web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dritan Demiraj publikon librin e radhës, “Al-Qaeda në Siri"/ Na bën të gjithëve krenarë

7 Gusht 2020, 06:39, Politikë CNA

Ish-ministri i Brendshëm teknik i PD-së, Dritan Demiraj ka njoftuar për publikimin e librit të radhës, ?Al-Qaeda në Siri (AQS)”.

Demiraj bën me dije se ky libër përshkruan me detaje të gjitha grupet xhihadiste, aktivitetin e tyre, strukturat e komandim-kontrollit, taktikat terroriste, etj të cilat janë përfshirë në konfliktin në Siri.

?Të nderuar miq!
Kam kënaqësinë t?u njoftoj për publikimin e librit të radhës: ?Al-Qaeda në Siri (AQS) 672 faqe, i cili mendoj se na bën të gjithëve si Shqiptarë krenarë, pasi është një nga librat shumë shumë të radhë që janë botuar deri më sot dhe përshkruan me detaje të gjitha grupet xhihadiste, aktivitetin e tyre, strukturat e komandim-kontrollit, taktikat terroriste, etj të cilat janë përfshirë në konfliktin në Siri.
Në librin ?Al-Qaeda në Siri (AQS), (volumi i katërt në kolanën e al-Qaedës) aktorët, faktorët e përfshirë në xhihadin sirian dhe mësimet e nxjerra (2011-2020)? flitet për al-Qaedën në Siri ose në Levant (AQS).

Më pas analizohen në detaje fazat e evolucionit të al-Qaedës në Siri (AQS), krijimi i Jabhat al-Nusras (JN), drejtuesit e saj, struktura organizative dhe e komandim-kontrollit. Flitet për marëdhëniet e Jabhat Fatah al-Shamit me lidershipin e AQ, luftëtarët e saj, armatimi dhe taktikat e JN-it, sulmet e Hayat Tahrir al-Shamit (HTS) shtator-dhjetor 2015 dhe sulmet e saj kundër ISIS-it (2013-2015), sulmet më të rëndësishme të JFS-së (2012?2016) dhe krijimi i grupit Tanzim Huras al-Din (HAD) dhe lidershipi i saj (2016-2020).
Në mënyrë të veçantë sa më lart, në kapitullin e katërt analizohet në detaje ndërhyrja ruse në Siri (2015-2020), ku spjegohet jo vetëm ndërhyrja e saj ushtarake, forcat pjesëmarrëse, sukseset, dështimet, shtetet dhe grupimet me të cilat ajo vazhdon të bashkëpunojë në rajon por edhe konseguencat diplomatike, ekonomike dhe të sigurisë që ka shkaktuar mbështetja e Asadit dhe bashkëpunimi me Turqinë, Iranin dhe Hezbollahun, etj.

Në kapitullin e pestë analizohet në detaje ndërhyrja e Turqisë në konfliktin sirian. Më pas analizohen në detaje katër operacionet kryesore të ushtrisë Turke: 1. Operacioni ?Mburoja e Eufratit? (gusht 2016-mars 2017). 2. Operacioni ?Dega e Ullirit? (janar-mars 2018). 3. Operacioni ?Pranvera e Paqes? (tetor-nëntor 2019) dhe Operacioni ?Mburoja e Pranverës (dhjetor-shkurt 2020)?, etj.
Në kapitullin e gjashtë analizohet ndërhyrja e SHBA-ve dhe e forcave speciale amerikane në Siri (2012-2020) dhe bashkëpunimi i tyre i suksesshëm me forcat kurde YPG. Operacioni Amerikan në Siri dhe në Irak ?Inherent Resolve? (15 qershor 2014-2020), strategjia e presidentit Donald J. Trump për t’i dhënë fund ?makthit? në Siri, ofensiva e fundit amerikano-kurde kundër ISIS-it në Siri. Vrasja e ?Kalifit? Abu Bakr Al-Bagdati dhe tërheqja e pjesshme e SHBA-ve nga Siria. Në përfundim të kapitullit, flitet për 16 bazat ushtarake amerikane në Siri dhe sukseset e SHBA-ve në luftën kundër Daeshit dhe xhihadistëve në Siri, etj.

Në kapitullin e shtatë flitet për ndërhyrjen e Iranit në Siri. Arsyet se përse Irani po e mbështet Sirinë, strategjia ushtarake e Iranit për të ndihmuar Sirinë, komandat e forcave të Korpusit të Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC) në Siri. Më pas analizohet në detaje mbështetja financiare e Iranit për njësitë e përfshira në konfliktin e Sirisë, përfshirja e forcave të IRGC-së, forcave al-Quds dhe e gjeneral Solejmanit në operacionet kundër ISIS-it. Forcat speciale Quds të Gardës Revolucionare Iraniane, misioni dhe roli i tyre në zbatimin e politikës së jashtme të Iranit dhe kampet stërvitore të forcave al-Quds dhe IRGC-së ku stërviten militantët dhe terroristët në Iran. Sa ushtarakë iranianë janë përfshirë në konfliktin sirian dhe sa prej tyre janë vrarë, etj?
Në kapitullin e tetë flitet për ndërhyrjen e Hezbollahut në konfliktin sirian. Strategjinë politike dhe ushtarake e Hezbollahut në Siri, aktivitetet kryesore ushtarake të Hezbollahut në Siri, edukimi? ushtarak rus i Hezbollahut. Ndërhyrja e milicive Shia të Irakut në konfliktin Sirian, grupet Shia me bazë në Irak të cilët kanë mbështetur Asadin me luftëtarë në Siri dhe milicitë Shia me bazë në Siri të cilat kanë mbështetur Asadin, etj.

Në kapitullin e nëntë dhe të dhjetë flitet për ndërhyrjen dhe përfshirjen e Arabisë Saudite dhe të Katarit në konfliktin sirian.
Si përfundim në kapitujt e fundit analizohen një për një të gjitha sulmet kimike të ushtrisë së Asadit në Siri (2012-2019) dhe kam bërë një analizë mbi rreziqet dhe kërcënimet që paraqet al-Qaeda në Siri dhe grupet xhihadiste që bashkëpunojnë me të për sigurinë e SHBA-ve, Europës, botës në përgjithësi dhe për vendin e rajonin tonë në veçanti. Gjithashtu deshiroj te falenderoj botuesin e talentuar z. Bujar Karoshi dhe Botimet M&B per botimin e kolanes time.

Keto botime do të vazhdojnë me disa botime të tjera, të cilat do të analizojnë me profesionalizën dhe koherencë grupet e tjera terroriste, xhihadiste dhe ekstremiste të cilat veprojnë në rajone të ndryshme të botës, duke analizuar me hollësi ideologjinë e tyre ekstremiste, doktrinën, bashkëpunimin, strategjinë dhe taktikat ushtarake, strukturat komanduese, celulat terroriste, financimin, rekrutimin, operacionet terroriste, rrjetet e bashkëpunimit, etj në mënyrë që agjensitë e sigurisë, mbrojtjes, inteligjencës dhe forcat e zbatimit të ligjit të njihen sa me mirë me sfidat dhe kërcënimet e sotme dhe të së ardhmes në vendin tonë, rajon dhe me gjerë.
Mbetem i hapur për sygjerime, vërejtje dhe bashkëpunime në të ardhmen. Thjesht dhe me përulësi ju jam shumë mirënjohës.
D.D Michigan?, shkruan Demiraj në një postim në rrjetet sociale./CNA.al





Lajmet e fundit nga