Pandemia, rënia më e madhe në sektorët e shërbimeve dhe bujqësisë
Banka e Shqipërisë analizoi se, Covid-19 pritet të ketë një ...
Prilli duket se ka qenë muaji më i vështrë në ekonomi, ku pothuajse gjithçka ishte e mbyllur, si rrjedhojë e Covid-19, dhe kjo është reflektuar dhe në performancën e të ardhurave buxhetore.
Të dhënat paraprake të Ministrisë së Financave bëjnë të ditur se të ardhurat buxhetore në prill ranë me 30% në raport me të njëjtën peruidhë të një viti më parë, të ndikuara nga të gjitha zërat, ku efektin kryesor e dhanë TVSH-ja, tatim fitimi, taksat nacionale dhe ato të pushtetit vendor.
Për 4 mujorin, të ardhurat janë tkurrur me 11%, të ndikuara nga performance e dobët e marsit dhe sidomos prillit, ndërsa për dy mujorin kishin rezultuar në një terren pozitiv. Në vlerë absolute, për 4 mujorin në buxhet janë mbledhur 16 miliardë lekë më pak, ose 132 milionë euro më pak, 75% e të cilës ka ardhur vetëm nga muaji prill.
Kjo performancë negative do të kërkojë rishikim të buxhetit, pasi ai edhe pas ndryshimit të dytë vijon të ketë një planifikim të ardhurash më të lartë se fakti 2019.
Prilli
Të ardhurat totale në prill ishin 29 miliardë lekë, nga 41 miliardë lekë në prill 2019, me tkurrje 30%.
Nga TVSH-ja, zëri kryesor në buxhet dhe që është një tregues direkt i konsumit, u mblodhën 7.4 miliardë lekë, me një tkurrje prej 34% në raport me prillin 2019, duke ndikuar në një të tretën e rënies totale të të ardhurave.
Tatim fitimi solli në buxhet 1.8 miliardë lekë, me një tkurrje prej 51%. Për shumë biznese pagesat e tatim fitimit u shtynë, si pjesë e paketës mbështetëse ndaj pasojave të Covid-19.
Të ardhurat nga akciza ishin 2.4 miliardë lekë, me tkurrje prej 29% për shkak të rënies së importeve të produkteve të akcizës.
Tatimi mbi të ardhurat personale ra 21%.
Më e fortë ishte tkurrja e taksave nacionale e të tjera, me 41%, si rrjedhojë e ndërprerjes së aktivitetit të kompanive të naftës.
Buxheti lokal ka shënuar gjithashtu humbje të mëdha. Të ardhurat nga pushteti vendor ishin 1.6 miliardë lekë, me tkurrje 65%, të ndikuara si nga taksa e pasurisë së paluajtshme, ashtu dhe nga taksat lokale.
Të ardhurat nga fondet special ranë me 8%, në një tregues që po goditet punësimi.
Të vetmet me rritje janë të ardhurat jo tatimore, që u zgjeruan me 17%, si rrjedhojë e pagesave që janë bërë nga institucionet buxhetore.
4 mujori
Për 4 mujorin, në buxhet u mblodhën 133 miliardë lekë, nga 149 miliardë lekë për janar prill 2019, me një tkurrje prej 11%, ose 16 miliardë lekë më pak.
Rënien më të lartë e shënuan TVSH (-4.2 miliardë lekë) tatim fitimi (-4.4 miliardë lekë), pushteti vendor (-3.9 miliardë lekë), tatimi mbi të ardhurat personale (-1.9 miliardë lekë). Më e lehtë ishte rënia e të ardhurave nga fondet special (-0.9 miliardë lekë)./Monitor
Banka e Shqipërisë analizoi se, Covid-19 pritet të ketë një ...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka dhënë de...
Parashikimet për ecurinë ekonomike të Shqipërisë këtë vit, s...
Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka në një intervistë pë...
Ministri i ngarkuar për situatën ekonomike nga koronavirusi,...
Eksperti i ekonomisë, Ardian Civici, në një intervistë për O...
Presidenti Ilir Meta ka reagar lidhur me paralajmërimet e fu...
Komisioni Evropian thotë se do të propozojë hapjen graduale ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko thotë se për ...
Sa më shumë kalon koha aq më të zymta bëhen parashikimet e i...
Kreu i PD, Lulzim Basha, duke iu referuar të dhënave të Bank...
Bashkimi i dhomave të tregtisë dhe industrisë në vend kërkon...
Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit...
Shqipëria ka nivelin më të lartë të bizneseve familjare në r...
Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar një rënie ekonomike në...
Fitimi i sistemit bankat ka shënuar një rënie të fortë në tr...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një interv...
Shqipëria duhet t’u japë përparësi politikave në pesë sektor...
Bashkimi Europian ka njoftuar hapjen, por direktivat e dhëna...
Tatimet njoftojnë të gjithë tatimpaguesit, të cilët në formu...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...