Dëmet nga tërmeti/ Ahmetaj inspekton kantierin e ndërtimit, ja kur hapen themelet për pallatet
Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka inspekt...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka drejtuar një apel të fortë sot qeverisë, që të përcaktojë fondet për vaksinën anti-covid.
Në një postim në rrjetet sociale, Basha thekson se është urgjente të përcaktohen fondet e nevojshme për vaksinën anti-covid dhe të nisin bisedimet me BE dhe SHBA në mënyrë që edhe qytetarët shqiptarë të kenë mundësi të vaksinohen kundër covid-19 sapo vaksina e re të jetë gati.
?Të gjithë e kemi të qartë se vaksina që po përgatitet në kohë rekord në laboratorë të ndryshën të botës mbetet mjeti më efikas për ndalimin e pandemisë covid-19. Synimi është që ashtu si jemi vaksinuar kundër fruthit, rubeolës, hepatitit apo edhe virusit të gripit stinor, të mund që të vaksinohemi edhe kundër virusit covid-19 sapo të jetë gati vaksina.
Për këtë arsye gjithë vëmendja e qeverive anembanë botës sot është fokusuar tek sigurimi i vaksinës anti-covid si mënyra e vetme për të ndalur virusin që po merr çdo ditë jetë njerëzish.
BE, SHBA, por edhe vendet fqinje me Shqipërinë kanë paraporositur, rezervuar apo kanë ndarë fonde të veçanta për blerjen e saj, duke qenë se kërkesa për vaksinën anti-covid është globale dhe kapacitetet prodhuese nuk mundësojnë dot një shpërndarje të njëtrajtshme të saj.
Kjo është e vetmja qeveri që nuk ka thënë ende asnjë fjalë dhe nuk ka bërë publik asnjë plan për sigurimin e vaksinës.
Është urgjente të përcaktohen fondet e nevojshme për vaksinën anti-covid dhe të nisin bisedimet me BE dhe SHBA në mënyrë që edhe qytetarët shqiptarë të kenë mundësi të vaksinohen kundër covid19 sapo vaksina e re të jetë gati. Pa asnjë vonesë!
Shqiptarëve vazhdon t?ju mungojë informacioni se si është situata në spitale, sa teste janë siguruar, sa shtretër, sa aparate respiratore dhe medikamente janë në dispozicion për njerëzit në nevojë. Qytetarët ende nuk kanë mundësi të testohen edhe kur kanë patur kontakt me persona të infektuar.
Nuk mund të vazhdohet më kështu! Pasojat e kësaj neglizhence do të jenë fatkeqësisht shumë të rënda, si për shëndetin ashtu edhe për ekonominë e shqiptarëve.
Ndaj pa humbur më asnjë ditë, duhet që qytetarët të informohen me përgjegjësi dhe transparencë: sa vaksina kundër gripit sezonal ka siguruar qeveria, sa do të jetë fondi në dispozicion për vaksinën anti-covid dhe çfarë protokollesh do të ndiqen për bërjen e kësaj vaksine me qëllim që tu sigurohet mundësia të gjithë shqiptarëve sipas radhës së përcaktuar nga niveli i rrezikut të ekspozimit.
Edhe njëherë përsëris thirrjen që qytetarët të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të afërmve të tyre, të respektojnë distancimin social, të mbajnë maskat dhe të zbatojnë të gjitha protokollet shëndetësore të OBSH-së. Virusi është mes nesh dhe derisa të kemi vaksinën, kujdesi dhe masat e gjithsecilit prej nesh janë jetike për t’u mbrojtur prej tij.?-shkruan Basha./ CNA.al
Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka inspekt...
Partia Agrare Ambientaliste deklaron se pa ulje të kostove t...
Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi reagoi pas vendimit t...
Ish-ministri i Drejtësisë i LSI, Ylli Manjani ka shkruar në ...
Partia Agrare Ambientaliste ka dalë me deklaratë, pas marrëv...
Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit për pushimin e he...
Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka përshëndetur arritjen...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka reaguar pas sht...
Ish deputeti i Partisë Demokratrike, Bardh Spahia ka reaguar...
Eurodeputetja shqiptare Arba Kokalari, e cila përfaqëson Sue...
Ish deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka, reaguar ashpër ...
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur marrëveshjen për koali...
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka pushuar hetimet për kryebashk...
Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka reaguar pas daljes s...
Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit Ilir Meta i është përgj...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka reaguar pasi presid...
Gjatë një komunikimi me qytetarët, së bashku me Ministren e ...
Partia Demokratike, e përfaqësuar nga eksperti i Arsimit Ndr...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me disa mesazhe të...
Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha ka mbledhur rreth ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...