Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Debati për “ligjërimin masiv të përgjimeve, nuk është i ri. Një ligj për përgjimet ka qenë propozuar dikur në vitin 2012 nga Ministri Genc Pollo.
I pyetur kohë më vonë për atë nismë Ilir Rusmali sqaronte:
Propozimi i Prokurorisë ishte defektoz dhe nuk rrinte dot në kontekstin e ligjit dhe të amedamenteve që ishin paraqitur.
Në atë kohë, me vullnet shumë të mirë pozitiv, ne u përpoqëm me vullnet shumë te mirë, që projektligjit t?i jepnim cilësitë që i mungonin. Në radhë të parë duke iu përgjigjur nevojës së Prokurorisë me amendamente adekuate, si dhe në radhë të dytë, duke prezantuar përpara Ekzekutivit dhe Parlamentit nevojën për sanksionimin në ligj të garancive të forta ligjore për mbrojtjen e pacenueshmërisë së komunikimeve dhe korrespondencës së individëve. Pacënueshmëria e tyre është e drejtë themelore kushtetuese dhe nuk mund të vihet në diskutim, nuk mund të nëpërkëmbet dhe nuk mund të shkelet në asnjë rrethanë dhe për asnjë justifikim administrativ. Rregullat për ndërhyrjen në këtë liri janë të përcaktuara rreptësisht dhe janë në të gjitha vendet e Europës të shoqëruara me garanci të mëdha për individin. Minimalja ndër to: detyrimi i shtetit për ta informuar individin aposteriori për faktin se është përgjuar. Nëse do të kishim pranuar amendamentin që na u servir si i domosdoshëm, sot do të kishim përgjimin si një fernomen masiv në çdo cep të territorit të Shqipërisë dhe ky fenomen do të ishte shumë i vështirë për t?u kontrolluar?.
Të vetmi që i mbetën besnikë propozimit të qeverisë për përgjimet ishin Edi Paloka dhe Gent Strazimiri.
Në atë kohë deputetë të PD dhe kryetari i komisionit të ligjeve shqiptoi frazën: ?Jemi dakord me deputeten parafolëse të opozitës?.
Dhe kjo histori në dukje teknike, debatesh në një komision parlamentar, rikthen sot me një pamje tjetër debatin e rihapur për shkak të nismës së Ministrit Lleshaj.
Vota kundër e tyre ndaj amendamentit në nenin 8 që do të decentralizonte të drejtën e përgjimit, tek prokuroritë e rretheve, do të vendoste edhe fatin e anëtarëve të djathtë të Komisionit të Ligjeve. Ilir Rusmali, Enkelejd Alibeaj, Arenca Trashani, Luan Skuqi, Paulina Hoti, Ylli Lama, Fatos Hoxha, Ilir Bano, Astrit Bushati, Dashnor Sula dhe Tritan Shehu përmes votës së tyre kundër propozimit të Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë, do të përjashtoheshin nga Berisha në listat për zgjedhjet e 2013-ës.
Gjithashtu, edhe deputeti Viktor Gumi që ka mbajtur detyrën e Sekretarit të këtij komisioni nuk do të rikandidohej më, ndonëse ai mungoi në të dyja mbledhjet e Komisionit të Ligjeve.
Por çfarë kërkohej nga drafti i 2012-ës?
Qeveria kërkonte që të shtonte një pikë ku të parashikohej se ?Prokurori i Përgjithshëm për çështje të veçanta, për nevoja të hetimeve paraprake sipas procedurave të caktuara në nenet 221-226 të Kodit të Procedurës Penale, të urdhëronte realizimin teknik të procesit të përgjimit nga prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë dhe nga prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda?. Ndërhyrja nëpër rrethe dhe ndikimi i ekzekutivit do të ishte më i lehtë nëpër rrethe.
Por, deputetët e Ligjeve do ta rrëzonin këtë propozim.
Nëse do të ishte pranuar, përgjimi që prej vitit 2012, do ishte kthyer në një normë për të cilën mbase sot nuk do të devatohej më.
Por ai debat dhe fati i atyre deputetëve që kundërshtuan, shpjegon sot heshtjen e PD-së zyrtare për “nismën” e re të Lleshajt si ajo e Pollos në 2012-ën.
Procesverbali i mbledhjes për nenin e debatueshëm për përgjimet
Ilir Rusmali ? Neni 8. Po, zonja Felaj.
