Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Zbardhet qëndrimi i prokurorisë së posaçme anti-korrupsion (SPAK) dhe prokurorisë së përgjithshme kundër propozimit për ndryshimet ligjore për përgjimet pa lejen e prokurorisë dhe ngritjen e komitetit anti-krim të drejtuar nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
Sipas Report Tv, SPAK dhe prokurori i përgjithshëm deklarojnë se nuk mund të jenë pjesë e këtij komiteti, pasi janë institucione të pavarura dhe nuk japin llogari para ekzekutivit. SPAK jep dakordësinë për ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria vetëm për ligjin antimafia, ndërsa e cilëson antikushtetues ngritjen e komitetit anti-krim në varësi të ministrit të Brendshëm i cili do të përfshijë edhe prokurorin e përgjithshëm dhe SPAK.
Sipas këtij dokumenti thuhet “Përfshirja në këtë komitet e prokurorit të përgjithshëm dhe drejtuesit të prokurorisë së posaçme është në kundërshtim me kushtetutën dhe aktet ligjore në fuqi”. Më tej sipas argumenteve të depozituara në parlament shpjegohet se “Prokurori i përgjithshëm dhe drejtuesi i SPAK janë funksione të parashikuara në kushtetutë, si të pavarur nga ekzekutive”.
SPAK thotë se dhënia e të drejtës së përgjimit punonjësit të policisë jashtë kontrollit të gjykatës si dhe mospërcaktimi qartë në projektligj se cfarë vlere provuese do të kenë faktet e konfirmuara nga policia e shtetit, përbën një shkelje serioze të lirive e të drejtave të njeriut.
Në rast të përgjimeve parandaluese SPAK thotë se tashmë ka një bazë ligjore dhe është kreu i gjykatës së apelit të posaçëm që miraton këto kërkesa dhe nuk ka arsye të ketë ndryshim ligjor. Më tej në dokument theksohet se propozimi për procedimin policor me veprime gjurmuese hetimore bie ndesh me legjislacionin pasi të drejtën e hetimit e ka vetëm prokuroria dhe jo policia. Edhe prokurori i përgjithshëm Olsian Çela është shprehur kundër projektligjit për përgjimet.
Qëndrimi i prokurorit të përgjithshëm Olsian Çela
5. Neni 4 i projektligjit, i cili ndryshon në tërësi nenin 131 ?Masat e veçanta? të ligjit nr.108/2014 në fuqi, konstatojmë se riformulimi i nenit 131 të ndryshuar është i paqartë, dhe në relacionin shoqërues të projektligjit, -nuk ka një shpjegim për arsyet e ndryshimeve të nenit 131 në fuqi, -nuk ka një arsyetim/justifikim për uljen e nivelit të garancive mbi respektimin e të drejtave dhe lirive të individëve, -nuk është parashikuar një mekanizëm kontrollues mbi veprimtarinë e policisë në zbatimin e këtyre masave, dhe -nuk ka ndonjë referencë ligjore të ndonjë modeli apo standarteve europiane në fushën e zbatimit të këtyre masave të veçanta nga policia.
-Për këto arsye, mendojmë dhe sugjerojmë rivlerësimin për rishikimin në tërësi të nenit 131 të ndryshuar me nenin 4 të projektligjit, duke nënvizuar disa mendime/sugjerime për ndryshimet dhe shtesat, si më poshtë:
5.1 Pika 1 e nenit 131 të ndryshuar konstatojmë se, krahas termit ?procedim policor? të propozuar për t?u shtuar me nenin 1 të projektligjit, përfshin dhe termin ?veprimtari informative-gjurmuese? e cila nuk është në përqasje me kuptimin e termave të parashikuar në nenit 6 në fuqi të ligjit nr.108/2014, si dhe është hequr urdhërimi ligjor ?…kërkon autorizimin nga prokurori për të marrë masat e veçanta…?, ndryshime dhe riformulime që e bëjnë të paqartë pjesën hyrëse të pikës 1 të këtij neni.
i) Për më tepër, në relacionin shoqërues të projektligjit nuk është bërë asnjë sqarim se, -cili është kuptimi i termit ?veprimtari informative-gjurmuese??! -cili është dallimi i tij me termin ?veprimtari gjurmuese? që parashikon pika 28 e nenit 6 të fuqi!, dhe -cilat janë arsyet e heqjes së kërkesës për t?u autorizuar nga prokurori marrja e masave të veçanta?!, mungesa e të cilave ka krijuar paqartësi që çmojmë se janë të nevojshme pët t?u sqaruar në kuadrin e transparencës në procedurën e hartimit dhe diskutimit të këtij projektligji, veçanërisht për ndjeshmërinë publike që kanë ?masat e veçanta? në kompetencë të policisë së shtetit që parashikon ky nen i projektligjit.
-Për arsyet mësipër, sugjerojmë vlerësimin dhe rishikimin e formulimit të pikës 1 të nenit 131 ?Masat e veçanta?, i ndryshuar me nenin 4 të projektligjit.
ii) Në vijim të komenteve dhe sugjerimeve për mosmiratimin e nenit 1 të projektligjit që shton pikën 29/1 me kuptim të mbivendosur të termit[1] ?procedim policor? ku është përfshirë dhe ?veprimtaria hetimore në kuadrin e hetimit penal?, çmojmë se pika 1 dhe pika 3 e nenit 131 të riformuluar, evidenton qëllimin e heshtur të përfshirjes së ?procedimit policor? për përdorimin e masave të veçanta në afatet e parashikuara në nenin 131 edhe në veprimtarinë hetimore në kuadrin e procedimit/hetimit penal, që përbëjnë shkelje flagrante të Kodit të Procedurës Penale në dispozitat e referuara në pikën 2 mësipër, me pasoja pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë[2] e akteve të përftuara prej tyre.
