Nga Gjovalin Macaj/ Indinjimi i persekutorit
Shkrimi i botuar nga Peizazhet e Fjalës me 5 korrik 2020 i c...
Mënyra që kanë zgjedhur Ilir Meta dhe Lulzim Basha, se si të mos flasin për ndryshimet kushtetuese, por t?i dënojnë ato ?pa gjyq?, ka hyrë gjatë natës që shkoi në një fazë të re. Presidentit Meta, i cili mezi ka pritur të zbardhë dita, pasi i ka prishur gjumin një SMS, i ka prishur rehatin edhe Lulzim Bashës, duke e zgjuar herët, që të sigurohet për rrugën që do të ndjekin.
Është fjala për sugjerimin që ndryshimet kushtetuese të propozuara, duhet të kalojnë në Këshillin Politik.
Propozimet nuk vijnë nga Partia Socialiste, por nga opozita parlamentare, dhe ato janë bërë publike. Këto propozime Rudina Hajdari tentoi t?i bëjë në Këshillin Politik, por e kufizuan dhe në fund e detyruan të votonte dakordësinë e 5 qershorit, që hodhi poshtë rekomandimet e OSBE/ODHR për reformën zgjedhore.
Por disa ambasadorë perëndimorë, i sugjeruan asaj dhe të tjerëve, se mund ta vazhdonin betejën. Dhe kjo, pasi Lulzim Basha kishte gënjyer disa diplomatë perëndimorë, duke u thënë se ai është pro listave të hapura, por nuk i lejonte Edi Rama.
Tani opinioni publik para se të mësojë procedurat me të cilat kërkojnë ta pushkatojnë pa gjyq hapjen e listave, do të dijë nëse Meta dhe Basha janë pro apo kundër hapjes së listave.
Ky është thelbi i debatit. Qytetarët nuk janë të interesuar se me çfarë procedurash do shkohet atje, por a ka dakordësi për këtë gjë.
Meqë Ilir Meta ka mbetur pa gjumë gjithë natën nga një SMS dhe Lulzim Basha ka prishur gjumin e mëngjesit për të shkuar në Presidencë, ata do të ishte mirë të deklaronin para qytetarëve se të dy janë pro hapjes së listave, ose kundër hapjes së listave, se janë pro koalicioneve me lista të përbëra, ose pro koalicioneve me listë të përbashkët, se janë pro pragut 3 për qind kombëtar, ose janë pro heqjes së pragut, siç e kanë propozuar.
Nëse ata e sqarojnë këtë çështje publikisht me qëndrime zyrtare, atëherë arrijmë në përfundimin nëse Kushtetuta duhet ndryshuar apo jo.
Nëse ata janë pro, atëherë Kushtetuta duhet ndryshuar. Dhe për këtë nuk ka nevojë të mblidhet Këshilli Politik.
Nëse janë kundër ndryshimeve të Kushtetutës, përsëri nuk ka nevojë të mblidhet Këshilli Politik, se ata janë kundër dhe nuk do ta miratojnë.
Mënyra që kanë zgjedhur të mos flasin për çështjen, por të bëjnë sherr për modalitetet, është hileqare dhe bëhet për të mashtruar opinionin publik.
Ata po tentojnë të përdorin një mekanizëm me të cilin bllokuan rekomandimet e OSBE/ODIHR, për të bllokuar dhe propozimet e opozitës parlamentare.
Në këtë rast vlen vetëm fjala e tyre dhe qëndrimi i tyre zyrtar. Nëse ai është pro, atëherë s?ka nevojë për debat. Nëse është kundër, po ashtu s?ka pse humbet kohë që qëndrimin kundër ta thonë në një mbledhje tjetër që quhet Këshill Politik. Sa për afate, jo një vit para, por Basha ka ndryshuar Kushtetutën një javë para zgjedhjeve, për hallin e tij.
Kodi i parafundit zgjedhor i vitit 2003, miratuar me ligjin 9087, parashikon koalicione me listë të përbashkët, ku koalicioni paraqitet si subjekt i vetëm në fletë votimi. Kjo formë koalicioni u hoq me ligjin 10019 datë 29 dhjetor 2009, gjashtë muaj para zgjedhjeve, duke prodhuar një tip liste të përbërë brenda koalicionit, që nuk e ka asnjë vend në botë. U prodhua nga nevoja e Sali Berishës.
Zgjedhjet u zhvilluan gjashtë muaj pas ndryshimeve ligjore, dhe askush nuk u ankua. Sot po kërkohet të rikthehet forma e koalicionit e vitit 2003, dhe jo ndryshimi i sistemit.
Ndryshe nga ata, Edi Rama e ka bërë qëndrimin publik. Ai është pro atyre ndryshimeve që propozon opozita parlamentare. Dhe bashkë me ata, i ka votat. Nëse Meta e Basha duan t?i bashkohen me propozimet e tyre, janë në kohë. Nëse nuk duan, nuk është koha e tyre që të bllokojnë hapjen e listave, koalicionet me listë të përbashkët dhe heqjen e pragut. Ata e morën atë që kërkuan në Këshillim Politik.
Kjo nuk është Republika e Dëshirave të Lulzim Bashës, që t?i plotësohet jo vetëm dëshira për atë që do ai, por dhe për atë që nuk do ai, të marrin të tjerët.
Shkrimi i botuar nga Peizazhet e Fjalës me 5 korrik 2020 i c...
Java e kaluar ishte e ngjeshur me ngjarje politike. Zedhenes...
Nga Ardit RadaLëvizja e Edi Ramës për t’i hapur listat, ia k...
Nga Përparim Kabo Po mbushen gati 30 vite nga zgjedhjet e pa...
7 vjet më parë, kur erdhi në pushtet Rilindja kishte 42 part...
Nga Miron ÇakoVendimi i Gjykatës së Lartë të shtetit tur...
Për të ditur se çfarë janë listat e hapura për Shqipërinë, m...
Nga Mentor Kikia* Një i njohur, në një agjensi ku paguhen dr...
Nga Bledi ManeFizikisht vetëm një herë e kam takuar në eceja...
Hahaha. E kam pritur me durim këtë ditë, sepse e dija që do ...
Nga Dr. Arben RamkajNgjarja e tmerrshme e ndodhur në zonën e...
Në vjeshtën e vitit 1941 me vendim të Ministrisë së Arsimit ...
Ish-Presidenti Bujar Nishani është i mendimit se Amnistia Fi...
Në vjeshtën e vitit 1941 me vendim të Ministrisë së Arsimit ...
Dosjen e plotë të Martin Camajt, të cilën Autoriteti i Dosje...
Sot e bënë edhe priftin me barrë, mjafton që të flinin edhe ...
Jozefinën nuk e njoh. Asnjëherë nuk e kam takuar. Kam ndjeku...
“Njerëzit që votojnë nuk kanë asnjë rëndësi, ata që numurojn...
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar lidhur me deklaratën e ish...
‘U bëra burrë në Kosovë’, deklaronte ndër të tjera pak ditë ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...