Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, dhe dy përfaqësuesit e Opozitës jashtëparlamentarë në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, kanë dalë sot në një deklaratë për mediat, ku informuan edhe një herë mbi propozimin e tyre për hapje 100 % të listave.
Gjatë fjalës së tij, Gazmend Bardhi tha se ?maska? e Edi Ramës ka rënë, pasi sipas tij qëllimi i kryeministrit nuk është hapja e listave, por ndalimi i koalicioneve parazgjedhore.
?Opozita dje ka bërë një hap të madh para për konsesus për disa cështje që kanë të bëjnë me zgjedhjet. Propozuam për hapje të listave 100 % duke mbajtur në fuqi mandatet dhe koalicionet. Është një qëndrim koherent i opozitës. E kemi bërë të qartë që prioritet i Shqipërisë është garantimi i votës së lirë, garantimi i zgjedhjeve të lira. Ishte Edi Rama që si publikisht, ashtu edhe në Këshillin Politik, refuzonte të diskutonte këtë temë. Ishte Edi Rama që refuzonte listat e hapura dhe ishte kundër tyre. Sepse cdo lëvizje e Edi Ramës është e motivuar nga frika e zgjedhjeve dhe humbjes së pushtetit të tij. Objektivi i tij, njëlloj si këto 4 vite pa rreshtur, ishte të ndalojë Opozitën e Bashkuar të konkurojë në zgjedhje e bashkuar si koalicion.
Për këtë qëllim, Edi Rama paraqiti në Kuvend, në mënyrë të njëanshme, një amendament kushtetutes që heq koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor.?-tha Bardhi.
Më tej, ai theksoi se edhe pretendimi se koalicionet parazgjedhore dhe listat e hapura nuk shkojnë bashkë, janë dy mashtrimet e trasha të Edi Ramës, për të jusitifikuar frikën e tij nga zgjedhjet dhe humbja e pushteti.
?Fillimisht, ai përdori alibinë e mungesës së 84 votave për të miratuar Marrëveshjen e 5 Qershorit. Edi Rama doli publikisht në mbështetje të heqjes së koalicioneve dhe gjoja hapjes gjysmake të listave vetëm një ditë pasi 6 deputetë deklaruan votën pro Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe realizuan kuorumin e duhur për marrëveshjen.
Pas kësaj, Edi Rama u fsheh pas mashtrimit se listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore nuk shkojnë bashkë me njëra-tjetrën. Si gjoja hapja gjysmake e listave, edhe pretendimi se koalicionet parazgjedhore dhe listat e hapura nuk shkojnë bashkë, janë dy mashtrimet e trasha të Edi Ramës, për të jusitifikuar frikën e tij nga zgjedhjet dhe humbja e pushtetit.
Me formulën që propozon Edi Rama, 1/3 e listave, pra pjesa fituese, vazhdon të përzgjidhet nga partitë, ndërsa 2/3, pra listat humbëse, të jenë të hapura, pra zgjidhen nga qytetarët.
Kjo do të thotë që sipas formulës së Edi Ramës pjesën dërrmuese fituese të deputetëve ta zgjedhin partitë dhe jo votuesit. Pra, rreth 100 deputetë të jenë të paracaktuar të jenë nga listat e mbyllura dhe vetëm afro 40 deputetë të jenë me votë parapëlqyese, pra me lista të hapura.
Opozita e Bashkuar ka propozuar dje hapjen 100 % të listave. Por vota e qytetarëve nuk ka rëndësi për Edi Ramën. Për të rëndësi ka vetëm pushteti i tij abuziv dhe grabitqar.Maska e Edi Ramës ka rënë. Të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar nuk është hapja e listave, por ndalimi i koalicioneve parazgjedhore.
Me ndalimin e koalicioneve parazgjedhore Edi Rama në praktikë çon votat që qytetarët hedhin kundër tij dhe Qeverisë së tij, për partitë e vogla të koalicionit opozitar, që prodhojnë mandate opozitare, si vota për Partinë Socialiste. Pra, votat që qytetarët hedhin për të larguar Edi Ramën, sipas propozimit të Edi Ramës për heqjen e koalicioneve, prodhojnë mandate për Edi Ramën. Kjo është loja e Rames? u shpreh Bardhi.
Ambasadorja franceze në Tiranë Christine Vasac në një pronon...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa vijon të hedhë a...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Petrit Vasil...
Që me ardhjen e Lulzim Bashës në krye të PD-së, është bërë s...
Akademiku i njohur, profesor Artan Fuga ndërsa reagon në lid...
Lista të hapura, lista të mbyllura, ndryshime kushtetuese, k...
Deputetja socialiste, Klotilda Ferhati, është shprehur në em...
Numri 2 i Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj ka vendosur q...
Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti, përmes një rea...
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, ka folur ...
Deputeti i opozitës, Myslim Murrizi ka reaguar pas propozimi...
Sot doli Lulzim Basha për të kërkuar lista të hapura 100 për...
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, Oerd Byly...
Pas mbylljes së mbledhjes së Këshillit Politik, e cila zgjat...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i është pë...
Presidenti Ilir Meta në komunikimin me gazetarët, është pyet...
Këshilli Politik vijon diskutimet që prej orës 17:30, ndërsa...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kushteve të vendosura n...
Pas miratimit të marrëveshjes së 5 qershorit dje në parlamen...
Deputeti Leftet Maliqi ka dalë me një reagim të fortë për çë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...