Cilat vende të BE-së luftojnë hendekun e pagave?/ Rregullat e reja të transparencës e ndajnë bllokun
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
CNA.al ka denoncuar me fakte dhe dokumenta blerjen e një pasurie prej gati 500 milionësh në vlerën 30 mijë euro. Kjo pasuri rezultonte në emër të vajzës së Ben Blushit, por firma e hedhur te noterja ishte e falsifikuar, pasi Natali Blushi rezultonte jashtë territorit të Shqipërisë në atë kohë.
Pas publikimit të dokumentave që vërtetonin falsifikimin e firmës nga noterja Violeta Sulkaj, ka ardhur edhe reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha deklaron se Natali Blushi është e pafajshme dhe pretendon se krimin e ka kryer babai i saj, të cilin thotë se nuk e zgjedh dot.
Ish-kryetari i PD-së thekson se Ben Blushi e ka përdorur vajzën e tij studente me një skemë klasike të larjes së parave të rreth 500 milionë lekëve duke i fallsifikuar firmën në një kohë kur ajo ndodhej me studime jashtë vendit.
Reagimi i plotë i Berishës:
Natalia eshte e pafajshme!
Babane askush nuk e zgjedh dot!
Arben Malavita ne nje krim te trefishte.
Ai inkriminon dhe vajzen e tij!
I fallsifikon firmen dhe e ben pergjegjese ne skemen klasike te larjes se 500 milion lekeve.
Te dashur miq, baba nuk e zgjedh dot dhe mafia nuk ka komb, fe dha as atdhe. Fitimi me metoda mafioze eshte zoti i saj.
Shembull tipik i kesaj eshte rasti i Arben Malavites.
Ai pameshirsisht implikon Nataline, vajzen e tij studente me nje skeme klasike te larjes se parave te rreth 500 milione lekeve duke i fallsifikuar firmen ne nje kohe kur ajo ndodhej me studime jashte vendit.
Keshtu, gazetari investigativ zbulon se Arben Malavita ne nje skeme klasike te larjes se 500 milione lekeve blen duke fallsifikuar firmen e Natalise, ne emer te kesaj te fundit, nje lokal ne qender te Korçes prej 200 meter katror me gjithsej 30 mije euro apo 223 euro m2 nderkohe qe sipas hetimit te gazetarit, komshija ngjitur me te ka blere me dhjetfishin pra me 2 mije euro metrin katror.
Krim i trefishte nga Arben Malavita:
Se pari ka zbatuar skemen me klasike te larjes se parave te vepres penale.
Se dyti, per te kryer krimin ai nuk ka perdorur firmen e tij dhe as te bashkeshortes por ka fallsifikuar firmen e vajzes se tij ne nje kohe qe siç fakton sistemi TIMS ajo nuk ndodhej ne Shqiperi por jashte vendit, duke inkriminuar ate per te ruajtur menderen e tij.
Se treti, ky eshte krim brenda ne familje dhe eshte edhe forma me e shemtuar e me amorale te gjitha krimeve, qe deshmon se koska mafioze Arben Malavita nuk heziton te inkriminoje dhe femijen e tij sepse per ate mbi çdo gje qendron fitimi me metoda mafioze.
Miq, po rikujtoj ketu se hetime te meparshme te gazetarit investigativ kane faktuar se Arben Malavita eshte gdhire milioner me 33% te aksioneve te Lori Kafe pa deklaruar askund se ku i gjeti 700.000 euro per te blere keto aksione.
Gjithashtu eshte dokumentuar se ai dhe bashkeshortja jane fshehur ne Bullgari per te hyre ne ortakeri me mafien e plehrave qe vjedh cdo dite miliona euro se bashku me Edvin Hajdutin nga parate publike te shqiptareve, sekserin e tyre.
Po keshtu, sipas hetimit Arben Malavita me dokumenta te fallsifikuara ka rrembyet toke buze uje ne Dhermi. Ai eshte paditur nga biznesmen si gjobvenes.
Se fundi miq, per larjen e parave nepermjet blerjeve me çmime qesharake ai eshte frymezuar nga bosi i tij Edvin Hajduti, i cili deklaroi vite me pare se 5000 meter katror truall dhe oborr te sarajeve te Surrelit i kishte blere me 2,5$ metrin katror nderkohe qe çmimet aty te vertetuara shkonin nga 25 ne 40$ metri katror.
Ju ftoj qe sipas deshires te lexoni artikullin e gazetarit investigativ dhe te shikoni dokumentat zyrtare qe faktojne inkriminimin e femijes se tij nga Arben Malavita duke i fallsifikuar firmen dhe nxjerre ate si autore te skemes klasike te larjes me firmen e saj te 500 milione lekeve. Ketij i thone baba qe te lumturon duke te fallsifikuar firmen!
Ne te gjithe kete histori, pavaresisht se mediat fajsojne edhe Nataline per fallsifikimin e firmes te saj nga i ati ne skemen e larjes se 500 milione lekeve, mendoj se ajo eshte e pafajshme pasi babane e vet askush nuk e zgjedh dot vet. sb/ CNA.al
Skandali-/ Ben Blushi bëri vajzën pronare duke i falsifikuar firmën (fakte dhe dokumente)
Prona 500 milionëshe/ Kush është noterja që falsifikoi firmën e vajzës së Ben Blushit?!
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar...
Në vitet e fundit Luli Basha ka zbuluar tre fenomene të reja...
Së fundmi është liruar nga detyra Komandanti i Forcave Bregd...
Ndalohet njëri nga autorët e dyshuar të të shtënave me armë ...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm për shqiptarët në më...
Nënkryetari i PD Edi Paloka, ka zgjatur debatin Balla-Basha ...
Shifrat në rritje me Covid-19 po shqetësojnë jo vetëm qyteta...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së ka komentuar me ir...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla thotë se d...
Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar për dy tërmetet që goditën...
“Bizneset në qarkun e Korçës mbyllin qepenat”. Kështu deklar...
Kryetari i Republikës së Re Lulzim Basha, ka ngritur sërish ...
Një komision formal në selinë e Republikës së Re të Luli Bas...
Presidenti Ilir Meta ka publikuar në rrjetet sociale një vi...
Duke iu referuar të dhënave të fundit të INSTAT lidhur me la...
Ish-ministri Edmond Panariti ka reaguar sërish lidhur me si...
Partia Shpresa Demokrate është parti “demokrate e djathtë” m...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri akuzon q...
“Populli shqiptar tashmë e ka vulosur si NON GRATA në këtë v...
Arqipeshkvi, Imzot George Frendo, ka bërë një thirrje të for...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...