SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Nga Frrok Çupi
Mos mendoni se kam gabuar gjininë teksa shkruaj ?lajmëtari? si mbiemër mashkullor për ?Sonila? si emër femëror. Gabimi është diku tjetër, në thelb. El Chapo, lordi famëkeq meksikan i drogës, i burgosur përjetë, gabimin më të rëndë e bëri se pasi vrau 4000 vetë, rekrutoi aktoren Kate del Castillo, e cila bëri disa intervista rreth tij. Aty ra Lordi i Drogës.
Sonila jonë shqiptare është aq sa gazetare edhe aktore, ose më shumë aktore, sepse si gazetare nuk i mbetet gjë në këtë jetë: Mbetet një show i vilës mafioze të Ilir Metës dhe lavdërimet për bosët e saj Francesco Becchetti dhe Ylli Ndroqi . Mbrëmë, sapo u konfiskuan pronat e dyshimta të bosit të saj, ajo tha një naivitet me lot: ?Kudo ku shkoj unë- tha- aty më ndjekin sekuestrimet?. Kjo është lajmëtarja, pas Kate del Castillo. Edhe ajo bënte sikur kishte lënë zemrën te Jacquin Gusman Loera, i njohur si El Chapo; por në fakt aty kishte kuletën. Kur u intervistua nga ?The New Yorker?, Kate i nxori të gjitha në shesh.
Pse po sjell mes nesh këtë krijesë interesante, Sonilën, sa origjinale aq edhe ?a fatto??
1.Sonila Meço është një punonjëse e mirë televizive. Në fakt u kurseva ta quaj gazetare, sepse nuk është gazetare. Herë thotë se është ekonomiste, herë pedagoge?, po ç? rëndësi ka. Ndoshta problemi është te unë që gazetarin e quaj një njeri mendjehapur, të ditur, që raporton, ose krijon, ose mendon dhe shkruan. Këtu mes nesh, që prej vitit 1945 kur në Radio Tirana vërshuan partizanet nga mali, spikeri quhet gazetar. Që atëherë gazetar i mirë quhet ai që ka zërin dhe posturën tërheqëse por që vetëm lexon lajmet e të tjerëve. Domethënë kafaz. Sonila është një nga këta. Kur bëri intervistën në shtëpinë e Metës ku laheshin macet në banja floriri, për televizionin Agon, mori miliona ?likes?. Por kur erdhi puna që të mblidheshin rripat e drejtësisë prej shtetit amerikan, Sonila dhe Monika e fshinë intervistën nga çdo youtube. Për këtë them se vepra e Sonilës është si ?sh? e pulës?, siç thonë në Veri, dmth., zhduket pa u dukur. Edhe filmi i planifikuar i Kate del Catillo me El Chappo, u shua para se të ngrihej më këmbë.
Kjo botë rri më këmbë jo pse e keqja nuk është e madhe, por sepse e mira është më e fuqishme se e keqja. Sonila si edhe zonja Kate, fatkeqësisht, janë vendosur në anën e gabuar; sa herë këto shkëlqejnë- shkëlqejnë mbi mullarë që po bien, domethënë janë lajmëtare të fatkeqësisë së dikujt.
2. A është tharmi i ?Sonilës? si i zogut albatros- lajmëtar i shkatërrimit?, apo është vetë thelbi i bosëve që kryejnë akte kriminale dhe prandaj bien? Kjo është çështja, si pula vezën apo veza pulën.
Sinqerisht më vjen keq për këtë Sonilë të shkretë që krijon lidhje ombelikale me pronarë vetëshkatërrues; më vjen keq sa për gazetarinë që përfaqëson, aq edhe për vetë Sonilën. Kjo grua, si gjithë bota ka nevojë për lekë e pasuri dhe pasuria rri në duar të tjera. Mirëpo dua të bëj një pyetje që askush nuk i jep përgjigje: Pse El Chapo, psh., zgjodhi aktoren Kate? Mes nesh, si njerëz, kemi të tillë që, ngado shkojnë, lëshojnë një lëng ?lakmuesi? për mafien dhe mafia i nuhat e i kap. Për shembull, si erdhi Sonila në Televizionin Agon Channel?
Qe koha kur Sandri i Klanit e kishte pushuar nga puna. U tha se Sonila është bosh. Lajmin e dëgjoi Francesco Becchetti. ?A ta marrim këtu në Agon??, më pyeti, teksa Agon Channel po ngrihej. ?Gjykoje, pastaj vendos, por po e more ajo ka kusht që të marrë edhe burrin me vete?, i thashë.
?Che cazzo!?, psherëtiu Franko. ?E marrim edhe të shoqin??. Hapi arkivin e Klanit dhe e pa. ?Jo, më tha, me ato buzë të fryra?? dhe Becchetti bënte veprime me gishtërinj para fytyrës duke imituar se si i kishte bërë buzët Sonila, dhe qeshnim. Darka të tëra Franco gatuante ?aglio olio e peperoncino? e përqeshte Sonilën. Më shumë i bëhej qejfi gruas shqiptare të italianit kur ky tallte një femër tjetër që nuk donte ta kishte rivale.
