web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Portieri i kombëtares rezulton pozitiv ndaj COVID-19

23 Korrik 2020, 06:27, Sport CNA

Futbolli nuk mund t?i shpëtonte koronavirusit, teksa edhe lojtarë të shumtë kanë rënë pre e infeksionit.

Për fat të mirë ato kanë shfaqur simptoma të paktë dhe nuk kanë pasur nevojë për mjekim të specializuar, duke qenë se edhe imuniteti i futbollistëve është i lartë.

Kështu, është edhe rasti i portierit të kombëtares shqiptare U21, Andrea Hoxha.

Gardiani që aktivizohet me Vilengen në ligën e pestë gjermane, nëpërmjet rrjeteve sociale njoftoi se të dielën kishte kryer testin dhe rezulton të jetë i prekur nga COVID-19.

Portieri nuk ka simptoma të rënda, ndërsa thekson se është duke respektuar masat për të ndihmuar në mospërhapjen e infeskionit famëkeq.





Lajmet e fundit nga