Kosovë/ Qeveria e re, levë për marrëveshje me Serbinë
Në Kuvendin e Kosovës u votua sot qeveria e re e Avdullah Ho...
Oficerët e policisë së qytetit të Nju Jorkut rrethuan, shtynë dhe fyen dy gazetarë të agjencisë së lajmeve Associated Press që po mbulonin protestat ditën e martë, sulmi më i fundit ky ndaj punonjësve të mediave gjatë një jave trazirash në të gjithë vendin.
Pjesë të incidentit u filmuan nga gazetari Robert Bumsted, i cili po punonte me fotografen Maye-E Wong për të dokumentuar protestat në Manhatanin e Poshtëm për vrasjen e George Floyd-it në Mineapolis.
Videoja tregon më shumë se gjashtë oficerë që përballen me gazetarët, ndërsa ata filmonin dhe fotografonin policët që urdhëronin protestuesit të dilnin nga zona përreth Fulton dhe Broduej menjëherë pas orës 8 të mbrëmjes kur kishte hyrë në fuqi ndalim-qarkullimi.
Një oficer, duke sharë, i urdhëron ata të shkojnë në shtëpi. Bumsted dëgjohet në video duke shpjeguar se mediat konsiderohen ?punonjës thelbësorë? dhe lejohen të jenë në rrugë. Një oficer i përgjigjet ?Nuk më plas fare?..”. Një tjetër i thotë zotit Bumsted: ?Qërrohu nga këtu ti copë?? (përkthimi jo i plotë për shkak të gjuhës së papërshtatshme).
Zoti Bumsted dhe zonja Wong thanë se oficerët i shtynë ata me forcë, duke i ndarë nga njëri-tjetri dhe duke i çuar drejt makinës së zotit Bumsted, e cila ishte e parkuar aty pranë.
Në një moment, Bumsted tha se po e mbanin të mbërthyer mbi makinën e tij. Ai dëgjohet në video duke i thënë oficerit se zonja Wong ka çelësat e tij dhe se u duhen që të largohen nga zona. Oficerët më pas lejuan zonjën Wong të afrohej dhe të dy u futën në automjet dhe u larguan. Të dy gazetarët kishin mjetin e identifikimit të agjensisë së lajmeve Associated Press dhe iu prezantuan policëve si punonjës të mediave.
?Atyre nuk u interesonte,? tha zonja Wong. ?Ata thjesht po më shtynin?.
Zyrtarët e Departamentit të Policisë në Nju Jork thanë se ata ?do ta shqyrtojnë këtë rast sa më shpejt të jetë e mundur?.
Gazetarët janë përballur me policë agresivë dhe protestues gjatë demonstratave nëpër Shtetet e Bashkuara, pasi afrikano-amerikani George Floyd vdiq javën e kaluar ndërsa mbahej në pranga, ndërkohë që oficeri i bardhë, Derek Chauvin, i mbante gjurin në qafë për disa minuta.
Policia në Louisville, Kentaki, kërkoi ndjesë pasi një oficer i hodhi plumba me material djegës drejt një ekipi televiziv lajmesh dhe një gazetar në Mineapolis u qëllua nga një plumb gome.
Gazetarët janë përballur me rreziqe të tjera, ndërsa raportojnë trazirat, krahas agresionit nga policia. Në Karolinën e Jugut, një reporter i lajmeve u godit në kokë nga një gur i hedhur dhe jashtë Shtëpisë së Bardhë, një reporter i kanalit Fox News u ndoq dhe u godit nga protestuesit. Dikush ia mori mikrofonin dhe ia hodhi mbi shpinë, dhe një kamera e fotografit të Fox News u shkatërrua.
Në Atlanta, protestuesit që luftuan me policinë dhe i vunë zjarrin makinave, gjithashtu thyen dritaret dhe shkruajtën fjalë të pahijshme në zyrat e CNN-it.
Zëdhënësja e Associated Press, Lauren Easton kritikoi të martën veprimet e oficerëve, të cilat ndodhën pasi mijëra njerëz në Nju Jork po kundërshtonin një ndalim-qarkullimi të vendosur pas disa netëve dhune dhe shkatërrimi. Gazetarët që mbulojnë ngjarjen janë të përjashtuar nga masat e ndalim-qarkullimit.
?Roli i gazetarëve është që të raportojnë lajmet në emër të publikut,” tha zonja Easton. “Është e papranueshme dhe thellësisht shqetësuese kur gazetarët sulmohen thjesht se po bëjnë punën e tyre?./ VOA
Në Kuvendin e Kosovës u votua sot qeveria e re e Avdullah Ho...
Pamje irrituese nga SHBA. Një reporter i Deutsche Welles që ...
Mijëra protestues në Paris kundërshtuan një urdhër të polici...
Pavarësisht investimeve në shuma miliardëshe, jo të gjithë g...
Tetë shtete dhe Distrikti i Kolumbias po zhvillojnë zgjedhje...
Zyrtarët e shtetit të Minesotës e përcaktuan vdekjen e Xhorx...
Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përke...
Ish-Nënpresidenti amerikan Joe Biden ka shprehur shqetësimin...
Një turmë e madhe njerëzish u mblodhën para dyqanit Cup Food...
Donald Trump dëshiron që për shkak të marrëdhënieve të Pekin...
Nga e mërkura Kosova mund të ketë qeverinë e re të krijuar n...
Në mes të trazirave racore në të gjithë vendin, Presidenti D...
Lidhja Demokratike e Kosovës kërkoi sot nga kryesia e parlam...
Gjatë 24 orëve të fundit, në Greqi kanë humbur jetën edhe ka...
Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien,...
Presidenti i SHBA Donald Trump vlerësoi Gardën Kombëtare, du...
Kosova ka pezulluar taksën për kamionët që kalojnë kufirin.M...
Autoritetet në Moskë i lehtësuan masat e izolimit kundër kor...
Protesta paqësore u shndërruan në plaçkitje, vënie zjarri dh...
Rritet ndjeshëm numri i rasteve të reja të infektuara me koo...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...