“Tua them troç si qytetar…”/ Revoltohet Erion Braçe: Do i propozoj qeverisë ashpërsimin e ligjeve
Zv. kryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur me situatën n...
Po ndodh ajo që pritej, në 48 orë, Ora News pas marrjes në administrim nga shteti pas akuzave të ngritura në lidhje me pasuritë e pronarit të këtij televizioni Ylli Ndroqi, duket se gazetarët po vetëviktimizohen dhe po bëhen mburojë e një ish-trafikanti droge.
Në fakt kështu ka ndodhur në këto vite nga data e parë që Ylli Ndroqi, u bë pronar i këtij televizioni.
Shumë media kanë shkruar, kanë raportuar, përfshirë edhe ne. Janë përplasur me Ylli Ndroqin, kanë shkuar edhe në gjykata. Ai ka pretenduar gjithmonë se nuk është shtetasi Xhemail Pasmaçiu. Ka kërkuar edhe heqjen e shkrimeve, por koha e tregoi që ai ishte shtetasi Xhemail Pasmaçiu i dënuar për trafik droge në Turqi, dhe i arrestuar për llogari të Italisë.
SPAK në njoftimin e tij thoshte se në vitin 2015 kishte ardhur letër-porosia nga Italia, por si gjithmonë me procedura, duke gjetur hapësirat, Ylli Ndroqi ka shpëtuar.
Thuhet se në atë kohë njeriu që ka ndërhyrë është presidenti i Republikës, Ilir Meta. Por, kjo ngelet vetëm në kuadër të informacioneve që rridhnin nëpër tavolinat e gazetarëve.
Por, ajo që po ndodh sot është më e frikshme se ajo e djeshmja. Ylli Ndroqi ka përdorur shumë nga gazetarët e tij që të sulmojnë kolegët e mediave dhe ata që shkruajnë kundër Yllit. Pra, ata që kanë nxjerrë të vërtetën se Ylli Ndroqi është trafikanti i drogës, Xhemail Pasmaçiu.
Po janë vartësit e Ylli Ndroqi, ata që në fakt në konfidencë thoshin se Ylli duhej të hetohej, e në rast se do të vërtetoheshin akuzat, ata do të diferencoheshin.
Pretendonin që as nuk kishte ndërruar emrin, se këto janë historira, janë barsaleta, janë teori të bëra publike për të dëmtuar imazhin e një biznesmeni të suksesshëm.
E kush ishin bizneset e Yllit, këtë një Zot e di. Por, që pasuritë janë të mëdha këtë e tregoi SPAK.
Gjithësesi gazetarët nuk mund të bëhen kurrë mburoja e ish-trafikantit të drogës Xhemail Pasmaçiu, i quajtur më pas Ylli Ndroqi, sipas dokumentave që tregojnë ndryshimin e emrit, të publikuara nga CNA.al.
Gazetarët nuk mund të viktimizohen. Ata janë tek Ora News, po punojnë të lirë. Ne po i shohim çdo ditë sesi ?pushka? e tyre tashmë është bërë ?top?. Një ?top? shumë i fortë ndaj Bashkisë së Tiranës, duke e akuzuar edhe më fort Erion Veliajn. Sot kanë harruar Edi Ramën.
Nga ana tjetër shohim se janë të lirë të shkruajnë e të thonë çfarë të duan. Por, gjithmonë përpiqen të shkojnë vetëm tek Lali Eri dhe të sulmojnë ata që thonë të vërtetën.
Në fakt është koha që vartësit e tij, megjithëse po i shërbejnë paguesit të tyre, të heshtin ose publikisht të pranojnë një të vërtetë, atë që e kanë mohuar gjithmonë, se shefi i tyre është një ish-trafikant i dënuar për drogë në Turqi dhe i arrestuar për llogari të Italisë. Këtë ua ka thënë SPAK, këtë ua ka thënë INTERPOL-i. Ata duhet ta pranojnë këtë publikisht dhe t?iu kërkojnë ndjesë kolegëve dhe miqve të tyre për avokatinë që i kanë bërë një ish-trafikanti droge.
