Edmond Panariti: “Zgjedhjet në Universitete, si "projeksion" i atyre vendore dhe politike!
Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka reaguar përmes...
Presidenti Ilir Meta ka zbuluar detaje nga platforma e tij me 14 pika për realizimin e Reformës në Drejtësi dhe daljen e vendit nga kriza aktuale.
Kreu i Shtetit ka treguar se projekt-platforma e tij ka vetëm tre referenca bazë, që janë 15 kushtet e Bashkimit Europian, zbatimi i Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi dhe orientimi sipas rekomandimeve që jep projekt-opinioni i Komisionit të Venecias i datës 6 mars.
Sipas tij, as BE, as Kushtetuta dhe as Komisioni i Venecias nuk e cënojnë reformën në drejtësi, përkundrazi nxisin, inkurajojnë dhe kërkojnë zbatimin më rigoroz të saj.
?Ashtu siç rekomandojnë dhe BE dhe Komisioni i Venecias për të disatën herë, ashtu siç e përmban fryma e Kushtetutës, dhe ashtu siç e kam përsëritur pa u lodhur dhe unë, zbatimi kushtetues i reformës në drejtësi duhet të ruajë frymën e konsensusit për të shmangur kapjen nga forca politike në pushtet. Të gjithë e dimë se aktualisht i vetmi dialog gjithëpërfshirës po zhvillohet në kuadër të Këshillit Politik për reformën zgjedhore, të ngritur me mbështetjen edhe të BE.
Një nga propozimet e projekt-platformës ishte që çdo nismë apo kërkesë për ndryshime ligjore që mund të konsiderohen të nevojshme nga palët, sikundër kanë propozuar disa eksponentë të mazhorancës, të diskutohej në këtë model formati gjithëpërfshirës, përpara se të miratohej në Parlamentin një-partiak. Pra, në thelb do të mund të sigurohej moscënimi i Reformës në Drejtësi, ndryshe nga sa sugjeron pyetja juaj?, shpreh ai në një intervistë për ?Albania Daily News?.
Teksa u pyet për angazhimin e tij, Meta kujtoi shembjen e Teatrit Kombëtar dhe deklaroi se përpjekjet dhe vullneti i tij morën përgjigje mëngjesin e 17 majit.
?Mendoj se përpjekjet dhe vullneti im për të bashkuar palët në një proces të përgjegjshëm dhe efektiv gjithëpërfshirës mori një përgjigje mjaft brutale mëngjesin e 17 majit. Atë mëngjes u shokua jo vetëm populli shqiptar por edhe e gjithë bota demokratike, u shemb në mënyrë të paligjshme jo vetëm Teatri por edhe çdo shpresë që kjo qeveri mund të respektojë parimet e shtetit të së drejtës.
Për më tepër, që u refuzuan jo vetëm thirrjet e mia për të pritur gjykimin e Gjykatës Kushtetuese, por edhe ato të Komisionit Europian dhe të shumë partnerëve të tjerë të përgjegjshëm. Megjithatë, unë i nxis palët të shohin mundësinë e rivendosjes së një besimi apo bashkëpunimi në këtë drejtim. Megjithëse duket qartë që ethet e fushatës elektorale kanë nisur dhe integrimi europian duket se ka humbur edhe si retorikë në prioritetin e tyre?, theksoi presidenti.
Më tej, Meta tha se do të jetë i përkushtuar dhe i vendosur për të çuar përpara Reformën në Drejtësi.
?Jam i vendosur dhe i përkushtuar si më 22 korrik 2016, kur si Kryetar i Parlamentit arrita konsensusin e vetëm dhe historik të miratuar me 140 vota. Vetëm kjo arritje i mundësoi Shqipërisë marrjen e rekomandimit për çeljen e negociatave me BE, pa kushte, në tetor të vitit 2016. Vetëm zbatimi i saj në këtë frymë do garantojë çeljen e shpejtë të negociatave të anëtarësimit. Për Reformën në Drejtësi do të bëj gjithmonë atë që predikoj, dhe do të predikoj vetëm atë që bëj: Respektimin e Kushtetutës?, nënvizoi Kreu i Shtetit./ CNA.al
Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka reaguar përmes...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me f...
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, ka ...
Deputetja Rudina Hajdari, njëkohësisht bashkryetare e Komisi...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon një tak...
Zbardhet qëndrimi i prokurorisë së posaçme anti-korrupsion (...
Kryetari i LZHK Dashamir Shehi shprehet se deklaratat e amba...
Kreu i demokristianëve Nard Ndoka ka qenë i ftuar ka folur m...
Pas gati tre muajsh i mbyllur, atraksioni më i njohur turist...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka folur për CNA.al...
Mjeku i njohur Tritan Kalo ka përcjellë një mesazh të fortë ...
Spini është një formë e propagandës nëpërmjet së cilit mblid...
Gazetari Nikoll Lesi, në një shkrim të publikuar sot në gaze...
Gazetarja Rudina Xhunga, ka treguar një detaj, në lidhje me ...
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik për ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot në R...
Lulzim Basha ka dalë sot përkrah ambasadores Kim për të shpa...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Kryetari i PD Lulzim Basha ka vizituar sot tregtarët dhe fer...
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka komentuar deklaratën e kreut ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...