“Jam krenar që jam pjesë e Rilindjes”/ Beqaj këshilla qytetarëve: Me maskë mbuloni gojën jo veshët
Ndërsa në Kuvend diskutohej Akti Normativ për rishikimin e b...
Kur kanë mbetur rreth 24 orë nga 30 korriku kur Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar miratimin e ndryshimeve kushtetuese qoftë edhe pa dakordësinë e opozitës politike, kreu i delegacionit të BE-së, Luigi Soreca, apelon që ndryshimet e rëndësishme që prekin Ligjin Zgjedhor të bëhen me konsensus të gjerë, njësoj si me miratimin e paketës së 5 qershorit.
Në një intervistë për gazetën ?Panorama?, ambasadori Luigi Soreca shprehet se Parlamenti i ka kompetencat ligjore për të bërë ndryshime të tjera që nuk shkelin Kushtetutën, por ai kujton marrëveshjen e 5 qershorit të firmosur edhe nga maxhoranca, në të cilën, sipas kryediplomatit, shkruhet qartë se për ndryshime të tjera të rëndësishme që prekin Kodin Zgjedhor, duhet konsensus i gjerë, e gjithëpërfshirës.
?Unë e pranoj që Parlamenti ka një rol institucional në propozimin dhe miratimin e nismave shtesë legjislative, përfshirë për çështjet zgjedhore të mbuluara nga marrëveshja. Pasi e kemi thënë këtë, marrëveshja thoshte qartë që çdo nismë e mëtejshme duhet të diskutohet midis të gjitha palëve me të njëjtën frymë bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirjeje si marrëveshja e 5 qershorit. Kjo është arsyeja pse unë vazhdimisht, publikisht dhe në takime diplomatike, kam bërë thirrje që procesi të jetë sa më konsensual që të jetë e mundur, sepse sistemi zgjedhor përcakton rregullat e lojës demokratike dhe gjithëpërfshirja është thelbësore për çështjet zgjedhore. Është në interes të të gjitha palëve në zgjedhje që të arrijnë një marrëveshje të përgjithshme në një kohë të mjaftueshme përpara ditës së zgjedhjeve, në mënyrë që të kemi një qeveri që pranohet nga të gjithë, pas zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të njohura nga të gjithë aktorët politikë. Prandaj, është mirëpritur fakti që pas votimit të 23 korrikut palët kanë vazhduar të diskutojnë në Këshillin Politik për ndryshimet e propozuara kushtetuese, me qëllim që ndryshimet që rezultojnë të përcaktohen dhe sqarohen në mënyrën më konsensuale të mundshme. Unë jam ende i bindur që kjo mund të ndodhë përpara se të zhvillohet votimi.?-tha Soreca.
Ndërkohë, kujton rëndësinë e Reformës Zgjedhore konsensuale për mbledhjen e parë ndërqeveritare. Pas miratimit të amendimeve në Ligjin e Zgjedhjeve më 23 korrik, Soreca apelon që ato të implementohen menjëherë, pasi KQZ-ja e re e ka detyra të rëndësishme realizimin e identifikimit biometrik dhe votën e emigrantëve.
?Unë i konsideroj ndryshimet e 23 korrikut historikisht të rëndësishme në politikën e Shqipërisë. Rekomandimet e OSBE/ODIHR-it ishin pezull prej më shumë se 3 ciklesh zgjedhore. Është shumë domethënëse që Kodi Zgjedhor u modifikua në mënyrë konsensuale për të zbatuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe për të sqaruar një nga kushtet më të rëndësishme përpara se negociatat me BE-në të fillojnë siç duhet. Siç e thashë më herët, mbështetja e vendit në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE është objektivi më i rëndësishëm i punës së Delegacionit të BEsë këtu. Është edhe qëllimi im kryesor. Prandaj, është thelbësore që ambasadori i BE-së të përfshihet në diskutimet politike dhe, kur është e nevojshme, të luajë një rol duke i ndihmuar palët për t?u siguruar që axhenda e reformave të ecë përpara. Qëllimi ynë është ta shohim Shqipërinë një anëtare të ardhshme të qëndrueshme dhe të suksesshme të BE-së, një qëllim dhe aspiratë që besoj se e ndajmë me qytetarët dhe politikanët shqiptarë.?-u shpreh ambasadori i BE.
Ndërsa në Kuvend diskutohej Akti Normativ për rishikimin e b...
Jep dorëheqjen nga detyra zëvendës ministrja e Drejtësisë, F...
Deputeti socialist, Alket Hyseni, i ftuar në studion e A2 CN...
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri për Rindërti...
Në vitin 1978, Xhani Versaçe ngriti një linjë të re veshjesh...
Vëllezërit Edmond Budina dhe Robert Budina kanë qenë të ftua...
Në muajin shtator, Partia Demokratike do të nisë procesin e ...
Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka lëshur 22 urdhër-ar...
Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti, kërkoi që Kësh...
Në përgjigje të akuzave të PD-LSI për ndryshime të njëanshme...
Deputeti Arlind Çaçani, përmes një statusi në rrjetet social...
Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Pub...
Presidenti Ilir Meta, komentoi në emisionin e Adi Krastës n...
Ish-deputetja demokrate Dhurata Çupi ka reaguar përmes një p...
Nga Bujar Nishani*Máskarada më e fundit e të ashtuquajturit ...
Miratimi i projektligjit për Amnistinë Fiskale dhe penale i ...
Pas shkarkimeve në Konsullatën Shqiptare në Athinë, Ministri...
Përfaqësuesi Ligjor në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka sulm...
Deputeti Ever Roshi është konfirmuar pozitiv me koronavirus....
Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në rrjete...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...