web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tirana mendon për të ardhmen, arrin akordin me mesfushorin

22 Korrik 2020, 12:32, Sport CNA

Tirana ka nisur që të punojë për sezonin e ardhshëm. Gazeta ka mësuar se drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë një akord në parim me Idriz Bathën për të shtyrë qëndrimin e tij në klubin tashmë 25 herë kampion

Batha, edhe më herët e kishte deklaruar se do të largohej nga Tirana vetëm për një mundësi jashtë vendit. Gjatë javës pritet që drejtuesit e skuadrës kryeqytetase të ulen në bisedime edhe me titullarët e tjerë që janë në skadencë kontrate.

Mes tyre, Majkëll Ngo si dhe Agustin Torasa. Klubi do të ketë një ofertë dhe propozim për të gjithë lojtarët titullarë dhe mbetet për t?u parë nëse do të gjendet gjuha e përbashkët për të vijuar bashkëpunimin. Gjithashtu, drejtuesit janë në punë e sipër edhe për afrimet dhe përforcimet sidomos për mbrojtës të djathtë, qendërmbrojtës dhe një portier.





Lajmet e fundit nga