Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Pas atij gjumi të thellë dhe të qetë, që kalova mbrëmë, as që më shkon fare ndërmend (mos o Zot!) t’u prish festën atyre, që gati po qanin mbrëmë nga gëzimi për marrëveshjen historike “Ishim më mirë, kur ishim më keq”, e cila i amniston të gjitha krimet zgjedhore të 10 viteve të fundit në Shqipëri. Që do të thotë se PD duhet t’i kërkojë falje Edi Ramës, se i bie që i paska rënë më qafë kot për të gjitha akuzat me vjedhje votash, për sa kohë që do të ruajë të njëjtat rregulla loje për zgjedhjet. Por jam i bindur se ky debat nuk ia vlen shumë tani.
Më shumë ka rëndësi që njerëzit duhet ta dinë se për të shkuar deri tek shampanja ka ende edhe pak punë për t’u bërë.
Sepse që “fitorja” e arritur nga zotërinjtë Luli Basha dhe Edi Rama të bëhet fakt, duhet që ajo të kalojë me të paktën 84 vota në parlament. Që do të thotë se ajo duhet të votohet prej Myslim Murrizit, Rudina Hajdarit, Ralf Gjonit dhe të tjerëve përfaqësues të opozitës parlamentare.
Por që kjo të ndodhë ka vetëm dy mundësi, ose që ata të binden se kjo është në të mirën e tyre dhe të Shqipërisë dhe historia mbyllet këtu. Ky opsion duket shumë larg realitetit po të kesh parasysh deklaratat e tyre të ashpra dhe të vazhdueshme kundër një pazari PD-PS.
Mundësia tjetër është që një pjesë prej tyre të “ndryshojnë” mendim këto ditë, që në shqipen e pastër përkthehet të blihen ose të shantazhohen dhe në finale të tradhtojnë shokët. Sepse Partia Socialiste sot në parlament kontrollon vetëm 77 vota dhe çdo numër mbi këtë shifër që do të dalë në rezultat do të thotë që është deputet i blerë ose nga zoti Edi Rama, ose nga zoti Luli Basha, ose nga të dy bashkë.
Le më pastaj po të llogarisim edhe Presidentin e Republikës si një faktor që ka ndonjë rol për të luajtur në këtë çështje. Ajo do të prishte fare dasmën e marrëveshjes, sepse Ilir Meta ka më shumë një vit që nuk lë rats pa thënë se parlamenti shqiptar ka vetëm 82 deputetë legjitimë dhe se të tjerët ai nuk i quan.
I bie që edhe po e blenë opozitën parlamentare zoti Luli Basha dhe zoti Edi Rama pritet të kenë punë pastaj edhe me të zotin e kushtetutës. Gjithmonë, nëse Presidenti do t’i qëndrojë besnik premtimeve solemne me dorë në zemër para popullit dhe flamurit të Skënderbeut.
I thashë të gjitha këto, jo se kam ndonjë shpresë të madhe që do të realizohen, sepse nuk besoj asnjëherë tek mrekullitë, por për ta bërë me të qartë panoramën e shëmtuar të asaj që ndodhi mbrëmë.
Që do të thotë se ajo marrëveshje është edhe më e pisët, se sa e kemi menduar vetëm duke parë se si dolën të qeshur Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, vetëm për faktin se kishin arritur që t’i mbanin brenda kutive të votimit “çunat problematikë” përkatës për të vjedhur votat e të tjerëve.
Sepse çdo shqiptar duhet ta dijë paraprakisht, se që kjo marrëveshje të bëhet fakt, mu në mes të ditës dhe live përpara gjithë botës, disa deputetë do të blihen ose do të shantazhohen.
Dhe përfytyroni vetë pastaj se çfarë kuptimi ka të flasësh për vjedhje në qendrat e votimit, kur votat trafikohen haptas në parlament./ CNA.al
Ambasadorët ishin çelësi i zgjidhjes së ngërçit politik në S...
Dje në mbrëmje, Luli Basha, kryetari i Republikës së re, shp...
Përfundon takimi i opozitës parlamentare me ambasadoren e SH...
Këshilli Politik pritet të mblidhet sërish sot pasdite në or...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me marrëv...
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa vijon me akuzat ndaj kryetarit të...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar në lidhje me...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Deputeti demokrat, Myslim Murrizi ka reaguar me tone të fort...
Qëndresa Qytetare monitoroi vendimet e Këshillit Bashkiak Ti...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim do të vijë sërish sot...
Në Shqipëri, palët politike arritën mbrëmjen e së premtes ma...
Pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore është pu...
Ish kreu i Alenacës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar pa...
Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka reaguar pas arri...
Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi e ka konsid...
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka reaguar pas arritjes së ...
Deputetja Rudina Hajdari ka folur për mediat në përfundim të...
Përfaqësuesi i opozitës në Këshillin Politik Damian Gjiknuri...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas miratimit të marrëveshje...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...