Amnistia Penale hyn në fuqi, qindra të dënuar lënë sot burgjet/ Ja kush përfiton dhe kush përjashtohet
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale, duke sjellë ndryshime...
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale, duke sjellë ndryshime...
Lulzim Basha ka dalë sot përkrah ambasadores Kim për të shpallur një tjetër ?vijë të kuqe?që i ka vënë Edi Ramës: përfundimin e reformës zgjedhore brenda majit. Me triumfin e shtirë të atij që ngre lart trofeun e një fitoreje që nuk hyn në punë, ai është përpjekur ta shesë këtë si sukses të tij.
Ndonëse s?ka mbetur shqiptar pa e kuptuar se me përdhunimin e ligjeve që u pa te Teatri Kombëtar, me kapjen e drejtësisë me mbështetje ndërkombëtare, me policë banditë që torturojnë protestuesit pa numër identifikimi, pa asnjë të dënuar, qoftë për vjedhjet masive, qoftë për grabitjen e votës, nuk mund të ketë zgjedhje të pranushme (jo të lira e të ndershme, por thjesht të pranueshme), Lulzim Basha i gëzohej datës që kishte caktuar vetë.
Por bilanci i vërtetë i kësaj ?fitoreje? bëhet vetëm po të krahasohet me aspiratat që përligjën momentin e djegjes së mandateve.
Atëherë u tha se do të kërkohej një ?Republikë e Re?, një ndryshim tërësor i sistemit, që t?i jepej më shumë peshë qytetarit në raport me kryetarët e përjetshëm të partive.
Pikërisht për këtë, pasi hodhi bomba me molotov mbi Kryeministrinë dhe Parlamentin opozita e bashkuar doli me një platformë me dhjetë pika në fillim të majit 2019. Që atëherë Lapsi.al e quajti këtë një platformë të mangët dhe minimaliste, e cila nuk i zgjidhte problemet e mëdha të regjimit të instaluar në vend. Por po të krahasohet me derexhenë ku kanë përfunduar sot kërkesat e PD dhe aleatëve, ajo ishte ku e ku më e avancuar. Ajo kërkonte në thelb një qeveri tranzitore e cila do të realizonte: Goditjen e grabitësve të votës, ndëshkimin e politikanëve të lidhur me krimin, ndalimin e PPP dhe Koncesioneve etj (linku poshtë platforma e plotë).
Jo vetëm asgjë nga këto nuk u mor parasysh, por Edi Rama zhvilloi edhe zgjedhjet e vetme moniste në këto tre dekada, të cilat ashtu sikurse u pa, u bënë copë nga Raporti i OSBE-ODHIR-it.
Si për çudi, megjithëse situata demokratike pas 30 qershorit u përkeqësua, opozita filloi të sillej më shumë si pulë. Mitingjet e premtuara u ndërprenë në favor të tryezave, ku liderët opozitarë dialogonin me vetveten. Prej këtyre bashkëbisedimeve shterpë lindi edhe një platformë e dytë, këtë herë me 5 pika, ajo e tetorit 2019. Edhe kur ajo u shpall, Lapsi.al artikuloi kritika për pamjaftueshmërinë e saj, megjithëse e parë nga sot?.ajo duket krejt e paarritshme.
Aty bëhej fjalë për reformën zgjedhore, e cila sipas ?vijave të kuqe? që i sheh vetëm Basha, nuk duhej të bëhej as me njerëz si Gjiknuri të dalë në përgjimet e ?Bild?, as me deputete si Rudina Hajdari, që përfaqsonin një opozitë të falsifikuar.
Mbi të gjitha aty theksohej se në kushtet e një parlamenti ilegjitim, kjo reformë duhej miratuar me pjesmarrjen e votës popullore, pra me referendum (poshtë platforma e plotë).
Sot, Këshilli Politik që u krijua më pas, jo vetëm ka në përbërje Damianin dhe Rudinën, por aty as nuk përmendet më leva demokratike e votimit në popull.
Edhe njëherë sa më brutal, arrogant dhe barabar, siç e quajti së fundi «Le Monde » tregohej Rama, aq më si dele sillej Basha.
Kulmi u arrit se pakti për Këshillin Politik, mbiu befasisht një ditë, pikërisht fiks atëherë kur i duhej kryeministrit për imazhin e tij ndërkombëtar :para konferencës së donatorëve dhe para hapjes së negociatave.
E njëjta fabul po përsëritet, sërish edhe tani pas rënies të vijës së fundit të kuqe, shembjes talebane të Teatrit Kombëtar, duke nëpërkëmbur çdo ligj dhe shpërfaqur një fytyrë diktatoriale në kohë pandemie.
Pikërisht në këtë moment, kur kjo dhunë e pashmebullt shtetërore, as dhe në ëndrrën më të çartur nuk të lë të imagjinosh për zgjedhje normale, Lulzim Basha po i gëzohet faktit se po përmbyll reformën zgjedhore.
Shiheni edhe njëherë bilancin e tij: kërkoi dënimin e grabitësve të votës. Më kot!
Kërkoi ndëshkimin e politikanëve të lidhur me krimin. Më kot!
Kërkoi ndërprerjen e financimit të regjimit nga oligarkët me të cilët ndan Koncesionet dhe PPP. Më kot !
Kërkoi tryezë pa Gjiknurin dhe Hajdarin. Më kot !
Kërkoi referendum popullor. Më kot !
Dhe pas të gjitha këtyre del e pozon i qeshur përkrah Yuri Kim duke e çuar opozitën drejt zgjedhjeve si cjapi tek kasapi./ Lapsi.al
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Kryetari i PD Lulzim Basha ka vizituar sot tregtarët dhe fer...
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka komentuar deklaratën e kreut ...
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka komentuar për CNA.al lëvizjet...
Deputeti i Opozitës parlamentare, Ralf Gjoni është përjashtu...
Në një kohë kur “Reforma Zgjedhore” është në qendër të disku...
Aleati i PD-së, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Du...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka...
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi, i ftuar ...
Analisti Mustafa Nano ka komentuar deklaratat e bëra mbrëmje...
Ish ministrja e Integrimit, Arta Dade, e ka cilësuar të papr...
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi ishte i f...
Akademiku Artan Fuga tha se shembja e Teatrit u bë për shkak...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka bërë një deklara...
“Brenda PS është bërë një situatë dramatike edhe më keq se ç...
“Rama ka pëlqyer gjithmonë që të vendoste miqtë e tij në dre...
Zëvëndës ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, i ftuar mbrëmjen e...
Avokati Spartak Ngjela i ftuar mbrëmjen e sotme në “Real Sto...
Avokati Spartak Ngjela, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Real St...
Nga 1 qershori nis hapja graduale e plazheve në Shqipëri.Min...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...