VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
E gjithë bota e qytetëruar laike dhe fetare reagoi kundër vendimit të Gjykatës së Lartë të shtetit Turk për shndërrimin përsëri e Hagia Sofias në xhami.
Siç dihet botërisht Shën Sofia, që nga viti 1934 dhe deri më sot, ka funksionuar si muze dhe pasuri e kulturës botërore në mbrojtjen e UNESCO-s.
Presidenti Erdogan e quan këtë tjetërsim të kishës muze si veprim legjitim, sepse Shën Sofian e quan si pronë të shtetit turk, që kur osmanët pushtuan Kostandinopolin në vitin 1453 dhe kthyen pa dëshirën e të krishterëve Kishën Katedrale të Perandorisë Bizantine, kushtuar që në shekullin e VI “Urtësisë së Perëndisë” (Zotit Jisu Krisht), në xhami.
E gjithë bota e di se si u përdhos dhe u kthye në xhami Shën Sofia nga pushtuesi Sulltan Mehmet II Fahtiu.
Sulltan Mehmeti i II në 1453 ps.K dhe presidenti Erdogan në 2020 ps.K, dy njerëz të pushtetshëm, të osmanëve dhe turqve si besimtarë myslimanë duket kanë menduar se me këtë tjetërsim të kishës të Shën Sofias në xhami kanë bërë një vepër të pëlqyeshme përpara Allahut, profetit dhe fesë Islame.
Por a është ky veprim i përsëritur i drejtë sipas këndvështrimit islam?
Mesa dimë, feja e Islamit, që u shfaq në shekullin e VI pas Krishtit, është e mbështetur në librin e Kuranit, që për besimtarët myslimanë, është fjala e Allahut zbritur profetit Muhamed, si i fundit i profetëve.
Kjo fjalë është e patjetërsueshme dhe e detyrueshme për myslimanët deri në ditën e fundit dhe të gjithë do të gjykohen nga vargjet kuranore në ditën e fundit të kiametit.
Në qoftë se do ti referohemi Kuranit, atje do të shohim një tjetër këndvështrim dhe trajtim krejt ndryshe ndaj besimtarëve të feve jo-myslimane dhe objekteve të kultit të tyre, të cilët janë monoteiste dhe lusin një Zot ose janë njerëzit e Librit (Biblës) si judenjtë dhe krishterët.
Sipas interpretimit të teologëve myslimanë, Islami, që do të thotë “paqe”, garanton mbrojtjen e hebrenjve, te? krishtere?ve dhe jo-myslimane?ve te? tjere?, qe? banojne? ne? tokat myslimane. Shte?pite? e tyre te? adhurimit si kisha, sinagoga duhet te? mbrohen nga sulmet dhe respektohet e drejta e tyre pe?r te? adhuruar sipas zgjedhjes se? tyre. Ata bazohen në këtë interpretim nga fjalët e Kuranit.
Në Kuran lexojmë: “Sikur Allahu te? mos i kontrollonte njere?zit me ane? te? te? tjere?ve (myslimanëve), do te? ishin shkate?rruar manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamite? ne? te? cilat pe?rmendet shpesh emri i Allahut.” (Sure Haxhxh 22:40)
Vet Muhamedi, profeti dhe themeluesi i fesë Myslimane, ka lënë shëmbullin personal për mbrojtjen dhe për mos tjetërsimin në xhami të kishave të krishtera.
Është unikal shembulli i tij në respektimin e manastirit të Sinait ndërtuar në vendim ku profetit Moisi shekulli i XV pr.K iu shfaq Zoti. Ky manastir iu kushtua në fillim Tërëshenjtës Gjithmonë Virgjëreshës Mari, Nënës së Zotit Jisu Krisht dhe më pas mori emrin që mban dhe sot, të dëshmores së madhe Shën Ekaterinës.
Manastiri u ndërtua në shekullin e VI nga mbreti romak me origjinë ilire Justinian I, i cili ndërtoi edhe Shën Sofian.
Në këtë manastir ruhet deri më sot shenja e dorës së Muhamedit dhe deklarata e tij që ky manastir i të krishterëve dhe kishat e tyre të mos preket dhe tjetërsohen nga myslimanët.
“Ky e?shte? nje? mesazh nga Muhammed ibn Abdullah, si nje? garantues pe?r ata qe? pe?rqafojne? krishterimin, qofshin afe?r apo larg, ne jemi me ata.
Ve?rtet une?, she?rbe?tore?t, ndihmuesit dhe pasuesit e mi i mbrojme? ata, sepse te? krishtere?t jane? qytetare?t e mi dhe betohem ne? Allah, se une? do te? jem kunde?r c?do gje?je qe? i mundon ata. Nuk ka detyrim pe?r ata.
