Zgjerohet tryeza e Këshillit Politik/ Merr pjesë edhe Murrizi
Tryezës së Këshillit Politik pritet t’i shtohet edhe deputet...
Nga Rosa Balfour ?Carnegie Europe?
Bolsonaro, Xhonson, Salvini, Trump. Erdogan, Kazinski, Lë Pen. Modi, Orban, Putin. Disa nga këta udhëheqës globalë janë populistë; disa të tjerë kanë prirje autoritariste; të tjerët janë haptazi autoritarë, që e përdorin populizmin për të konsoliduar pushtetin e tyre.
Disa do të rrëzohen nga pushteti pas keqmenaxhimit katastrofik ndaj pandemisë së koronavirusit. Të tjerët do të vijojnë qëndrojnë në pushtet, dhe liderë të rinj populistë do të ngjiten. Duke pasur parasysh performancën e dobët të shumë qeverive populiste në trajtimin e koronavirusit, populizmi duket sikur mund të zhduket si me magji.
Por një mendim i tillë i dëshiruar, shpërfill arsyet e ngritjes së populizmit dhe qëndrueshmërinë e tij. Për të hequr qafe populizmin, duhet të adresohen shkaqet e tij themelore. Shumëkush në Evropë, beson se populizmi lindi për shkak të krizave të jashtme
që e kanë goditur kontinentin gjatë 10 sviteve të fundit.
Këtu përfshihet ndikimi i krizës financiare së vitit 2008 në eurozonë, që ngjalli pakënaqësi me euron dhe pabarazinë ekonomike, dhe të fluksit të refugjatëve në vitet 2015-2016, që nxorri në pah frikën e humbjes së identitetit, por edhe që çoi drejt një skepticizmi më të madh ndaj BE-së.
Pra studiuesit dhe politikëbërësit e BE-së, supozojnë se suksesi i unionit është i lidhur ngushtë me performancën e tij. Ata mendojnë se politika më të mira, dhe institucione më efikase, do të bëjnë që politika evropiane dhe ajo kombëtare të bashkëjetojnë pa probleme. Nëse populizmi nxitet nga ankesat ekonomike dhe frika e humbjes së identitetit, ai mund të zgjidhet duke krijuar më shumë vende pune, dhe duke mbyllur kufijtë për të zvogëluar flukset migratore.
Por ky interpretim është i gabuar. Është vërtetë:krizat e shumta, kanë qenë ?stuhia e përsosor? për populistët. Por ato nuk shkaktuan pakënaqësitë e mëdha, që kanë tronditur Evropën dhe demokracitë e tjera. Njerëzit që votojnë për politikanët populistë, zakonisht nuk u intereson se sa mirë zbatojnë ata një politikë e veçantë.
Në fakt, pretendimi i zakonshëm i politikanëve populistë – se mishërojnë vullnetin e njerëzve – eliminon mundësinë që ata mund të gabojnë ndonjëherë. Pra, sulmet e liderëve populistë ndaj elitës vihen rrallëherë në dyshim – edhe kur ata janë vetë pjesë e asaj elite. Kuptimi i rrënjëve të populizmit, është hapi i parë drejt identifikimit të mënyrave se si të mbrohet demokracia.
Së pari, populizmi është i lidhur me dobësimin e demokracive të përparuara. Elitat politike, janë distancuar nga votuesit pas dekadave të rënies së pjesëmarrjes në zgjedhje, të anëtarësimit në parti, dhe të aktivizmit qytetar, që krijonte dikur lidhjen midis elektoratit dhe qeverisë.
Këto lidhje e mbanin dikur qeverinë nën kontroll, dhe i detyronin politikanët t?i kushtonin vëmendje përgjegjësive të tyre përballë qytetarëve. Ndërkohë sot, partitë politike përfaqësojnë më pak interesa shoqërore dhe njerëz, pasi anëtarësia në partitë politike ka rënë.
Siç është shprehur politogu irlandez Peter Meir, politika ka krijuar një boshllëk. Dhe ai është mbushur nga populistët, që kanë anashkaluar institucionet tradicionale – nga parlamentet tek media kryesore ? të cilat kanë qenë gjithnjë shtyllat e demokracisë.
