Reforma në Drejtësi/ Shefja e ONM: Rezultatet të pranohen, çfarë tregoi rasti i Luan Daçit
Shefja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera ka bërë thirrje që Refo...
Qeveria Rama konfirmoi dy ditë më parë zgjedhjen e ish-zëvendësministrit të Financave Ervin Meta anëtar të Bordit me funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF). Mete ishte votuar në këtë post nga Kuvendi në shtator 2019.
Ky emërim është vazhdim i politizimit të këtij insitucioni, filluar në vitin 2017 me emërimin e parardhësit të Metes, ish-deputetit socialist Ervin Koçi, nga shumica socialiste.
Por emërimi i Metes shkon edhe më tej në shkeljen e përcaktimeve ligjore për kushtet që duhet të plotësojë drejtuesi i njërit prej institucioneve më të rëndësishme financiare të vendit.
Ligji për AMF-në (neni 5) përcakton qartë kriteret që duhet të plotësojë çdo anëtar i Bordit të AMF-së, mes të tjerave:
? Të jetë i paangazhuar në funksione drejtuese partiake;
? Në tre vitet e fundit të mos ketë qenë ortak, aksioner, apo anëtar të organeve drejtuese të subjekteve të mbikëqyrura;
? Në tre vitet e fundit të mos ketë qenë punonjës me kohë të pjesshme apo të plotë në subjektet e mbikëqyrura.
Në rastin e Metes duket se të treja këto pika janë shkelur direkt ose indirekt duke i anashkalur përmes zvarritjes së procesit.
Angazhimi politik
Ervin Mete, që prej vitit 2013, ka mbajtur pozicione të larta politike në qeveri dhe ka qenë për një kohë kryetar i Partisë G99.
Në tetor 2013, ai u emërua zëvendësministër i Financave, ndërsa në dhjetor 2014 zëvendësministër në ministrinë e Ekonomisë, ku qëndroi gati dy vjet. Në maj-tetor 2017, ai punoi si këshilltar i Kryeministrit Rama dhe më pas drejtor kabineti i Ministrit të Financave dhe Ekonomisë.
Në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 Mete ishte pjesë e listës së kandidatëve socialistë për këshilltarë bashkiakë në Tiranë, ku vazhdon të shërbejë që pas fitores, siç konfirmohet nga të dhënat e KQZ-së.
Angazhim në subjekt që duhet të mbikqyrë
Angazhimi i Metes në Këshilin Bashkiak Tiranë e ka vënë atë në shkelje të kriterit ligjor që të mos ketë shërbyer në një institucion që duhet të mbikqyrë. Sikurse ka argumentuar Instituti i Studimeve Politike, posti si anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë e vendos Ervin Meten në pozita joligjore dhe në konflikt interesi, pasi AMF mbikëqyr edhe institucionet që emetojnë obligacione të qeverisë vendore.
Por Mete ka patur edhe një tjetër konflikt direkt interesi i cili është shmangur në pamje përmes zvarrijtes së procedurave parlamentarwe.
Ervin Mete ka qenë pjesë e bordit mbikëqyrës të kompanisë së Sigurimeve INSIG nga viti 2013 deri në gusht 2016, si dhe kryetar i këshillit mbikqyrës të Shoqërisë së Parë Financiare të Zhvillimit FAF, të dyja institucione që mbikqyren nga AMF-ja.
Për këtë arsye ai nuk mund të zgjidhej anëtar i Bordit të AMF-së para shtatorit 2019. Kandidatura e tij dhe e dy të tjerëve iu paraqit Kuvendit nga qeveria, në prill 2019. Kuvendi duhet ta kishte skualifikuar Meten menjëherë dhe të votonte një nga dy kandidaturat e tjera.
Por Kuvendi e zvarriti procesin për mbi katër muaj, duke e shtyrë votimin në axhendën e Kuvendit disa herë pa asnjë shkak. Në një rast, Kuvendi Kuvendi e shtyu datën e parashikaur për votimin për kreun e bordit të AMF-së, me kërkesë të kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla, pa specifikuar arsyet. Kërkesa e tij është miratuar nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.
Në një rast tjetër, në momentin e votimit, pra, më datën 18 korrik, ishte Grupi Parlamentar Demokrat, pra opozita e re, që kërkoi shtyrjen e votimit, kërkesë që u miratua me votën e gjithë Kuvendit. Sipas deklaratës së tyre, deputetët kërkues kërkonin shtyrjen e votimit pasi ata mendonin se ?emrat e sjellë në Kuvend mund të kenë konflikt interesi.?
Kështu, votimi në Kuvend u shty për në 12 shtator 2019, vetëm pak ditë pasi plotësohej afati 3-vjeçar i largimit të Metes nga INSIG-u. Me votat socialiste, Kuvendi e emëroi Ervin Mete anëtar të Bordit të AMF-së me funksion Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv.
Më 19 shkurt 2020, qeveria miratoi me VKM pemërimin e Metes në postin e e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të AMF-së./ Exit.al
Shefja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera ka bërë thirrje që Refo...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralajmërim të fortë për ...
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka zhvilluar sot një takim me a...
Deputeti Myslym Murrizi ka bërë deklaratën e fortë nga folto...
Avokati Spartak Ngjela thotë se Ambasadorja e Shteteve të Ba...
Deputeti Andi Përmeti ka kritikuar mënyrën sesi kryeministri...
Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi ka folur me...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leoanrd Ol...
Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi mirëpret ven...
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bern...
Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari gjatë inte...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka ngritur alarmin se krye...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë “llogari” sot në Kuvend në li...
Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka replikuar sot me kry...
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shkuar sot në Fushë Krujë ku ...
Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka folur me tone të forta...
Nga Mitro ÇelaZONJA KIMMegjithë “vellon” e diplomatit, edhe ...
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përmes një postimi në...
Ambasadorja Yuri Kim pritet të zhvillojë një takim me të kat...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...