Vrasja e efektivit në Maliq/ Kuvendi mban 1 minutë heshtje
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e sotme duke mbajtur...
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e sotme duke mbajtur...
Normalisht, ne tani duhej të ishim të gjithë kundër mafies. Por çudi, dukemi sikur shumica jemi me mafien. Edhe pse si shumicë nuk jemi përfitues në mafie a në krim tjetër, përkundrazi, varfërohemi e shëmtohemi prej mafies?
Normalisht duhej të ishim shumicë kundër pakicës së pakicave që na ka grabitur pasurinë për tre dekada. Shqipëria- sipas studimeve të huaja- ka rreth 80 miliardë dollarë, ku përfshihet edhe floriri i rezervave- të fshehura nën dhè nga shtetarët mafiozë, dhe megjithatë as përballë këtij tmerri nuk jemi shumicë.
Pyetmë mua, ty, tjetrin një nga një, ?a jemi me mafien?? ? përnjëherë do të kërcejmë ?ça thua ti ore? ? Por në fakt shumica duken me mafien.
Si na e ka marrë mafia shumicën tonë?
Në radhë të parë duke ndërtuar partitë. ?Don-ët, siç thotë ish kryeministri- një njohës mirë i strukturave; dmth., bosët e mafies, janë të regjur, ata kanë bërë parti dhe tani me partitë duket se bëjnë shumicë. Për shembull, a mund të jetë ushtar i LSI ai atje nëse nuk do t?i varej leitnantit që ka sipër; pastaj leitnanti i varet zëvendës- bosit, dhe bosi mban monopolin e popullit. Bosi mund të thërrasë popullin që të luftojë kundër popullit, siç ka ndodhur kohët e fundit.
Ky është miti Suprem i mafies: Mafien e do populli.
Para këtij miti mund të na bjerë rrufeja të gjithëve një nga një; sapo të shikojmë së populli është me mafien. Ja ku jemi: Masat që ka ndërmarrë Amerika ose edhe shteti për të mundur mafien, shpesh herë më duken më minore se piramida e mafiozëve. Ditët e fundit na kanë provuar se Amerika edhe shteti janë tërhequr (ndoshta taktikisht, por janë tërhequr) për arrestimin e mafiozit iks, ose për sekuestrimin e pasurisë mafioze, ose edhe për shkarkimin e presidentit që shkel mitin e ligjit. Shteti dhe Amerika mund të kenë frikë vetëm popullin, nëse populli do të mbrojë mafien, prandaj tërhiqen.
Deri në kupolën ku qëndron miti se ?mafiozët i do populli?, vetë mafia ka ngritur mite shkallë- shkallë.
Miti se Ma?a është e ndershme.
A i shikoni, nuk ka prej tyre pa këmishë të bardhë e kostum të ngrirë. Por gjuhën e kanë shumë popullore, deri në mosdije. Para pak vjetësh tjetri ka qenë kapter në ushtri ose telefonist në qytet. Këta nuk bëjnë punë të pista, as shpërndajnë drogë?, por dominojnë tregun e drogave të Turqisë ose të Italisë. Po të jenë mafiozë të huaj bëjnë shenja dashurie për popullin shqiptar, mund të japin para edhe për shërimin e një fëmije në periferi. Këta janë të mirë dhe i do populli. Nëse ti i zbulon, atëherë e ke keq punën, jo me këta, por me popullin.
Miti i kodeve të shenjta?
Në radhë të parë mafia hesht, nuk thotë gjë, nuk jep asnjë provë. Në vendin tonë kodi i heshtjes së mafies u shfaq dominues në vitin 1996- 97, me piramidat financiare. Piramidat u ngritën nga shteti dhe u bekuan nga shteti. Populli i quante piramidat të bekuara dhe lumturohej, deri ditën kur u zhyt në mjerim e në gjak. Bosët e piramidave, që në fakt ishin rreshterë ose ushtarë të mafies, u zgjodhën njerëz pa gojë: ose nuk flisnin vetë, ose nuk dinin të flisnin asnjë fjalë, ose ishin budallenj e thonin broçkulla pa dëm. Piramida e shtetit i kishe nisur në rrugë për ndërtimin e ?kapitalizmin shqiptar? që përkthehej në mafie të fshehtë.
Pse kërkohet ose shpallet sot e kësaj dite nga piramida ëndrra se ?do të kthehemi në vitin 1997?? Sepse është metoda që ka dhënë më shumë rezultat për mafien ?popullore?. Në atë rast gjithë populli ishte me mafien e piramidave?; ky është çelësi i fatkeqësisë.