-Për arsyet më sipër, krahas sugjerimit më sipër për vlerësimin dhe rishikimin e formulimit të pikës 1 të nenit 131, sugjerojmë që të hiqet togfjalëshi ?ose të një procedimi policor?- nëse ky termë i pikës 29/1 të shtuar me nenin 1 nuk riformulohet sipas sugjerimit në pikën 2 më sipër -, si dhe pas fjalës ?…autorëve…? të shtohet fjala ?…të dyshuar…?.
5.2 Në pikën 1 të nenit 131 të ndryshuar me nenin 4 të projektligjit, konstatojmë se krahas parashikimeve në dy paragrafin ?a? të nenit 131 të riformuluar, siç është: ?a) Përgjimin ambjental të bisedave të personave në ambjente publike, si dhe në mjete të transportit publik?, përfshihet dhe paragrafi ?b? i riformuluar/plotësuar që parashikon, ?b) Përdorimin e pajisjeve teknike për fotografimin, filmimin ose me video të personave në vende publike dhe përdorimin e pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes?, të cilat në përmbajtje janë huazuar nga neni 221 pika 2 e K.Pr.Penale, i cili kufizon përdorimin e tyre për vepra të kryera me dashje që parashikojnë dënim me burgim jo më pak në maksimum se tre vjet, është shtuar dhe shkronja ?ç) Mbikëqyrja e fshehtë e personave të dyshuar për kryerjen e veprave kriminale?, forme e paqartë mbikëqyrje ndaj një personi të dyshuar, që vlerësojmë se në vartësi të nivelit të dyshimit mund të kryhet në përputhje me parashikimet e neneve 221 pika 2 dhe 222 pika 8 e K.Pr.Penale në kuadrin e procedimit penal për vlefshmërinë si provë që kanë rezultatet e përftuara nga kryerja e tyre.
5.3 Pika 2 e nenit 131 që ka ndryshuar/riformuluar nenin 131 ?Masat e veçanta? në fuqi, që autorizon titullarët e strukturave të policisë në nivel drejtorie, qëndrore e vendore për të vendosur përdorimin e masave të veçanta të parashikuara në shkronjat ?a?, ?b? e ?ç?, pa u normuar mbikëqyrja nga një institucion/subjekt kushtetues i pavarur, për të garantuar parimin e ligjshmërisë dhe respektimin e të drejtave dhe liritë themelore të njeriut në këtë proces, bie ndesh me parimet kushtetuese dhe ato të parashikuara në nenin 5, ?Parimet e veprimtarisë? të ligjit 108/2014 në fuqi.
-Për këto arsye, pikat 2 e nenit 131 të ndryshuar me nenin 4 të projektligjit, vlerësojmë të rivlerësohet dhe riformulohet duke parashikuar një mekanizëm kontrollues mbi veprimtarinë e policisë në zbatimin e këtyre masave të veçanta, me sugjerimin për të parashikuar se autorizimi për përdorimin e masave të veçanta të miratohet nga prokurori mbi kërkesën e titullarit të strukturës policore përkatëse, nisur dhe nga fakti se ndryshimet në ligji nr.9157/2003 ?Për përgjimet parandaluese? kanë rritur nivelin e kontrollit të veprimtarisë në zbatimin e tij tek drejtuesi i Gjykatës së Posaçme të Apelit.
5.4 Në pikën 3 të 131 të ndryshuar të nenit 4 të projektligjit mendojmë dhe sugjerojmë të bëhen ndryshimet si më poshtë:
-Në pikën 3 të nenit 131, afati i përdorimit të masave të veçanta sugjerojmë se duhet të parashikohet vetëm për shkronjat ?a?,?b? dhe ?ç? të pikës 1 të këtij neni, duke hequr afatet për përdorimin e masës së veçantë që parashikon shkronja ?c? të cilët janë të përcaktuara në nenin 14 ?Kohëzgjatja e vendimit të përgjimit? të ligjit nr.9157/2003 ?Për përgjimet parandaluese? i ndryshuar me ligjin 69/2017.
-Në pikën 3, gjithashtu, për arsyet e parashikuara në pikën 2 dhe nënparagrafin ?ii)? të pikës ?5.1? më sipër sugjerojmë të hiqet togfjalëshi ?ose gjatë procedimit policor?, nëse ky term i pikës 29/1 të shtuar me nenin 1 të projektligjit nuk riformulohet sipas sugjerimit në pikën 2 më sipër.
Kryetari i LZHK Dashamir Shehi shprehet se deklaratat e amba...
Kreu i demokristianëve Nard Ndoka ka qenë i ftuar ka folur m...
Pas gati tre muajsh i mbyllur, atraksioni më i njohur turist...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka folur për CNA.al...
Mjeku i njohur Tritan Kalo ka përcjellë një mesazh të fortë ...
Spini është një formë e propagandës nëpërmjet së cilit mblid...
Gazetari Nikoll Lesi, në një shkrim të publikuar sot në gaze...
Gazetarja Rudina Xhunga, ka treguar një detaj, në lidhje me ...
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik për ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot në R...
Lulzim Basha ka dalë sot përkrah ambasadores Kim për të shpa...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Kryetari i PD Lulzim Basha ka vizituar sot tregtarët dhe fer...
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka komentuar deklaratën e kreut ...
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka komentuar për CNA.al lëvizjet...
Deputeti i Opozitës parlamentare, Ralf Gjoni është përjashtu...
Në një kohë kur “Reforma Zgjedhore” është në qendër të disku...
Aleati i PD-së, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Du...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka...
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi, i ftuar ...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...