Pastaj në lidhje me menaxhimin e Ora News dhe punën e tyre si gazetar do të kenë mbështetjen e çdo media, çdo gazetari dhe çdo kolegu në Shqipëri, për të qënë të lirë dhe për të bërë detyrën e tyre.
Por, kurrësesi nuk do të jenë bashkë me ta në rastin kur i bëjnë avokatinë një ish-trafikanti droge, tashmë të konfirmuar ndërkombëtarisht dhe gazetarët nuk mund të jenë mburoja e tij, nuk mund të vetëviktimozohen gazetarët për para dhe të mbrojnë pronarin e tyre. Në rast se Ylli Ndroqi është një ish-trafikant droge dhe me paratë e saj ka ngritur një media, kjo është shkelje dhe nuk mund të ketë media të paguara nga paratë e drogës.
Ka ardhur koha për të thënë boll çdo media që sot më shumë sesa në misionin e saj është në shërbim të pronarit ish-trafikant, të pronarit biznesmen, të pronarit që do licensa, apo të pronarit që do pallate, të pronarit që do tendera apo të pronarëve që vënë gjoba.
Prandaj do të ishte mirë që kolegët tanë gazetarë të mos jenë mburoja e trafikantit, por të jenë në misionin e tyre të vërtetë. E në rast se i aka bërë Erion Veliaj këtë Ylli Ndroqit, ashtu sikurse pretendohet, ne do jemi në krah të tyre për të mbrojtur Ora News, por duke larguar Ylli Ndroqin, apo ish-trafikantin e drogës Xhemail Pasmaçiun nga një televizion. Sepse nuk mundet kurrë të pranojmë që një media të ketë pronar trafikantët e drogës.
Nga ana tjetër do të ishte mirë që gazetarët, më shumë sesa mburoja e trafikantit, të fillojnë të merren me qeverinë dhe me kryeministrin Rama, të cilit ia kanë harruar emrin, porn a tregojnë barsaleta me gjyqe gjoja me Erion Veliajn dhe hallet e mëdha me kryebashkiakun e Tiranës.
Do të donim që përpara se të bëshin mburoja e trafikantit të drogës, të nxirrnin filmimet e dasmës së djalit të Ylli Ndroqit, ku vallen e parë e hidhte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, me nënën e ndjerë të Ylli Ndroqit.
Kjo do të mjaftonte për të na treguar sesa vlen loja e neveritshme publike, se është Erion Veliaj që po na ?masakron? Ylli Ndroqin, ndërsa nuk thonë asnjë fjalë për kryeministrin Rama apo edhe institucionet e vërteta që kanë hetuar prej gati dy vitesh Ylli Ndroqin për pasurinë e tij. Pa folur më tej për heshtjen kriminale të kolegëve gazetarë për gjithë këto vite dhe avokatinë që i kanë bërë ish-trafikantit të drogës Xhemail Pasmaçiu./ CNA.al
Trafikant droge, pronar mediash/ Mund të ndodhë?
Shoqërohet në polici Ylli Ndroqi/ Gjykata i sekuestron pasurinë
Zv. kryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur me situatën n...
Ish kryeministri Sali Berisha ka dhënë një intervistë për ga...
“Vlerësoj angazhimin dhe masat e marra deri tani nga institu...
Ekspertja e Task Forces Anticovid pranë PD, Liliana Shyqyriu...
Sot, Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje 4 ligje...
Ish-Presidenti Bujar Nishani, në një intervistë për gazetën ...
Avokati i njohur Spartak Ngjela thotë se të gjithë kandidatë...
Kur është futur në një fazë delikate të përzgjedhjes së kand...
Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha, prej shtatë vit...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me shkrim...
Pas mbylljes së sesionit parlamentar, kreu i grupit parlamen...
Në Shqipëri ka një histori të vogël që tregohet në formën e ...
CNA.al dje për herë të parë ka publikuar dokumentet në lidhj...
Ish-deputeti i PD Bardh Spahia,thotë se testet serologjike p...
Anëtarja e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, Enriketa...
CNA.al sjell për herë të parë dokumentet eksklzuive pas disa...
Kryeministri Edi Rama është solidarizuar me popullin e Liban...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndod...
Ish-kryeministri Fatos Nano ka preferuar që pushimet e kësaj...
Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha duket se i ka pa...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...