Miti i familjes
Jo vetëm këtu, por edhe në Ballkan, mafia është e ndërtuar sipas skemës së fisit e të familjes. Në shoqërinë klanore imponohet nder dhe gjakmarrje- që bëjnë lëndën e parë për mafien. Në këto 30 vjet janë ndërtuar dy lloje familjesh mafioze: Ato që shpesh herë vrasin njëri- tjetrin ose i kap Policia; dhe e dyta: Familja që nuk e kap ligji. Kjo e dyta janë partitë politike. Merr për shembull, partinë e dytë për nga madhësia, dhe parti e parë për nga fjala aktuale ?demokraci?: Partia Demokratike nuk ka asnjë qelizë ku nuk është i thurur klani dhe familja. Jo vetëm i biri i këtij e dhëndëri i tjetrit? Por familja e komunistëve të frustruar është aty; edhe familja e të korruptuarve të mëdhenj në qeverisjen e kaluar- aty. Pastaj vjen lidershipi në formën kanunore. Ka lider të zgjedhur; ka Këshill të pazgjedhur por që kontrollon të zgjedhurit; ka edhe lider suprem. Pastaj vijnë nënbosët, leitnantët dhe ushtarët që nuk kanë asnjë lek por që vrasin për bosët. Në këtë qerthull nuk e gjen dot kurrë thelbin. Opozita në fakt nuk është opozitë, por pushtet i degraduar nga korrupsioni dhe është vënë në anën e mafies. Sapo dëgjohet se preket mafia, menjëherë do të mbledhë mijëra në sheshin e Tiranës për të mbrojtur ?Kushtetutën?.
Provo po të duash preke; as Amerika nuk po e bën dot?, kam frikë.
Media. Kush provon t?i kundërvihet mafies, do të vritet.
A është media një qen roje për mafien? Kam frikë se një pjesë e madhe e saj nuk ka më as zinxhirë. Edhe sikur mafiozin ta nxjerrës nga media e tij, ai afrohet te gardhi e ndërsen gazetarët: ?Ej, kurajë, luftoni se do të fitojmë!?. Në deantologjinë e medias perëndimore thuhet se ?gazetari, po të shihet në kafe me politikanin, nuk është më i besueshëm?. Ndërsa këtu e kanë mësuar gazetarin që t?i lëpihet edhe mafiozit. Gazetaria ?qen roje? mund të fundosë jetën e njeriut që guxon të thotë të vërtetën, por po na rrënon edhe gjithë kombin. Mafia ka medien e saj. Nëse një mafioz i huaj i sulet kombit, gazetarët e vihen në anën e atij atje. Nëse prek bosin e atij në ekran, ta dish se do të të bëjë copë- copë: të quan komunist, nazist, spiun, dhe të shan varrin e të parëve? Këtu mblidhet populli mbrëmje për mbrëmje, dhe krijohet skema sikur populli është me mafien.
Miti ynë, që nuk jemi mafie:
A ka zot, nëse dështojnë drejtësia jonë njerëzore dhe vetë Amerika, kësaj here?! Kjo është çështja jonë mit.
Nga Kreshnik Spahiu* Vetëm po të kaloni mbi trupin e Lul Bas...
Rritja e shifrave të të infektuarve dhe fatkeqëve që ndërroj...
Nga Astrit PatoziAta që ju thonë se keni vetëm dy mundësi, k...
Ka një situatë kaotike që prej momentit kur u shpall komisio...
Nga Elona CaslliZoti Çupi, pata rastin të lexoja artikullin ...
Nga Frrok ÇupiMos mendoni se kam gabuar gjininë teksa shkrua...
Partia Demokratike ka nisur sot një rrugëtim, në fund të të ...
Nga Mentor Kikia * Me shpresën se do të gjeja një makinë me ...
Nga Ardi Stefa*Përpara 3000 vjetësh kryetrimi i grekëve, Aki...
Nga Kreshnik SpahiuShumica e shqiptarve nuk e duan as ndrysh...
Nga Kreshnik Spahiu*Rotacion apo Revolucion?Kjo është pyetja...
Nga Astrit PatoziNuk ia vlen fare të bëhemi pjesë e debatit ...
Nga Ilir LevonjaPlot 7 vjet në pushtet që Taulant çibani u t...
Nga Jak SimoniKush nuk njeh dështimet e tij është i destinu...
Ti u bërë drejtor që të luftojë qeverinë por katandise në g...
Nga Denar BibaDje doli ne media nje projekt-fletevotimi me e...
Nga Erion Dasho* Jo çdo e keqe vjen për keq! Në lëmin e gjit...
Sikur 6 milionet eurot qe merr Check UP-i cdo vit, te ishin ...
Deputeti socialist, Ilir Beqja deklaroi sot ne Kuvend se ne ...
E gjithë bota e qytetëruar laike dhe fetare reagoi kundër ve...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...