Ermonela Felaj ? Pas pikës 2 të nenit 23 të ligjit aktual propozohet të shtohet një pikë e tretë, me këtë përmbajtje: ?Prokurori i Përgjithshëm për çështje të veçanta, për nevoja të hetimeve paraprake sipas procedurave të caktuara në nenet 221-226 të Kodit të Procedurës Penale, urdhëron realizimin teknik të procesit të përgjimit nga prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë dhe nga prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda?. Unë mendoj se kjo përmbajtje bie në kundërshtim me përmbajtjen e nenit 23, i cili bën fjalë për përgjimet që autorizon vetë gjykata dhe të cilat prokurori është i detyruar t?i zbatojë, prandaj mendoj se kjo pikë nuk duhet t?i bashkëngjitet nenit 23 dhe ky i fundit të ngelet siç është. Konkretisht në pikën 2 të nenit 23 të ligjit thuhet: ?Proceset teknike të përgjimit të komunikimeve për nevojat e hetimeve paraprake, sipas procedurave që përcakton neni 221-226, kryhen në zyrën e prokurorit të Përgjithshëm?, ndërkohë që pika 3 propozon një gjë të kundërt.
Në qoftë se pika 2 flet për centralizimin, pra që përgjimet të kryhen vetëm tek ajo zyrë, pika 3 flet për decentralizimin, që të mos kryhen nga ajo zyrë, por nga rrethet. Meqenëse këto vijnë në kundërshtim, unë mendoj se pika 3 s?duhet të përfshihet. Por ka edhe arsye të tjera: vendimet për përgjime që jep gjykata rregullohen nga Kodi i Procedurës Penale, ndërsa ligji nuk bën fjalë për përgjimet, të cilave u referohet Kodi i Procedurës Penale, rezultati i të cilave shërben si provë në gjykatë, por bën fjalë për një lloj përgjimi tjetër, që nuk lidhje fare me këtë kod. Bën fjalë për përgjimin që kërkojnë të realizojnë për detyrat që ngarkon ligji shërbimet informative, prandaj kjo pikë, edhe sipas këtij arsyetimi, nuk ka vend fare të hyjë këtu, sepse një përgjim që autorizon gjykata do të ndjekë detyrimisht rrugën që përcakton Kodi i Procedurës Penale dhe jo ky ligj.
Ilir Rusmali ? Dakord. Po, zoti Hoxha.
Fatos Hoxha ? Jam dakord me argumentet që dha zonja Felaj. Në fakt është këmbëngulur nga Prokuroria dhe mua më është dukur absurde kërkesa e tyre. Me ligjin aktual, po ta marrim në bazë të parimit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ky Kuvend e ka ngritur nivelin te prokurori i Përgjithshëm, i cili varet direkt nga Kuvendi. Ata kërkojnë sot që këtë gjë, që ne e kemi cilësuar te një njeri me përgjegjësinë më të madhe ta ulin e ta çojnë në nivele më të ulëta. Pra, unë po shtoj argumente të tjera që ky nen duhet të bjerë, zoti kryetar. Le ta lëmë ashtu siç është në ligjin aktual. Nëse Prokuroria jep argumente të tjera për këtë gjë, i bie ose të ndryshojmë nenet e caktuara për këtë gjë në Kodin e Procedurës Penale? ka edhe një ligj me të cilin funksionon sot prokuroria dhe që nëpërmjet të cilit i delegon Prokuroria e Përgjithshme këto detyra. Prandaj i bashkëngjitem mendimit të zonjës Felaj.
Faleminderit për mendimin, zonja Felaj!
Ilir Rusmali ? Dakord. Ka amendament tjetër? Nuk ka. Kush është dakord me amendamentin e zonjës Felaj, që mbështetet edhe nga kolegu Hoxha? Miratohet. Pra, ne jemi kundër nenit 8. Neni 9. Ka amendamente? Nuk ka./ CNA.al
Ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, duke komentuar çësh...
Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun Devis Xhe...
Ministri për Rindërtimin dhe koordinatori i situatës ekonomi...
Pak më parë ka filluar mbledhja e Këshillit Politik për Refo...
Ministri i ngarkuar për situatën ekonomike të pandemisë, Arb...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar përmes n...
Drejtuesi i Departamentit për Mjedisin në PD, Jamarbër Mallt...
“Tetori do jetë një muaj zgjedhjesh”. Kështu deklaroi kryeta...
Qeveria Rama konfirmoi dy ditë më parë zgjedhjen e ish-zëven...
Shefja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera ka bërë thirrje që Refo...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralajmërim të fortë për ...
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka zhvilluar sot një takim me a...
Deputeti Myslym Murrizi ka bërë deklaratën e fortë nga folto...
Avokati Spartak Ngjela thotë se Ambasadorja e Shteteve të Ba...
Deputeti Andi Përmeti ka kritikuar mënyrën sesi kryeministri...
Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi ka folur me...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leoanrd Ol...
Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi mirëpret ven...
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bern...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...