Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin për autorin
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Sa më shumë kalon koha aq më të zymta bëhen parashikimet e institucioneve ndërkombëtare për rritjen ekonomike të Shqipërisë, si rrjedhojë e pasojave që po shkakton Covid-19, duke rezultuar një nga vendet që do ta vuajë më shumë krizën në Europë.
Fillimisht FMN vlerësoi se vendi do të shohë një rënie prej 5%. Më pas edhe Banka Botërore ishte në të njëjtat nivle, por për skenarin bazë, ndërsa në rast se kriza vazhdon skenari pesimist vlerësonte një tkurrje prej 6.8%. Kjo tkurrje është më e larta në rajon për skenarin bazë, sipas Bankës Botërore.
Ndërsa Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka një pritshmëri shumë më pesimiste. Në raportin e pubikuar sot, ?Perspektiva Ekonomike Rajonale në rajonet e BERZH?, ekonomia shqiptare parashikohet të bjerë me -9%, që është më e thella në rajon dhe në gjithë vendet në zhvillim pjesë e BERZH, me përjashtim të Libanit (-11%). Nga vendet e rajonit, pas Shqipërisë tkurrjen më të lartë do ta ketë Mali i Zi (-8%), më pas Kosova (-5%), Bosnja dhe Hercegovina (-4.5%), ndërsa vendet që pritet ta kalojnë pak më lehtë janë Maqedonia dhe Serbia, me -3.5% secila.
Sipas raportit të BERZH ?ekonomia e Shqipërisë ka të ngjarë që të goditet fort nga epidemia për shkak të varësisë së saj të lartë nga turizmi dhe eksporteve me vlerë të ulët të mallrave ndërmjetëse me destinacion industrinë e modës në Itali. Një reduktim i mundshëm i remitancave do të ndikojë gjithashtu negativisht në rritje. Rimëkëmbja do të varet nga lehtësimi gradual i masave që janë marrë për të frenuar virusin dhe nga një kthim në normalitet në gjysmën e dytë të vitit?.
Në vitin 2021 pritet një rimëkëmbje e shpejtë e Shqipërisë, me një rritje prej 12%, më e larta në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shpresa për rritje vjen me supozimin që masat për frenimin e virusit do të jenë afatshkurtra dhe rimëkëmbja nga tërmeti do t?i japë një tjetër shtysë ekonomisë.
Edhe në vitin 2019, Shqipëria ka pasur rritjen më të ulët në Ballkanin Perëndimor, me 2.2%, ndërsa më të lartin e kishin Kosova dhe Serbia, me nga 4.5%.
BERZH thotë se përgjysmimi i rritjes ekonomike në 2019-n erdhi si rrjedhojë e tkurrjes së prodhimit të energjisë, por dhe rënies në ndërtim, sidomos në tremujorin e katërt. Në kahun tjetër, shërbimet, veçanërisht turizmi, ishin një kontribues i rëndësishëm i rritjes. Vendi u ndikua negativisht dhe nga tërmeti i 26 nëntorit, ku investimet ranë me 12% në tremujorin e katërt.
Rritja në rajonin e BERZH
Ekonomitë në rajonet e BERZH mund të kontraktohen mesatarisht me 3.5 përqind këtë vit, me një rimëkëmbje të mundshme prej 4.8 përqind në vitin 2021, thuhet në raport, duke paralajmëruar se parashikimet janë subjekt i ?një pasigurie të lartë?.
Kryeekonomistja e BERZH, Beata Javorcik, tha se ndërsa bota po del nga kriza është e rëndësishme të shihet drejt një të ardhme bashkëpunimi dhe një rezistence më të madhe ekonomike.
?Kriza ka qenë një goditje masive dhe dalja prej saj do të jetë po aq sfiduese. Nuk është koha për t?u angazhuar në nacionalizëm ekonomik dhe proteksionizëm, por është koha të formësohet një e ardhme më e mirë përmes angazhimit ndërkombëtar për tregtinë e lirë, zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe bashkëpunimin ekonomik, ?tha ajo.
Raporti supozon një ndikim modest të krizës në trajektoren afatgjatë të ecurinës ekonomike, me rritjen që rifillon nga fundi i tremujorit të tretë, por që potencialisht do të ketë efekte të rëndësishme ekonomike, politike dhe shoqërore afatgjata.
?Nëse distancimi social vijon të zbatohet për shumë më gjatë seç është parashikuar, recesioni mund të jetë shumë më i thellë, dhe nivelet e prodhimit të vitit 2019 për frymë nuk do të arrihen për vitet në vazhdim,? thuhet në raport./ Monitor
Kreu i PD, Lulzim Basha, duke iu referuar të dhënave të Bank...
Bashkimi i dhomave të tregtisë dhe industrisë në vend kërkon...
Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit...
Shqipëria ka nivelin më të lartë të bizneseve familjare në r...
Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar një rënie ekonomike në...
Fitimi i sistemit bankat ka shënuar një rënie të fortë në tr...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një interv...
Shqipëria duhet t’u japë përparësi politikave në pesë sektor...
Bashkimi Europian ka njoftuar hapjen, por direktivat e dhëna...
Tatimet njoftojnë të gjithë tatimpaguesit, të cilët në formu...
Efekti domino në ekonomi, i shkaktuar nga koronavirusi, ka b...
Jo të gjitha bizneset që kanë bërë kërkesa për të marrë linj...
Çmimet kanë shënuar një rënie të lehtë në muajin prill, pas ...
Operatorët turistikë i kanë drejtuar një letër kryeministrit...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tregoi mbrëmje...
Ministri i ngarkuar për situatën ekonomike nga koronavirusi ...
Ministri i i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ka treg...
“Si në shkurt të këtij viti do jemi vitin tjetër në këtë koh...
Ministri i ngarkuar për situatën ekonomike nga Covid-19, Arb...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha në një lid...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...