750 miliardë euro nga BE për paketën anticovid/ Tomorri: Ja dy shtetet që përfitojnë më shumë
Gazetari Klodian Tomorri thotë se paketa financiare anticovi...
Ata që banojnë në Tiranë kishin të ardhura për frymë më të lartat në vitin 2018, ndërsa Kukësi vijon të jetë rajoni më i varfër i Shqipërisë, sipas të dhënave të INSTAT për Prodhimin e Brendshëm Bruto rajonal, 2018. Për frymë, të ardhurat janë sa 31.1% e mesatares së Bashkimit Europian, që sipas Eurostat, është ndër më të ulëtat në Europë.
I gjithë veriu vijon të jetë më i varfëri në vend, ndërsa Qendra më e pasura.
Sipas INSTAT, në vitin 2018, niveli i PBB-së për frymë në rajonin statistikor nivel 1 (Republika e Shqipërisë), arriti në 571 mijë Lekë. Krahasuar me vitin 2017, PBB për frymë në terma nominale u rrit me 5,75%.
Në vitin 2018, sipas rajoneve statistikore në nivel 2, në rajonin statistikor Veri, PBB për frymë është 462 mijë lekë, duke shënuar një rritje nominale me 4,7%, krahasuar me vitin 2017. PBB për frymë e këtij rajoni është 19,1% nën mesataren e vendit.
Në rajonin statistikor Qendër, PBB për frymë është 692 mijë Lekë dhe pati një rritje me 5,6%, krahasuar me vitin 2017. PBB për frymë e këtij rajoni rezultoi 21,2% mbi mesataren e vendit.
Në rajonin statistikor Jug, PBB për frymë është 511 mijë Lekë, duke shënuar një rritje me 6,3%, krahasuar me vitin 2017. PBB për frymë e këtij rajoni është 10,4% nën mesataren e vendit.
Niveli më i lartë i PBB-së për frymë sipas rajoneve statistikore në nivel 3 (Qark), në vitin 2018, ishte në Qarkun e Tiranës, me 783 mijë lekë dhe shënoi një rritje në terma nominale prej 5,1% krahasuar me vitin 2017. PBB për frymë e këtij qarku ishte 37,3% mbi mesataren e vendit. Më pas renditet Qarku i Fierit, me 599 mijë lekë, duke shënuar një rritje në terma nominale prej 8,4% ndaj vitit 2017. PBB për frymë e këtij qarku ishte 5,0% mbi mesataren e vendit.
Niveli më i ulët i PBB-së për frymë sipas rajoneve statistikore në nivel 3 (Qark) në vitin 2018, u vlerësua në Qarkun Kukës me rreth 362 mijë Lekë duke shënuar një rritje në terma nominale me 7,3%, krahasuar me vitin 2017. PBB për frymë e këtij qarku ishte 36,6% nën mesataren e vendit. Më tej, me PBB-në për frymë më të ulët vijon Qarku Elbasan me rreth 398 mijë Lekë duke shënuar një rritje me në terma nominale 5,9% ndaj vitit 2017. PBB për frymë e këtij qarku ishte 30,3% nën mesataren e vendit.
Standardi i Fuqisë Blerëse
PBB e Republikës së Shqipërisë e shprehur në Standardin e Fuqisë Blerëse (Purchasing Power Standard ? PPS) në vitin 2018 është 27.581 PPS.
PBB për frymë në PPS për vitin 2018 për Republikën e Shqipërisë është 31,1% e mesatares së Bashkimit Evropian BE28 = 100. Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, në këto nivele Shqipëria renditet ndër më të varfrat në Europë, së bashku me Bosnjën e Kosovën.
Sipas rajoneve statistikore në nivel 2, në rajonin Qendër, PBB për frymë në PPS për vitin 2018 ishte 37,7%, në rajonin Veri 25,1% dhe në rajonin Jug 27,8%./Monitor
Gazetari Klodian Tomorri thotë se paketa financiare anticovi...
Janë rreth 97 mijë punonjës që u është miratuar pagesa prej ...
Shqipëria vlerësohet si një nga shtetet që do ta vuajë më sh...
Kushtet e reja ekonomike dhe gjeopolitike do të sjellin një ...
Në katër muajt e parë të vitit, të ardhurat në buxhetin e sh...
Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqip...
Prej disa javësh punonjës të administratës tatimore, të Insp...
Teksa të ardhurat buxhetore shënuan një ulje dramatike gjatë...
Prilli duket se ka qenë muaji më i vështrë në ekonomi, ku po...
Banka e Shqipërisë analizoi se, Covid-19 pritet të ketë një ...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka dhënë de...
Parashikimet për ecurinë ekonomike të Shqipërisë këtë vit, s...
Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka në një intervistë pë...
Ministri i ngarkuar për situatën ekonomike nga koronavirusi,...
Eksperti i ekonomisë, Ardian Civici, në një intervistë për O...
Presidenti Ilir Meta ka reagar lidhur me paralajmërimet e fu...
Komisioni Evropian thotë se do të propozojë hapjen graduale ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko thotë se për ...
Sa më shumë kalon koha aq më të zymta bëhen parashikimet e i...
Kreu i PD, Lulzim Basha, duke iu referuar të dhënave të Bank...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...