Votimi për strukturat drejtuese/ Berisha: Kemi ekipin më të mirë në historinë e PD-së
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për med...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për med...
Ish-Presidenti Bujar Nishani është i mendimit se Amnistia Fiskale është një ligj me qëllime mafioze, që po gatuajnë pushtetarët më të korruptuar të shekullit të kaluar e të këtij që kemi hyrë, sëbashku. Sipas Nishanit, Amnistia është një mashtrim i trashë, sidomos për emigrantët, ndërsa do përfitojnë në fund Mafia dhe politikanët e korruptuar.
“Gjatë 7 viteve të qeverisjes prej rilindsve, Shqipëria ka pësuar drama të mëdha me pasoja të rënda që do të duan kohë të gjatë e përpjekje të mëdha për tu kuruar e rivendosur normalitetin.
Shkatërrimi i ekonomisë, varfërimi i shqiptarëve, ndrydhja dhe armiqësia ndaj bisnesit të vogël, të mesëm, atij të fermerit në fshat, kompanive dhe investimeve të huaja, borxhet marramendëse që xhepi i çdo shqiptari, pensionist apo i punësuar, i papunë apo student sot, do t’u duhet të paguajë për xhepin e qelbur të oligarkëve xhahilë e injorantë ; pra të gjitha këto e kanë zhytur Shqipërinë në gropën më të errët vrastare në këto 30 vitet e fundit.
Tashmë që radarët e shqiptarëve i kanë drejtuar energjitë e reagimit ndaj kësaj qeverisje keqbërësish dhe fundi politik i saj po afrohet me shpejtësi, tentativat e saj helmuese janë bërë edhe më agresive.
Siç thotë populli : ?kërkojnë të lënë litarin jashtë…..? !
Iniciativa mafioze e të ashtuquajturës ?amnisti fiskale?, tashmë që është zbardhur dhe drafti final, qartëson plotësisht synimin kriminal të saj.
Argumenti propagandistik se ; ?duhet të amnistojmë fitimet e padeklaruara të emigrantëve tanë në vite?, është veçse një tentativë bajate dhe tymnajë e denjë vetëm për modelin e propagandës puniste.
Amnistia për emigrantët është një mashtrim i trashë.
Së pari emigrantët shqiptarë janë ende gjenerata e parë të cilët kanë punuar veç për mbijetesë e nuk përfaqësojnë aksionerë korporatash e bisnese milionere, ku kanë depërtuar përmes shmangies së legjislacionit fiskal në shtetet përkatëse duke rritur fitime të padeklaruara.
Së dyti, shteti shqiptar nuk mund të marrë përsipër në mënyrë të njëanëshme të pastrojë paratë e pista të përfituara në një shtet tjetër.
Ka kode e ligje ndërkombëtare detyruese edhe për Shqipërinë si vend sovran.
Ne e dimë mirë që rilindësit nuk e çajnë kokën për ligjet në Shqipëri por në kontekstin dhe ambientin ndërkombëtar e kanë të qartë se ju a masin me spango.
Drafti përfundimtar zbuloi se ku është synimi i vërtetë.
Ky ?ligj? parashikon përjashtimin nga kjo ?amnisti fiskale? vetëm të pushtetarëve dhe zyrtarëve që janë aktualisht në detyrë.
Çdo kush që ka qenë ministër, drejtor, doganier, tatimor, inspektor, bashkiak, tenderbërës, pushtetar dhe është larguar nga kjo detyrë qoftë dhe veç një ditë para se ky ligj të hyjë në fuqi, atëherë atyre ju falet dhe ju pastrohet çdo qindarkë që kanë vjedhur, çdo aferë korrupsioni, çdo torturë që ju kanë shkaktuar shqiptarëve.
Mjafton fakti që ata nuk janë në atë detyrë në atë moment dhe ju pastrohen paratë e pista me vendim rilindas.
Kjo është kriminale, ky është gangsterrizëm, ky është qëllimi mafioz i ?ligjit? që po gatuajnë pushtetarët më të korruptuar të shekullit të kaluar e të këtij që kemi hyrë, sëbashku.
Është fare e qartë se ka veç dy grupe të përfitimit nga ky ?ligj? i rilindsave.
Krimi i organizuar (Mafia) dhe politikanët e korruptuar !
Nuk është kurrfarë amnistie fiskale por një operacion i pisët pastrimi parash me ?ligj? !
Kjo është një vepër penale e rëndë parashikuar nga Kodi Penal dhe tagër hetimor i SPAK.
Le të shohim nëse SPAK do të nisë menjëherë hetimet për këtë ?draft? si tentativë e hapur për pastrimin e parave të pista?”, shkruan Nishani.
Në vjeshtën e vitit 1941 me vendim të Ministrisë së Arsimit ...
Dosjen e plotë të Martin Camajt, të cilën Autoriteti i Dosje...
Sot e bënë edhe priftin me barrë, mjafton që të flinin edhe ...
Jozefinën nuk e njoh. Asnjëherë nuk e kam takuar. Kam ndjeku...
“Njerëzit që votojnë nuk kanë asnjë rëndësi, ata që numurojn...
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar lidhur me deklaratën e ish...
‘U bëra burrë në Kosovë’, deklaronte ndër të tjera pak ditë ...
Turp kombëtar në PrishtinëSipas njoftimeve më të fundit, num...
Sfidë e sfidave për Luli Bashën, rikthimi i Jozefina Topalli...
Lulzim Basha po kërkon një fabulë të legjitimohet si baba ng...
Mbahej në Paris kongresi i Pi Arit. Që në krye u tha se krye...
-Klithë dhimbjeje për tre përmetare të shkëlqyera- Ne do iki...
Ikën 30 vjet qysh atëherë kur popullata kapërceu kangjellat ...
Ik, nga ky vend! Ky vend nuk bëhet! Ik, largohu dhe mos u kt...
Sot është 2 Korrik, dita e hapjes së ambasadave në Tiranë, n...
Tarifa e 7.5 euro per 100 kilometer qe do te paguhet ne rrug...
Nga Mentor KikiaSot është 2 Korrik, dita e hapjes së ambasad...
Nga Valbona MeziniLulzim Basha kërkoi të përcillte sot një m...
Ata që duan edhe hapjen e listave, edhe koalicione parazgjed...
(Reagim ndaj projektit për ndërtimin e hidocentralit të Skav...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...