Me thirrjet kundër qeverisë/ Vijon protesta para Kryeministrisë
Vijon prej gati tre orësh protesta në bulevardin “Dëshmorë...
Vijon prej gati tre orësh protesta në bulevardin “Dëshmorë...
Kukësi nuk kërkon t?i lërë asgjë rastë sisë për Kupat e Europës dhe sezonit të ardhshëm në Superiore. Në Europë kërkon të kalojë sa më shumë ture dhe, pse jo, të shkojë deri në grupet e Europa Ligës, ndërsa sa i përket kampionatit, si gjithnjë do të synojë ta fitojë atë. Për këtë arsye, duke parë se ky sezon u mbyll për ta (edhe pse kanë dy ndeshje për të luajtur ende), ka nisur puna për ndërtimin e skuadrës së ardhshme.
Nga mbrojtja në sulm, në kampin kuksian pritet të bëhen shumë afrime, ashtu si edhe mund të ketë largime. Më herët janë përfolur afrimet e Llullakut, Hilës, Ejoh apo edhe Mihanës, por kësaj liste i shtohet edhe Bajram Jashanica.
JASHANICA ? Mbrojtësi kosovar i Skënderbeut, Bajram Jashanica, është një synim i kahershëm i skuadrës së Kukësit, madje afrimi i tij në kampin verilindor ishte thuajse i kryer para se 29-vjeçari të pezullohej nga FIFA për shkak të përdorimit të substancave të ndaluara. Burime të besueshme të
?Panorama Sport? pranë kampit kuksian konfirmojnë se me t?u mbyllur kampionati, Jashanica do t?i bashkohet skuadrës së tyre, pasi duket se janë gjetur edhe termat ekonomikë dhe palët kanë rënë dakord për një bashkëpunim për të paktën sezonin e ardhshëm. Fakti që Kukësi është një skuadër që çdo vit pretendon titullin kampion dhe për më tepër merr pjesë në Kupat e Europës, është një faktor plus që e josh kosovarin e Skënderbeut. Megjithatë, nëse ndaj tij vjen një ofertë e parezistueshme nga jashtë vendit dhe Skënderbeut i hapet ?drita jeshile? dhe i hiqet dënimi 10- vjeçar për mos pjesëmarrje në Kupat e Europës, mund të sjellë ndryshim të planeve dhe të bëjë prapakthehu duke vijuar aventurën me skuadrën korçare.
Prej dy vitesh Jashanica qëndroi jashtë fushave të blerta, por me t?i mbaruar dënimi u rikthye në mars të luajë për Skënderbeun dhe vijon të jetë ndër më të kërkuarit në merkato, ashtu si edhe para dy sezonesh. Eksperienca e tij pritet t?i bëjë shumë punë Kukësit në prapavijë, duke iu bashkuar në mbrojtje Krasniqit, Teqjes apo Obanorit, edhe pse ndonjë prej tyre mund të largohet në fund të sezonit.
OBANOR ? Në drejtim të mbrojtësit të Kukësit, Erhun Obanor, ka ardhur një ofertë nga Smirni i Athinës, i cili këtë vit u ngjit në Superligën greke. Burimet tregojnë se në drejtim të nigerianit është gati një çek për 60 mijë euro në sezon, por problem mbetet kontrata që ai ka me Kukësin.
24-vjeçari që ka luajtur në 26 takime këtë sezon me verilindorët, ka edhe një vit kontratë me ta dhe nuk pritet që klubi ta lëshojë pa marrë gjë në këmbim, ndaj edhe kalimi i tij te grekët duket i vështirë. Ekipi i Apollon Smirnit ka edhe tre shqiptarë në skuadër; mesfushorët Klodian Gjino dhe Fatjon Andoni, si edhe sulmuesin Aleksandër Llambi, teksa kërkon që këtë sezon të jetë kompetitiv në Superligën greke.
DËSHTIMI ? Sezoni i Kukësit mund të quhet i dështuar, pasi është jashtë finales së Kupës së Shqipërisë dhe matematikisht nuk ka asnjë shans për të fituar kampionatin. Ndonëse në fillim të edicionit shiheshin si skuadra që kishte shanset më të mëdha për të tentuar dy trofetë, për shkak edhe të kontigjentit që ka në dispozicion, gabimet e bëra rrugës, kryesisht me skuadrat jopretendente, e nxorën jashtë garës për titull.
Presidenti Safet Gjici pritet të mos e përtypë lehtë dështimin e këtij sezoni dhe, sipas burimeve, trajneri Orges Shehi është thuajse i larguar. Përpos tij, edhe disa lojtarë janë me ?valixhe në dorë? dhe sezonin e ardhshëm nuk do të jenë pjesë e skuadrës. Burimet tregojnë se tekniku do të vijojë të qëndrojë në krye të pankinës edhe për dy ndeshjet e mbetura dhe më pas palët pritet të ndahen, për mosarritje të objektivave.
Dilemat janë se cili do të drejtojë skuadrën në Kupat e Europës, ndaj në kampin kuksian po shpejtojnë për të gjetur pasuesin e tij. Nëse nuk arrihet te një trajner tjetër brenda një kohe të shkurtër, atëherë nuk përjashtohet mundësia që Shehi të vazhdojë aventurën e tij në krye të pankinës edhe gjatë Kupave të Europës, ndonëse për momentin një gjë e tillë duket se ka pak gjasa që të ndodhë./ Panorama Sport
Atalanta vazhdon të fitojë në Serie A. Sot, bluzinjtë e Gasp...
Erion Braçe kërkon që Safet Gjici, Armand Duka dhe Arben Dev...
Ndeshja mes Atalantës dhe Bolonjës ka qenë e qetë në fushë, ...
Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Valmir Sulejmani, edhe zyrtaris...
Milani do të kërkojë të vijojë ecurinë fantastike teksa përb...
Komisioni i Disiplinës ka bërë publike vendimet e fundit, në...
Për Laçin duhet të ishin tre provat e të vërtetës drejt Euro...
Armando Sadiku nuk do të luajë për Malagën sezonin e ardhshë...
Nipi i falimjes Agnelli, që zotëron aksionet e klubit të Juv...
Lacio është shumë pranë marrëveshjes me ekipin e Veronas për...
“Corrierre dello Sport’ ka tronditur publikun italian me laj...
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ...
Marsel Ismajlgeci ka realizuar një ëndërr. Aktivizimi me Tir...
Presidenti i FSHF-së Armand Duka shprehu keqardhjen që sfida...
Prej 9 vitesh, Zherom Boateng mban veshur fanellën e Bajerni...
Armando Duka ka inspektuar punimet në stadiumin e ri të Kukë...
Sfida e javës së parafundit të kampionatit midis Partizanit ...
Shumë kritika të ashpra ka për Lacion që ka marrë tatpjetën ...
Ditën e sotme presidenti i FSHF, Armando Duka ka qenë i pran...
Media spanjolle e futbollit ka zgjedhur sulmuesin e Real Mad...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...