Nga Mentor Kikia/ Çfarë do të bëja nëse do të kisha një ditë pushtet?
Pa u menduar shumë, do të thoja se do ti përzë të gjithë të ...
Nuk ka më kohë, Rilindjes i duhet shkulur dora nga xhepi i shqiptarëve.
Qeveria raporton se borxhi publik ne Qershor 2020 arriti 10.2 miliard Euro ose 80% e PBB. Është niveli më i lartë i borxhit në rajon. Në 7 vjet qeveria e Rilindjes pranon se ka marrë rreth 4 miliard Euro borxh ose 30% të PBB. Në fakt, edhe drurët e Shqipërisë e dine se borxhi është akoma dhe më i lartë sepse Rilindja refuzon të njohë borxhet e PPP-ve dhe detyrimeve të prapambetura ? këto e çojnë borxhin publik në mbi 90% të PBB. Sot, çdo shqiptar sapo lind ka 4500 Euro borxh, ose 1800 Euro më shumë se në vitin 2013, kur Rilindja morri pushtetin.
Të gjitha Qeveritë marrin borxh për të mbështetur rritjen ekonomike, për të ulur taksat, për ta bërë ekonominë më produktive, për të krijuar një klimë të mirë biznesi që tërheq investimet e huaja, për të rritur punësimin dhe prosperitetin aftagjatë.
Dhe qeveria e Rilindjes borxh ka marrë. Në emër tonë! Në këto 7 vjet, ajo ka qeverisur me dorën në xhepin tonë dhe të brezave që do vijnë, si asnjë qeveri tjetër para saj. Atëhere pse nuk i kemi punët mirë? Pse jemi më të varfërit? Pse ekonomia nuk prodhon të ardhura e punësim?
Pse në këto 7 vjet qeveria e rilindjes ka rritur borxhin më shumë se ekonominë, pa qenë në gjendje të prodhojë mirëqenie dhe punësim, përkundrazi ka shtuar emigrimin në nivele të një vendi në luftë. Pse, shqiptarët vazhdojnë të jenë më të varfërit e Ballkanit dhe numri i të varfërve sipas UNDP pritet të shtohet me disa qindra mijë?
Pse borxhi i marrë gjatë kësaj kohe nuk ka shërbyer si mjet që qeveria e Rilindjes të mos rriste taksat për më shumë të ardhura në buxhet, kur përkundrazi ajo i rriti taksat dhe barra fiskale që rëndon mbi bizneset dhe qytetarët është me 36.5%, nga më të larta në rajon?
Pse, borxhi i marrë nga Rilindja nuk ka shërbyer për një arsim apo për një shëndetësi më cilësore, përkundrazi, pagesat vjetore të borxhit në kufijtë 3 4% e PBB kanë ulur seriozisht mundësinë për të investuar në këta sektorë, alokimi buxhetor për të cilët është respektivisht vetëm 2.5% dhe 2.9% e PBB-se?
Pse Rilindja ka marrë gati 1 miliard Euro borxh nga Janari deri në Qershor 2020, dhe nga këto vetëm 120 milionë euro kanë shkuar që shqiptarët të mbanin vetëm frymën gjallë me 5.5 euro në ditë në këto muaj të vështirë? Ku kanë shkuar paratë tjera të marra borxh? A do zhyten ato në humnerën e vjedhjes së pastër në rrugën Milot-Fier? Apo do përdoren për të paguar ushtrinë e vet elektorale me rroga dhe pensione tash e mbrapa?
Pse Rilindja e cila ka notuar në para në këto 7 vjet – 2 miliard Euro i vijnë vetëm nga rritja e taksave, dhe më shumë se 5 miliard Euro nga rritja e borxhit publik ? e ka ulur sot Shqipërinë në gjunjë? Pse shqiptari, i madh e i vogël, do të marrë arratinë prej saj?
Por ka edhe më! Rilindja nuk është ngopur ende. Pse Rilindja parashikon të marrë akoma dhe më tepër borxh në vitin 2021, duke e rritur borxhin publik me 30% më shumë?
Ka vetëm 2 përgjigjë për të gjitha këto pse. Paratë e marra borxh nga qeveria e Rilindjes janë para të harxhuara keq. Ato para nuk kanë hyrë në shtëpitë e shqiptarëve. Kjo mënyrë të harxhuari e parasë publike nga qeveria e Rilindjes e ka futur ekonominë në gropë, ka rritur taksat, ka asfiksuar biznesin dhe punësimin, dhe ka shtuar emigracionin si kurrë ndonjëherë.
Përgjigjet janë: në rastin më të mirë nga paaftësia e qeverisë, në rastin më të keq me qëllim për të financuar trillet urbane të liderit të vet suprem, dhe sidomos e veçanërisht, për të pasuruar në mënyrë selektive, hapur, pa frikë nga ndëshkimi i ligjit, grupin e vet të strukturuar të oligarkëve.
Në të dyja rastet qeveria e Rilindjes duhet rrëzuar nga pushteti pa vonesë dhe asnjë hezitim. Ajo nuk ka frikë nga ndëshkimi i ligjit, se ligjin e ka bërë kaps. I vetmi mjet që kemi në dorë është ndëshkimi i popullit. T?ja japim një orë e më parë.
Pa u menduar shumë, do të thoja se do ti përzë të gjithë të ...
Nga Frrok ÇupiÇfarë janë të parët dhe çfarë janë ‘çështjet’?...
Edhe pak dhe do hyjmë në fushatën më të egër parlamentare në...
Normalisht, ne tani duhej të ishim të gjithë kundër mafies. ...
Nga Kreshnik Spahiu* Vetëm po të kaloni mbi trupin e Lul Bas...
Rritja e shifrave të të infektuarve dhe fatkeqëve që ndërroj...
Nga Astrit PatoziAta që ju thonë se keni vetëm dy mundësi, k...
Ka një situatë kaotike që prej momentit kur u shpall komisio...
Nga Elona CaslliZoti Çupi, pata rastin të lexoja artikullin ...
Nga Frrok ÇupiMos mendoni se kam gabuar gjininë teksa shkrua...
Partia Demokratike ka nisur sot një rrugëtim, në fund të të ...
Nga Mentor Kikia * Me shpresën se do të gjeja një makinë me ...
Nga Ardi Stefa*Përpara 3000 vjetësh kryetrimi i grekëve, Aki...
Nga Kreshnik SpahiuShumica e shqiptarve nuk e duan as ndrysh...
Nga Kreshnik Spahiu*Rotacion apo Revolucion?Kjo është pyetja...
Nga Astrit PatoziNuk ia vlen fare të bëhemi pjesë e debatit ...
Nga Ilir LevonjaPlot 7 vjet në pushtet që Taulant çibani u t...
Nga Jak SimoniKush nuk njeh dështimet e tij është i destinu...
Ti u bërë drejtor që të luftojë qeverinë por katandise në g...
Nga Denar BibaDje doli ne media nje projekt-fletevotimi me e...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...