Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Analisti Mustafa Nano ka komentuar deklaratat e bëra mbrëmjen e djeshme nga presidenti Ilir Meta , i cili paralajmëroi se do shohim një President më zyrtar.
Nano kujton monologun e tij të fundit, ku i bënte thirrje Edi Ramës, Ilir Metës dhe Sali Berishës të largoheshin nga politika dhe thekson se asnjëri nuk ia vuri veshin.
Gazetari tha se ideali kryesor i Metës është nacionalizmi, sovranizmi dhe anti-ambasadorizmi, ndërsa pretendon se këtë ideal e ka përqafuar nga halli.
?Meta duket se ka vendosur ta fillojë lojën nga e para, me frymëzime të reja, me entuziazëm të ri, me ideale të reja.Dhe ideali kryesor i Metës është nacionalizmi, sovranizmi, anti-ambasadorizmi. Tamam-tamam, anti-amerikanizmi. Këtë ideal e ka përqafuar nga halli, jo nga qejfi. E ka si një last-resort.
E ka si të vetmen lëvizje që i ka mbetur. Le t?i lidhim pak kohët e veprimet e personazhit në fjalë. Apo edhe të Berishës. Përpara se të miratohej paketa e ligjeve të reformës në drejtësi, Sali Berisha e Ilir Meta nuk lanë gur pa lëvizur për ta sabotuar atë, për t?ia ndryshuar thelbin, për të minimizuar rolin e ndërkombëtarëve e për të rritur rolin e palëve politike shqiptare në atë reformë.
Në këto përpjekje e sipër u futën në konflikt me ambasadorin amerikan që, në emër të vendit të tij, ishte investuar fuqimisht në këtë reformë. Ky i fundit filloi t?u bënte kërcënime të drejtpërdrejta, madje në një plan diplomatik harbute e të pacipa. Por funksionuan këto kërcënime. Meta e Berisha u tërhoqën. Zunë t?i qurraviten e jargaviten ambasadorit amerikan. Jo vetëm kaq. Ata u detyruan të shkonin në Parlament, bashkë me 140 deputetë të tjerë, për të votuar në favor të një ligji, me të cilin nuk ishin fare dakord?, u shpreh ai në “Provokacija”.
Sipas tij, kjo ishte shumë poshtëruese për ta, pasi po shihnim se si njerëz të fuqishëm në Shqipëri, që kishin qenë kryeministra e presidentë, po trajtoheshin si lecka nga një ambasador.
Nano pretendon se ata e lanë veten të trajtoheshin ashtu se ishin të zhytur në gjiriz deri në grykë, ndërgjegjen e kishin të ndotur, ndiheshin të pambrojtur dhe të kërcënuar.
?Kështu ndihen edhe sot. Dhe çdo lëvizje e aksion publik e bëjnë nën efektin e kësaj frike. Berisha përcjell mesazhe çdo ditë. Dhe ka vetëm një qëllim: I është mbushur mendja se do ta fusin në burg, i është mbushur mendja se këtë gjë e duan amerikanët, dhe ai kërkon t?i thotë ambasadores amerikane se nuk do ta kenë të lehtë të veprojnë ndaj tij, se ai ka në dorë opozitën, për rrjedhojë ka në dorë stabilitetin e vendit. Berisha po i bie këmbës, që ambasadorja amerikane t?ia vari pak, t?i kërkojë një takim. Por ajo e torturoi. Nuk i ka kërkuar një takim. Dhe gjasat janë që të mos i kërkojë asnjë takim.
Ambasadorja duket sikur ka ardhur në Shqipëri me një listë gjërash që nuk duhet t?i bëjë, dhe një pikë e kësaj liste është: Mos tako Sali Berishën. Dhe kjo është vuajtja e Berishës. Është hera e parë që një ambasador amerikan e shpërfill. Dhe këtë ai e merr si shenjë të fundit të tij?, shkruan më tej analisti.
Më tej gazetari thekson se: ?Ky është edhe halli i Metës. I është fiksuar që amerikanët nuk e duan. Madje, më keq akoma, që e duan në burg. Dhe kështu, ai ka kohë që flet veç për burg. Ose për vdekje. Fillimisht përmendi Allenden, duke lënë të nënkuptohet se do të vrasë veten. Më pas përmendi Vojo Kushin, Avni Rustemin, Isa Boletinin, Mic Sokolin. Para ca ditësh tha se mafia ndërkombëtare ka bërë plan që ta vrasë.
Të vjen keq që Presidenti i Republikës është në këtë gjendje. Por duhet ta kishim pritur që kjo të ndodhte. Ju kujtohet momenti kur Ilir Meta u zgjodh President? Ai ishte i dëshpëruar. Nxinte e sterronte. Dukej sikur po i vinin prangat, në një kohë që sapo e kishin zgjedhur President të Republikës, që është posti e përgjegjësia më e nderuar e republikës së Shqipërisë. Njeriu, kur është në politikë, e ëndërron atë moment, pasi është kurorëzim i një jetë të tërë. Ndërsa atë po e çonin atje me pahir. Nuk donte, por nuk refuzonte dot. Nuk merrej vesh pse nuk refuzonte dot, por fakti është që nuk refuzonte dot. Do kishte bërë mirë të refuzonte.
Do kishte bërë mirë edhe për vete, por edhe për ne të tjerët, pasi nuk do kishim në presidencë që njeri që flet për burgun, për vdekjen, për vetëvrasjen, për mafien ndërkombëtare, për lobe ruse në administratën amerikane, për mbrojtjen e Kosovës e të Shqipërisë prej shteteve të bashkuara të Amerikës. Kjo është rruga ku është futur së fundmi Ilir Meta. Është rruga e mbrojtjes së shqiptarëve prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës?./ CNA.al
Ish ministrja e Integrimit, Arta Dade, e ka cilësuar të papr...
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi ishte i f...
Akademiku Artan Fuga tha se shembja e Teatrit u bë për shkak...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka bërë një deklara...
“Brenda PS është bërë një situatë dramatike edhe më keq se ç...
“Rama ka pëlqyer gjithmonë që të vendoste miqtë e tij në dre...
Zëvëndës ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, i ftuar mbrëmjen e...
Avokati Spartak Ngjela i ftuar mbrëmjen e sotme në “Real Sto...
Avokati Spartak Ngjela, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Real St...
Nga 1 qershori nis hapja graduale e plazheve në Shqipëri.Min...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, deklaroi ...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, në një intervistë për Ora n...
Shqipëria po shqyrton mundësinë që të legalizojë kultivimin ...
Ish deputetja e PD, Lindita Metaliaj ka reaguar pas vizitës ...
Shefi i kuzhinës dhe biznesmeni Renato Mekolli, ka reaguar l...
Ish Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet social...
Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi, ka reaguar...
Presidenti Ilir Meta, ishte i ftuar mbrëmë në “Opinion”, ku ...
Kryetari i Republikës së Re ka zhviluar të tjera takime sot ...
Opozita u angazhua sërish sot që të bëjë gjithçka sa i takon...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...