As gjykate?sit e tyre s?kane? pe?r t?u hequr nga postet e as murgjit nga manastiret e tyre.
Askush nuk do te? shkate?rroje? ose do te? de?mtoje? qofte? edhe nje? shte?pi te? besimtare?ve te? tyre, apo do te? rre?mbeje? ndonje? gje? pe?r t?ua dhe?ne? myslimane?ve. Kush rre?mben prej tyre, ai ka prishur bese?lidhjen me Zotin dhe nuk i e?shte? bindur te? De?rguarit te? Tij. Ve?rtet, te? krishtere?t jane? aleate?t e mi dhe kane? garancine? time kunde?r gjithc?kaje qe? ata urrejne?.
Askush nuk do t?i detyroje? ata qe? te? udhe?tojne?, apo te? luftojne?.
Myslimane?t duhet te? luftojne? pe?r ata…Kisha e tyre duhet respektuar. Ata s?duhen ndaluar ne? riparimin e kishave te? tyre dhe nuk duhen ndaluar as ne? shenjte?rimin e bese?lidhjeve te? tyre.
Te? gjithe? (myslimane?t) duhet te? respektojne? marre?veshjen deri ne? Dite?n e Fundit (fundi i bote?s).”
Pe?rgjate? shekujve kjo karte? e tij për mbrojtjen e te? drejtave të krishterëve nuk e?shte? nderuar dhe zbatuar me besnike?ri nga të gjithë myslimane?t kudo ku ata sundonin.
Përveç rastit të Manastirit të Shën Ekaterinës, i cili nuk është prekur nga myslimanët, madje është ruajtur, ka patur shumë raste të përsëritura sidomos nga osmanët kur janë bërë sakrilegje me kishat duke i përdhosur dhe pastaj kthyer në xhami, ashtu si u veprua dhe po vazhdon të veprohet përsëri me kishën e Shën Sofias edhe sot, kur bota është më e qytetëruar dhe ka mësuar nga gabimet e të shkuarës e të drejtat e njeriut, si ajo besimit, e cila është saksionuar me ligje ndërkombëtare.
Por përveç sakrilegjeve ka pasur edhe raste që i kanë qëndruar besnik Kuranit dhe deklaratës së profetit të Islamit.
Shembull i mire? i ruajtjes se? rrepte? te? te? drejtave te? jo-myslimane?ve, ne? historine? e hershme islame, ishte praktika e Omar Ibn Al-Khattab, Kalifi i dyte? i Islamit shekulli i VII.
Ai, pasi pushtoi Jerusalemin, u premtoi te? krishtere?ve qe? jeta e tyre, prona e tyre, kishat e tyre te? adhurimit, ikonat e tyre fetare dhe te?re? komunitetet e tyre do te? mbroheshin nga myslimane?t.
Ai bëri edhe një traktat për marrdhënien paqësore ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve në qytetin e shenjtë të Jerusalemit, i cili u respektua përgjatë shekujve.
Në këtë deklarat shkruhet: “Në emrin e All-llahut, Me?shiruesit, Me?shire?be?re?sit.
Kjo e?shte? ajo qe? u jepet siguri nga she?rbe?tori i Allahut, Omari, besimtare?ve, pe?r banore?t e Jerusalemit.
Ai u jep atyre siguri pe?r jete?n e tyre, prone?n e tyre, kishat dhe parakliset e tyre, pe?r te? se?mure?t, she?ndetin e tyre dhe te?re? komunitetin e tyre. Kishat e tyre nuk do te? zaptohen, shkate?rrohen ose zvoge?lohen ne? nume?r. Kishat dhe kryqet e tyre nuk do te? pe?rdhosen dhe as asgje? tjete?r nga prona e tyre. Ata nuk do te? detyrohen te? braktisin fene? e tyre dhe askush prej tyre nuk do te? de?mtohet.”
Omari, përveç deklatatës, ishte vec?ane?risht i kujdesshëm për të lënë shembullin personal që mos të linte asnjë shkak që të shkeleshin dhe tjetërsoheshin te? drejtat pe?r jo-myslimane?t dhe veçanërisht të krishterët, qe? jetojne? ne?n autoritetin e tij.
Ne? nje? histori te? famshme, Omari u ftua nga Patriarku i Kishe?s se? Lindjes dhe Varrit te? Shenjte? ( të Krishtit) pe?r t’u lutur brenda Kishe?s së Ngjalljes.