Përparimet teknologjike, e kanë futur në krizë median tradicionale. Media sociale, u jep mundësi populistëve të kontaktojnë direkt me bazën e tyre, pa ndërmjetësimin dhe interpretimin e shtypit. Kjo dinamikë, ndodh edhe në nivelin më të gjerë ndërkombëtar. Për vite me radhë, udhëheqësit kryesorë politikë në Evropë, ia kanë hedhur fajin Brukselit për shumëçka, për të rritur popullaritetin në vendin e tyre. Së dyti, edhe nëse disa liderë populistë do të bien përmes zgjedhjeve, populizmi ka të ngjarë t?i mbijetojë pandemisë së koronavirusit, pasi varianti i tij i krahut të djathtë ka qenë shumë i suksesshëm në zhvendosjen e gjithë debatit politik dhe ideologjik më tej, drejt qendrës së djathtë. Në disa raste, populizmi ka ndikuar shumë sjelljen e partive të qendrës së djathtë. Partia Konservatore në Britani, miratoi axhendën anti-BE të Partisë së Pvarësisë së Mbretërisë së Bashkuar, duke e nxjerrë vendin nga BE. Në Austri dhe Itali, e djathta populiste në qeveri ka ndryshuar politikat sipas dëshirës së saj. Ndryshimi është më i dukshëm në politikën evropiane të migracionit, që është bërë më jo-liberale, e nxitur nga frika e humbjes së identitetit kombëtar, dhe e shkeljes së angazhimeve ndërkombëtare. Por mund të shihet në shumë fusha të tjera, nga politika sociale, deri te siguria dhe antiterrori.
Qeveritë në Hungari dhe Poloni, e kanë dëmtuar në mënyrë sistematike sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore. Por janë regjistruar hapa pas në lirinë e shtypit dhe ato civile, siç është lufta e Francës kundër terrorizmit, dhe synimi i qeverisë italiane për të kufizuar aktivitetet e OJQ-ve që ndihmojnë refugjatët dhe emigrantët. Kjo ka minuar edhe qeverisjen e BE-së. Qeveritë populiste, kanë bllokuar ndërtimin e konsensusit në Këshillin Evropian. Aktualisht ndarjet brenda BE-së janë të shumta. Shumë analistë predikojnë ngritjen e populizmit, dhe taktikat e vetos nuk janë tashmë asgjë e re. Demokracia e dobësuar e Evropës, e ka të pamundur të vijojë me transformimet e shekullit XXI. Deri tani, reforma institucionale nuk ka funksionuar. Politika populiste shtron pyetjet më të thella rreth legjitimitetit, përfaqësimit dhe pjesëmarrjes politike. Kush janë ?njerëzit?? Kush vendos? Dhe dhe përfiton? Mbushja e këtyre boshllëqeve, kërkon një rishikim të plotë të marrëdhënieve në nivelin qeverisjes lokale, kombëtare, BE-së dhe atij global, në vend të reformës nga lart-poshtë që ka kryer zakonisht Bashkimi Evropian./Përshtatur nga CNA.al
Tryezës së Këshillit Politik pritet t’i shtohet edhe deputet...
Partia Demokratike i është përgjigjur ministrit të Brendshëm...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar këtë të shtu...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia vijon të shp...
Sekretari për Çështje Ligjore në PD, Çlirim Gjata u shpreh s...
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “Arrest me burg” 10 ditë...
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Nelson Mandelës, presiden...
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata ka hedhur...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të zhvillojë...
Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Malaj ka folur...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka hedhur akuza ...
* Dante Aligieri te “Komedia Hyjnore” shkruante “në mes të s...
Pas propozimit të presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të Rep...
Ish-kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe ish-a...
Analisti Mustafa Nano, ka analizuar mbrëmjen e sotme rolin e...
Gjatë një debati të zhvilluar në studion e emisionit “Kapita...
Kryeministri Edi Rama nuk mund të fitojë dot një mandat të t...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka bërë një tje...
Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia vlerësoi se hapja e një l...
Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, ka reaguar...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...