Por një ditë Becchetti vendosi të marrë Sonilën, dhe prapë e përqeshte për silikonin. Sot e kësaj dite mes spikereve televizive bëhet gara e silikonit dhe jo gara e zotësisë profesionale. Verën e atij viti, 2014, Sonila i kaloi pushimet në jahtin e Bechettit; ai lundroi me Sonilën deri në Drimadhes, ftoi gazetarët e Klanit bash për të sfiduar Sandrin se ? ta mora atë që le?. Këta janë pra, fillimisht i ulin kokën shërbëtorit, pastaj lundrojnë.
Ja kështu përdoren këta të species së gazetarisë prej kushedi kujt. Tani Sonila është vendosur në krah të Ylli Ndroqit, njësoj si në jahtin e Becchettit. Por kjo nuk ka shumë rëndësi, nëse Sonila Meço, ose Andi Bejtja, ose Adi Krasta?, do të merrnin lekët e do të shërbenin profesionin. Hallall!. Këta u morën nga Becchetti, u premtuan për 250 mijë euro, që nuk besoj se i morën, dhe ngaqë nuk i morën iu sulën shtetit të tyre ?pse na përzure Becchettin?. Puna është ?pse na përzure pagat që mund t?i merrnim?. Ka shumë njerëz që shiten e blihen, kjo është kohë pazaresh, por mua më rëndon një ?mesia? që është profesioni, dhe, e dyta, më rëndon se si shkelen lehtësisht interesat e mëdha të vendit për të mbrojtur mafien.
3. E treta, kjo nuk është thjesht Sonila, sinqerisht nuk do të doja të ishte kjo tipja që nuk kam as më të voglën keqmbetje. Po ç?ne!? Sonila është vetëm një prej tyre. Por na morën shpirtin njerëz që bëjnë vila me paratë e mafies dhe thonë se janë gazetarë; ngrenë lavdi me parulla politike dhe thonë se janë priftërinj; partitë hyjnë në luftë përkrah mafiozit të huaj kundër shtetit të tyre pse kanë marrë 170 mijë euro në një mbrëmje Gala; mblidhen grusht në mbrojtje të krimit duke shpresuar se do të marrin pushtetin nesër; kanë vjedhur tetë e katër e gjashtë vjet dhe prapë thonë se do të na vijnë në krye?
Më tmerron. Në rastin më të mirë ka hyrë mes nesh ?gazetaria acid? që djeg çdo vlerë kombëtare, çdo dialog a kulturë; ka hyrë edhe katolicizmi me harem, islamizmi anti Kastriot; mafiozi votohet më shumë se zoti- tmerre që nuk i ka parashikuar historia njerëzore. Para se të uleshin mbi ne këto fatkeqësi të mëdha, miliona njerëz kanë bërë ?like? për banjat e arta në Gjirin e Lalzit dhe miliona po presin të sundojë e keqja? Lajmëtari mund të jetë femër apo mashkull, ç?rëndësi ka!
Partia Demokratike ka nisur sot një rrugëtim, në fund të të ...
Nga Mentor Kikia * Me shpresën se do të gjeja një makinë me ...
Nga Ardi Stefa*Përpara 3000 vjetësh kryetrimi i grekëve, Aki...
Nga Kreshnik SpahiuShumica e shqiptarve nuk e duan as ndrysh...
Nga Kreshnik Spahiu*Rotacion apo Revolucion?Kjo është pyetja...
Nga Astrit PatoziNuk ia vlen fare të bëhemi pjesë e debatit ...
Nga Ilir LevonjaPlot 7 vjet në pushtet që Taulant çibani u t...
Nga Jak SimoniKush nuk njeh dështimet e tij është i destinu...
Ti u bërë drejtor që të luftojë qeverinë por katandise në g...
Nga Denar BibaDje doli ne media nje projekt-fletevotimi me e...
Nga Erion Dasho* Jo çdo e keqe vjen për keq! Në lëmin e gjit...
Sikur 6 milionet eurot qe merr Check UP-i cdo vit, te ishin ...
Deputeti socialist, Ilir Beqja deklaroi sot ne Kuvend se ne ...
E gjithë bota e qytetëruar laike dhe fetare reagoi kundër ve...
Nga Ilir Levonja* Tani radhën e protestave e kanë ata të klu...
Unë vazhdoj ta përsëris!Kush habitet se përse ndodhin gjëra ...
Është një vlerë e spikatur e shqiptarëve të cilët, në çështj...
Nga Denis Dyrnjaja* Kjo makinë një Audi RS8 me një vlerë mbi...
Sot m’u dukën të gjithë të fituar, ndonëse nuk pati asgjë të...
Sipas mendimit tim, fjala diktaturë dhe fjala elitë nuk mund...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...