"Terroristët" e rrjeteve sociale duhen çuar para drejtësisë
Prej ditësh bizneset në Shqipëri u përballën me një fo...
Prej ditësh bizneset në Shqipëri u përballën me një fo...
Mijëra vetë pritet të mblidhen në Uashington për një protestë masive, pas demonstratash që kanë shpërthyer në disa qytete të mëdha të vendin lidhur me vdekjen e George Floyd, një afrikano-amerikani i cili humbi jetën ndërsa ndodhej nën arrest nga policia.
Autoritetet policore të kryeqytetit thanë se parashikojnë që të shtunën turma e njerëzve të jetë më e madhe se në demonstratat e mëparshme.
George Floyd vdiq në 25 maj ndërsa një polic i bardhë i mbante gjurin në qafë për më shumë se tetë minuta. Pamje filmike që janë shpërndarë gjerësisht tregojnë zotin Floyd tek i përgjërohet oficerit t’i heqë gjurin pasi nuk po merrte dot frymë.
Ngjarja shënon shumë prej atyre rasteve kur anëtarë të komunitetit afrikano-amerikan kanë humbur jetën gjatë ose pas ndërveprimesh me policinë.
Demonstruesit në të gjithë Shtetet e Bashkuara u mblodhën të premten në ditën e 11-të të protestave që tashmë po zhvillohen kryesisht paqësore ndryshe nga disa prej tyre ku u panë dëmtime nga zjarrvënie tek plaçkitjet.
Gjithashtu të premten, Pentagoni tha se do të urdhëronte trupat aktive që ishin sjellë në zonën e Uashingtonit që të ktheheshin në bazë.
Një grup i vogël trupash aktive të “Gardës së Vjetër” me qendër në Arlington, të Virxhinias do të qëndrojnë në gatishmëri për ndihmë.
Kryebashkiakja e Uashington DC Bowser dënoi patrullimin e rrugëve nga zyrtarët federalë të zbatimit të ligjit, të cilët ndërmarrin veprime pa marrë parasysh “zinxhirët e komandimit që janë krijuar”.
Administrata Trump u kritikua gjerësisht pasi autoritetet federale qëlluan me plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit paqësorë jashtë Shtëpisë së Bardhë, në mënyrë që Presidenti Trump të mund të ecte drejt një kishe aty pranë e të pozonte për kamerat me një bibël në dorë.
Protestat në Uashington kanë ndodhur çdo ditë që nga e premtja e kaluar. Demonstratat paqësore gjatë orëve të paradites të së shtunën e së dielës u kthyen në të dhunshme në mbrëmje, me plaçkitje e akte të tjera dhune.
Kryebashkiakja Bowser njoftoi të enjten se është hequr ndalim-qarkullimi, ndërsa protestat janë bërë paqësore çdo ditë që kalon.
Megjithëse priten turma të mëdha të shtunën, rreth 700 anëtarë të Divizionit të 82-të Parashutist u kthyen në Fort Bragg, të Karolinës së Veriut. Ata ishin pozicionuar në shtetin e Virxhinias, në afërsi të Uashingtonit, dhe nuk kanë hyrë në qytet gjatë protestave.
Prania e forcave ushtarake ngriti shqetësimin se Presidenti Trump do të përdorte Ligjin për Rebelimin, për t?u lejuar forcave ushtarake që të përballen me mijëra njerëz që kanë protestuar çdo natë në qendër të Uashingtonit.
Protestat në Uashington dhe në dhjetëra qytete në të gjithë Amerikën u nxitën nga vdekja e George Floyd-it, një afrikano-amerikan që vdiq pasi një polic i bardhë i vendosi gjurin në qafë për më shumë se tetë minuta ndërsa Floyd përgjërohej se nuk mund të merrte frymë. Kjo ishte vdekja më e fundit nga shumë vdekje të amerikanëve me ngjyrë gjatë ose pas shkëmbimeve me oficerë të bardhë.
Vdekja e Floyd-it ndezi protesta mbarëkombëtare që kërkojnë drejtësi dhe reformim të sistemit.
Që nga fillimi i protestave, perimetri i sigurisë rreth Shtëpisë së Bardhë ka vazhduar të zgjerohet. Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar për protestën e planifikuar.
Të premten, kryebashkiakja Bowser ndryshoi zyrtarisht emrin e një rruge që çon në Shtëpinë e Bardhë duke e emërtuar “Black Lives Matter Plaza” dhe autorizoi punonjësit e qytetit të shkruanin parullën me shkronja të mëdha të verdha mbi rrugën. Mbetet e paqartë se cilat grupe po planifikojnë demonstrimin e së shtunës./ VOA
Shifrat e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut vijojnë të je...
Joe Biden ia doli. Sipas të dhënave të tij, 77 vjeçari pas s...
Deklarimi i pasurisë së deputetit Viktor Medvedçuk i ka befa...
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka votuar për të shf...
Gjermania kalon një hap përpara fqinjëve me paketën e re kon...
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha në një intervistë...
Protestat e këtyre ditëve në të gjithë Shtetet e Bashkuara k...
Ekonomia amerikane ka pësuar së fundmi hapa befasues me riha...
Kancelarja Angela Merkel, ditën e mërkurë njoftoi se qeveria...
Diskriminimi i vazhdueshëm kundër afrikano-amerikanëve është...
Ndërsa turmat e mëdha mblidhen mes protestave në Shtetet e B...
Tashmë në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të përdorë ...
Sipas kancelares Angela Merkel (CDU) paketa për stimulin eko...
Presidenti i SHBA Donald Trump tha të mërkurën tha se do të ...
Oficerët e policisë së qytetit të Nju Jorkut rrethuan, shtyn...
Në Kuvendin e Kosovës u votua sot qeveria e re e Avdullah Ho...
Pamje irrituese nga SHBA. Një reporter i Deutsche Welles që ...
Mijëra protestues në Paris kundërshtuan një urdhër të polici...
Pavarësisht investimeve në shuma miliardëshe, jo të gjithë g...
Tetë shtete dhe Distrikti i Kolumbias po zhvillojnë zgjedhje...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...