morale për masonët.
Për shembull, ai kërkon që anëtarët të jenë ?të vendosur, të sigurt dhe të vërtetë?, ?të mos marrin ryshfet? ose ?mos bëhen hajdutë?. Ndërsa shumë masonë janë të krishterë, Masoneria dhe Krishterimi kanë pasur një marrëdhënie komplekse, shpesh përçarëse.
Disa të krishterë janë marrë me Deizmin e Masonerisë, dhe lidhjet e saj shpesh të perceptuara me paganizmin dhe okulten. Kisha Katolike ka qenë ndër kritiket e saj më të ashpra. Në vitin 1738, një dekret Papal i ndalonte katolikët të bëheshin masonë. Ky dekret mbetet edhe sot në fuqi.
Origjina e masonerisë mbetet e paqartë, çka ka nxitur mite dhe spekulime të shumta. Një nga pretendimet më të bujshme, është se masonët e kanë prejardhje nga ndërtuesit e tempullit të Solomonit (i njohur gjithashtu si tempulli i parë) në Jeruzalem.
Të tjerë kanë argumentuar se masonët janë një degëzim i Kalorësve Templarë, një urdhër ushtarak katolik i kohës së Mesjetës. Ndërkohë revolucionari i famshëm amerikan Tomas Pein, e gjurmonte origjinën e urdhrit tek egjiptianët e lashtë dhe Druidët keltë.
Ka pasur gjithashtu zëra se masonët janë njëlloj si Illuminati, një shoqëri sekrete e shekullit XVIII e themeluar në Gjermani. Shumica e këtyre teorive janë të pavërteta, edhe pse disa njerëz vazhdojnë t?i besojnë ato. ?Masoneria e ka origjinën e saj tek repartet e muratorëve të Evropës mesjetare?- thotë Margaret Xhejkëb, profesore e historisë evropiane në Universitetin e Kalifornisë, dhe autore e librit ?Origjinat e masonerisë:Faktet dhe trillimet?.
Këto reparte, veçanërisht aktive gjatë shekullit XIV, ishin përgjegjëse për ndërtimin e disa prej godinave më të bukura në Evropë, siç janë katedralet e zbukuruara gotike të Notrë Dam në Paris dhe Uestminster Abek në Londër. Ashtu si shumë reparte artizanale të kohës, edhe anëtarët e këtij grupi ruanin me xhelozi sekretet e tyre, dhe ishin përzgjedhës mbi ata që i merrnin si ndihmës.
Fillimi për anëtarët e rinj, kërkonte një periudhë të gjatë trajnimi, gjatë së cilës ata mësonin zanatin dhe shpesh edhe matematikë dhe arkitekturë në nivele të avancuara. Aftësitë e tyre ishin aq të kërkuara, saqë masonët me përvojë kërkoheshin nga monarkët apo zyrtarët e lartë të kishës, thotë Xhejkëb.
Kjo u siguroi atyre jo vetëm të ardhura të larta, por edhe lidhje shoqërore të rëndësishme. Anëtarët e grupit mblidheshin në shtëpiza (lozha) që shërbenin si selia e tyre, ku masonët shoqëroheshin me njëri-tjetrin, hanin bukë, dhe mblidheshin për të diskutuar mbi ngjarjet dhe çështjet e ditës.
Por me lindjen e kapitalizmit dhe ekonominë e tregut gjatë shekujve XVI-XVII, u prish sistemi i vjetër, edhe pse lozhat masonike mbijetuan. Për të shtuar anëtarët dhe për të mbledhur fonde, mjeshëtrat e ndërtimit nisën të rekrutojnë edhe njerëz që nuk ishin muratorë.
Në fillim, rekrutët e rinj shpesh ishin të afërm të anëtarëve ekzistues, por gjithnjë e më shumë nisën të ishin individë të pasur dhe burra të një niveli të lartë shoqëror. Shumica ishin ?zotërinj të edukuar? që ishin të interesuar për tendencat filozofike dhe intelektuale që po transformonin peizazhin intelektual evropian të kohës, si racionalizmi, metoda shkencore dhe fizika e Njutonit.
Gradualisht, lozhat u bënë vendtakime për burrat e përkushtuar ndaj vlerave liberale perëndimore. Një pikë kthese e madhe në historinë e masonëve ndodhi në vitin 1717, kur anëtarët e 4 lozhave në Londër, u mblodhën për të formuar atë që u bë e njohur si Llozha e Madhe Masonike e Anglisë.
Nga ajo kohë masoneria u përhap me shpejtësi në të gjithë kontinentin; nga Spanja dhe Portugali në Perëndim, dhe deri në Rusi në lindje. Ajo u shtri edhe në kolonitë e Amerikës së Veriut gjatë gjysmës së parë të shekullit XVIII. Por masoneria nuk ishte gjithnjë e mirëpritur. Në vitet 1830, në SHBA u formua një parti politike e njohur si Partia Anti-Masonike. Figura kryesore ishte Uilliam Sjuard, që arriti të bëhej Sekretar Shteti i presidentit Abraham Linkoln.
Disa nga figura më të shquara historike, raportohet se kanë qenë masonë, si Simon Bolivar, i njohur si ?çliruesi i Amerikës së Jugut?; filozofi francez Volter, i njohur për shkrimet e tij filozofike dhe politike; poeti dhe shkrimtari i njohur gjerman Gëte, kompozitoriauatriak Volfgang Amadeus Mozart, disa nga Etërit Themelues dhe presidentët e shquar amerikanë si Xhorxh Uashington, Benxhamin Frenklin dhe Endrju Xhekson./ livescience.com–Përshtatur nga CNA.al
Një artikull i publikuar sot nga faqa JOQ, tregon se si Mirl...
Ilir Meta, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ...
Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një intervistë për gazetën g...
Këshilli i Evropës ka pranuar propozimin e kryeministrit Ram...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka drejtuar n...
Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka inspekt...
Partia Agrare Ambientaliste deklaron se pa ulje të kostove t...
Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi reagoi pas vendimit t...
Ish-ministri i Drejtësisë i LSI, Ylli Manjani ka shkruar në ...
Partia Agrare Ambientaliste ka dalë me deklaratë, pas marrëv...
Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit për pushimin e he...
Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka përshëndetur arritjen...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka reaguar pas sht...
Ish deputeti i Partisë Demokratrike, Bardh Spahia ka reaguar...
Eurodeputetja shqiptare Arba Kokalari, e cila përfaqëson Sue...
Ish deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka, reaguar ashpër ...
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur marrëveshjen për koali...
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka pushuar hetimet për kryebashk...
Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka reaguar pas daljes s...
Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit Ilir Meta i është përgj...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...