Omari nuk pranoi, jo nga hezitimi pe?r t’u lutur brenda nje? kishe orthodhokse, por sepse ai kishte frike? se disa myslimane? të paditur do ta keqkuptonin veprimin e tij dhe mund te? zaptonin kishe?n pas vdekjes së tij dhe ta kthenin ne? nje? faltore islame.
Ibn Khaldun njoftoi: “Omar ibn Al-Khattab hyri ne? shte?pine? e shenjte? dhe erdhi ne? Kishe?n e Varrit te? Shenjte?. Ai u ul brenda ne? mesin e shoke?ve te? tij derisa te? mbe?rrinte koha e lutjes. Omari i tha Patriarkut: “Une? dua te? lutem”. Patriarku tha: “Ke?tu e?shte? vendi juaj i lutjes”, por Omari nuk pranoi dhe u lut ne? shkalle?t prane? nje? dere larg nga kisha. Kur Omari mbaroi lutjen, ai i tha Patriarkut:
“Ne?se une? lutem brenda kishe?s, myslimane?t pas meje do ta merrnin ate? dhe ata do te? thoshin: Omari u lut në kishë dhe do ta kthenin në xhami?
Pra, sipas Kuranit, profetit dhe themeluesit të fesë Islame Muhamedit dhe shembullit të personaliteteve të spikatur të fesë Islame, qytetare?t jo-myslimane?, si të krishterët duhet te? ge?zojne? lirine? e fese? dhe adhurimin brenda kufijve te? ligjit civil të vendeve myslimane. Kishat e tyre te? adhurimit duhet te? mbrohen nga besimtarët mysliman ndaj kujtdo qe? mund te? de?shiroje? t’i de?mtoje? ata, sepse ata janë moneteist dhe i luten një Zoti ashtu si i luten edhe myslimanët .
Prandaj si sulltan Mehmeti i II në vitin 1453 dhe Erdogan në vitin 2020 që e shndërruan Agjia Sofian, Katedralen e të krishterëve në xhami pa dëshirën e krishterëve, kanë bërë një sakrilegj jo vetëm kundër krishtërimit, por ndaj vet Allahut, Kuranit dhe nuk janë bindur profetit e Islamit për respekt dhe mbrojtje të kishave dhe për këtë sakrilegj do përgjigjen në ditën e kiametit.
Jo vetëm të krishterët e gjithë botës duhet të reagojnë për këtë sakrilegj fetar të përsëritur, por edhe myslimanët në Turqi dhe në gjithë botën duhet të distancohen dhe të reagojnë kundër, sepse ky është një veprim i dhunshëm kundër fesë dhe sipas Fortlumturisë së tij Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Shqipërisë, Anastasit, President nderi i Koferencës për fetë dhe paqen : “Dhuna në emër të fesë cënon shenjtërinë e vet fesë “.
Nga Ilir Levonja* Tani radhën e protestave e kanë ata të klu...
Unë vazhdoj ta përsëris!Kush habitet se përse ndodhin gjëra ...
Është një vlerë e spikatur e shqiptarëve të cilët, në çështj...
Nga Denis Dyrnjaja* Kjo makinë një Audi RS8 me një vlerë mbi...
Sot m’u dukën të gjithë të fituar, ndonëse nuk pati asgjë të...
Sipas mendimit tim, fjala diktaturë dhe fjala elitë nuk mund...
Mënyra që kanë zgjedhur Ilir Meta dhe Lulzim Basha, se si të...
Shkrimi i botuar nga Peizazhet e Fjalës me 5 korrik 2020 i c...
Java e kaluar ishte e ngjeshur me ngjarje politike. Zedhenes...
Nga Ardit RadaLëvizja e Edi Ramës për t’i hapur listat, ia k...
Nga Përparim Kabo Po mbushen gati 30 vite nga zgjedhjet e pa...
7 vjet më parë, kur erdhi në pushtet Rilindja kishte 42 part...
Nga Miron ÇakoVendimi i Gjykatës së Lartë të shtetit tur...
Për të ditur se çfarë janë listat e hapura për Shqipërinë, m...
Nga Mentor Kikia* Një i njohur, në një agjensi ku paguhen dr...
Nga Bledi ManeFizikisht vetëm një herë e kam takuar në eceja...
Hahaha. E kam pritur me durim këtë ditë, sepse e dija që do ...
Nga Dr. Arben RamkajNgjarja e tmerrshme e ndodhur në zonën e...
Në vjeshtën e vitit 1941 me vendim të Ministrisë së Arsimit ...
Ish-Presidenti Bujar Nishani është i mendimit se Amnistia Fi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...