Mbyllja e kapitujve të BE për arsimin dhe kërkimin shkencor, Kumbaro: Fryt i reformave
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Në fazën aktuale, vendimtare për përparimin e Shqipërisë në udhën e integrimit evropian, Reforma në Drejtësi nuk duhet të minohet nga sulme të ndryshme: deklarata u bë sot nga drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian dhe Shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Genoveva Ruiz Calavera, në një shkrim të gjatë lidhur me ecurinë e kësaj reforme. Komentet e zonjës Calavera pasojnë debatet e rihapura ditët e fundit lidhur me këtë reformë.
Presidenti Ilir Meta në deklaratat e fundit publike, ka qenë kritik lidhur me zbatimin e saj dhe nuk kurseu as akuzat e drejtpërdrejta ndaj misioneve amerikane dhe europiane të ndihmës juridike të cilat kanë ndjekur nga afër jo vetëm hartimin e reformës por dhe vënien e saj në jetë. Ndërsa në një Platformë për integrimin europian të vendit, paraqitur, siç tha ai partive politike, binte në sy propozimi ?për ngritjen e një Këshilli Politik ku duhet të bëhen me konsensus unanim çdo ndryshim ligjor e kushtetuese në lidhje me reformën në drejtësi?. Një strukturë e ngjashme me atë për Reformën Zgjedhore, si një institucion që anashkalon parlamentin, duke qenë ai vendimmarrrësi kryesor.
?Pas vitesh pune të palodhur për ndërtimin e themeleve të forta për një gjyqësor të pavarur, të përgjegjshëm dhe vërtet të paanshëm në Shqipëri, ekziston vetëm një mënyrë për të siguruar zbatimin e plotë të reformës në drejtësi në Shqipëri: ecja përpara, në të mirë të qytetarëve shqiptarë?, shkruajti sot zonja Calavera. Duke përmendur ngritjen dhe vënien në funksionim të institucioneve të reja të Drejtësisë, ajo theksoi se ?këto rezultate të rëndësishme duhet të pranohen, të ruhen dhe të zhvillohen?.
Falë funksionit të saj në Bruksel, si drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor, zonja Calavera, njeh nga afër dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë. ?Muajt e ardhshëm do të jenë thelbësorë në kontekstin e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE dhe zbatimi i vazhdueshëm i reformës gjyqësore do të jetë kyç?, nënvizoi ajo duke saktësuar se ?kjo nuk ka të bëjë vetëm me kryerjen e punës teknike, por ka të bëjë edhe me angazhimin politik. Kjo është arsyeja pse të gjithë aktorët në Shqipëri duhet të vazhdojnë të garantojnë kushtet e nevojshme politike që reforma të shpaloset pa probleme. Nuk ka asnjë arsye për të vënë në pikëpyetje bazat e procesit të reformës, sado e vështirë të jetë dhe, po, në disa raste edhe sfiduese. Arritjet e qarta dhe konkrete në zbatimin e reformës në drejtësi duhet të vazhdojnë tani me më shumë vendosmëri dhe angazhim se kurrë?.
Debate rreth reformës në Drejtësi zgjoi dhe nisja e hetimeve ndaj një prej anëtarëve të Kolegjit të Apelimit, Luan Daci, nën dyshimet se ka fshehur nga të dhënat e tij, largimin nga detyra si gjyqtar në vitin 1997. Daci u pezullua nga funksionet në Kolegj me vendim të Gjykatës. Për zonjën Calavera ?hetimi aktual në rastin e njërit prej anëtarëve të Kolegjit të Apelimit, dhe pezullimi i mëpasshëm nga detyra, nuk duhet të jetë një justifikim për të sulmuar reformën gjyqësore, përkundrazi, duhet të shihet si prova më konkrete që sistemi ka filluar të funksionojë në mënyrë efektive?.
Edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim në disa deklarata dhe pastime radhazi në rrjetet sociale i mëshoi rëndësisë së vazhdimit të Reformës. ?Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim dhe duhet të vazhdojë”, shkroi ajo në Tëitter pak ditë më parë. Ndërsa më pas në një deklaratë të saj ambasada amerikane, duke nënvizuar angazhimin në mbëhstetje të Reformës theksonte se ?ne nuk duhet të humbasim përqëndrimin, ne nuk duhet të çorientohemi ? synimi është i qartë, populli shqiptar foli dhe reforma në drejtësi duhet të ecë përpara, hap pas hapi” saktësonte deklarata./ VOA
Debati për “ligjërimin masiv të përgjimeve, nuk është i ri. ...
Ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, duke komentuar çësh...
Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun Devis Xhe...
Ministri për Rindërtimin dhe koordinatori i situatës ekonomi...
Pak më parë ka filluar mbledhja e Këshillit Politik për Refo...
Ministri i ngarkuar për situatën ekonomike të pandemisë, Arb...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar përmes n...
Drejtuesi i Departamentit për Mjedisin në PD, Jamarbër Mallt...
“Tetori do jetë një muaj zgjedhjesh”. Kështu deklaroi kryeta...
Qeveria Rama konfirmoi dy ditë më parë zgjedhjen e ish-zëven...
Shefja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera ka bërë thirrje që Refo...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralajmërim të fortë për ...
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka zhvilluar sot një takim me a...
Deputeti Myslym Murrizi ka bërë deklaratën e fortë nga folto...
Avokati Spartak Ngjela thotë se Ambasadorja e Shteteve të Ba...
Deputeti Andi Përmeti ka kritikuar mënyrën sesi kryeministri...
Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi ka folur me...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leoanrd Ol...
Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi mirëpret ven...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...