SHBA test në kohë pandemie/ Votime paraprake në tetë shtete amerikane
Tetë shtete dhe Distrikti i Kolumbias po zhvillojnë zgjedhje...
Pavarësisht investimeve në shuma miliardëshe, jo të gjithë grekët janë entuziastë për angazhimin e kinezëve në vend. Kritikët tërheqin vëmendjen, se Pekini synon të fitojë influencë politike.
Pas krizës financiare 2008/09 Kina ka investuar në Greqinë e mbytur në borxhe. Ajo që në BE ka shkaktuar frikë, në Greqi është perceptuar si sinjal shpëtimi. Mbi shtatë miliardë euro janë investuar në 15 vitet e fundit. Marrja e portit të Pireut prej kinezëve është një ndër shembujt më të spikatur. Kjo ka ndodhur në kuadër të projektit “Rruga e re e mëndafshit”, përgjatë së cilës ky port shërben si epiqendër e qarkullimit të mallrave nga Kina në BE.
Po ashtu janë nënshkruar një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi në fushën e energjetikës, turizmit apo drejtësisë. Marrëdhëniet e mira me Greqinë kanë për Kinën jo vetëm interes ekonomik. Pekini synon të fitojë edhe influencën politike për ta përçarë Europën, mendojnë kritikët.
Investime në ndërtim
Kinezët investojnë në Mesdhe prej vitesh. Ata ndërtojnë e restaurojnë dhe i kanë ndihmuar degës greke të ndërtimit përgjatë gjithë viteve të krizës. Një marrëveshje bilaterale mes dy vendeve i ka mundësuar këto projekte. Sipërmarrësi i ndërtimit Iosif Arabatzis e konsideron këtë një përfitim në të gjitha nivelet. ?Në vitet kur grekët nuk ndërtonin dot as shtëpia dhe as nuk mund të merrnin kredi për blerje shtëpie, dega e ndërtimit ishte përtokë. Kjo nismë u ka dhënë mundësi të gjithë pronarëve të banesave që t’i shesin ato dhe me paratë e shitjes të plotësojnë boshllëqet financiare të krijuara prej krizës.”
Vetëm në një projekt të tillë një investitor kinez ka derdhur 3,5 milionë euro. Po ky nuk është i vetmi projekt, thotë Alexandra Pappa, punonjëse e firmës së ndërtimit Epikyklos:
?Investitori blen truall ndërton dhe i shet shtëpitë e reja tek investitorë të tjerë kinezë. Disa autorizojnë firmat për administrimin e pronës së tyre. Këto sipërmarrje i administrojnë dhe i japin me qira banesat ose tek grekët si qiraxhinj afagjatë, ose i japin me qira afatshkurtër për vizitorë.”
Si një motor i vërtetë pune shërben në këtë rast i ashtuquajturi program i vizës së artë.
Prej tij përfiton kushdo që investon 250.000 euro në një imobilje në Greqi. Investitorët nuk blejnë vetëm shtëpi. Ata përfitojnë edhe lirinë e lëvizjes në të gjithë hapësirën Shengen. Edhe vende të tjera anëtare të BE-së e ofrojnë këtë, por Greqia e ofron me një çmim mjaft të leverdisshëm. Pastrim paraje, korupsion – kritikat janë të shumta.
Investitorë kinezë për “shopping” në Greqi
Qëkurse firma kineze Cosco ka marrë portin e Pireut, shumë investitorë kinezë bëjnë ture për shopping në Greqi. Rreth 7,5 miliardë euro janë investuar prej kinezëve në 15 vitet e fundit. Ministri grek i Zhvillimit Ekonomik dhe Investimeve Adonis Georgiadis thekson: ?Ne kemi përpiluar lista të detajuara me investime dhe kemi nënshkruar një marrëveshje mes dy vendeve tona. Dy herë në vit takohemi reciprokisht në Athinë dhe në Pekin, për të biseduar mbi ecurinë e investimeve. Kinezët investojnë ndër të tjera në turizëm, në energjitë e rinovueshme dhe në logjistikën e porteve.”
Shumë grekë janë mirënjohës për këtë. Investitorët europiane e konsideronin Greqinë me risk për shkak të krizës financiare. Ndaj kinezët ende konsiderohen sot si shpëtimtarë. Eshtë e qartë, që shumë grekëve këto investime u kanë ndihmuar që të kenë një punë dhe të ardhura. Por ekspertët paralajmërojnë nga rreziku që bart glorifikimi.
Thirrje për kujdes
Palmen Tonchev nga Instituti për Marrëdhëniet ndërkombëtare Ekonomike nënvizon: ?Ka një mit, që kinezët janë miq të mëdhenj të grekëve dhe se ata i dhanë dorën atyre në nevojë në një kohë që askush tjetër nuk e bëri. Por ne nuk duhet të harrojmë, që Kina e bën këtë thjeshtë për interesin vetiak. Ata kanë kërkuar objekte me vlerë, jo vetëm në Greqi, por edhe në vende të tjera europiano-jugore si në Spanjë, Portugali dhe në Itali. Pra përgjatë bregdetit të Mesdheut në Europë.”
Rruga e re e mëndafshit në Pekin është një program gjigand infrastrukturor. Greqia, tërheqin vëmendjen kritikët, i shërben Kinës si një urë. Pekini synon influencën për përçarjen e Europës. Por kinezët në Greqi i hedhin poshtë të tilla akuza, sikurse vëren edhe presidenti i shoqatës greko-kineze të investimeve, Michael Xi: ?Unë nuk i kuptoj vende të tjera, kur nuk dëshirojnë investimet kineze, atëherë çfarë do? Refugjatët.”
Michael Xi argumenton me para, kulturë, arsim, të gjitha këto i ofrojnë kinezët. Ai madje mendon, se ky është një pasurim për secilin vend. Shumë i konsiderojnë si një marrëdhënie dashurie raportet greko-kineze. Të dyja palët përfitojnë prej kësaj, të paktën për momentin. Për rreziqet dhe pasojat askush nuk mendon në Greqi./ DW
Tetë shtete dhe Distrikti i Kolumbias po zhvillojnë zgjedhje...
Zyrtarët e shtetit të Minesotës e përcaktuan vdekjen e Xhorx...
Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përke...
Ish-Nënpresidenti amerikan Joe Biden ka shprehur shqetësimin...
Një turmë e madhe njerëzish u mblodhën para dyqanit Cup Food...
Donald Trump dëshiron që për shkak të marrëdhënieve të Pekin...
Nga e mërkura Kosova mund të ketë qeverinë e re të krijuar n...
Në mes të trazirave racore në të gjithë vendin, Presidenti D...
Lidhja Demokratike e Kosovës kërkoi sot nga kryesia e parlam...
Gjatë 24 orëve të fundit, në Greqi kanë humbur jetën edhe ka...
Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien,...
Presidenti i SHBA Donald Trump vlerësoi Gardën Kombëtare, du...
Kosova ka pezulluar taksën për kamionët që kalojnë kufirin.M...
Autoritetet në Moskë i lehtësuan masat e izolimit kundër kor...
Protesta paqësore u shndërruan në plaçkitje, vënie zjarri dh...
Rritet ndjeshëm numri i rasteve të reja të infektuara me koo...
Guvernatorët e Minesotës dhe 11 shtete të tjera kanë mobiliz...
Qeveria në detyrë e Kosovës vendosi që nga sot të mos lejohe...
Koha na ka treguar se Covid-19 nuk kursen askënd, qoftë ai d...
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi shtyrjen e takimit ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...