web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rritja e të infektuarve/ Rakacolli thirrje të fortë qytetarëve: Mund t’ja dalim, duhet të na besoni

15 Qershor 2020, 14:38, Lifestyle CNA

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, ka bërë një thirrje të fortë për qytetarët, teksa foli për rritjen e të infetuarve gjatë ditëve të fundit, ku vetëm sot u regjistruan 69 raste të reja.

Rakacolli tha se ka parë një lloj paradoksi në sjelljen e qytetarëve, ndërsa theksoi se mos respektimi i masave ka ardhur si shkak i kalimit të shpejtë të fazës së parë.

Kryetarja e Komitetit Teknik deklaroi se qytetarët nuk e besojnë më koronavirusin, por për ta vërtetuar që virusi ekziston përmendi rastin e viktimave.

Ajo i bëri thirrje qytetarëve në emisionin ?Top Talk? që të respektojnë masat, duke mbajtur distancë fizike dhe duke përdorur maska në ambjente të mbylla, pasi beson se mund t?ja dalim dhe ta kalojmë edhe këtë fazë me sukses.

?Njerëzit duke e kaluar me sukses atë fazën e parë, menduan se pandemia mbaroi dhe harruan që rezultati erdhi nga mbyllja që në fillim. Zbatimi me korrektësi i të gjitha masave bëri të kalohet me sukses faza e parë. Njerëzit duhet t?i besojnë ekspertëve, virusi ekziston dhe e vetmja mënyrë për të mbrojtur është duke mos e kontaktuar fizikisht dhe duke mbajtur higjenën?, theksoi Rakacolli./ CNA.al





Lajmet e fundit nga