Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Edi Rama hyri në politikë si ministër i Kulturës, në qeverinë e Fatos Nanos, në vitin 1998. I sapo kthyer nga Parisi, Rama polemizoi në ditët e para të punës.
Shqipëria e asaj kohe, që e kishte të afërt 97-ën e kishte luks të ziente për kulturën. Por ashtu siç vetëm ai di, Edi Rama nisi debate të forta me artistët duke hedhur në tavolinë një platformë reformuese për kulturën shqiptare, që deri në atë kohë, njerëzit e saj as e kishin për zakon të përvishnin mëngët, por vetëm të shkruanin, aktronin dhe krijonin.
Platforma e reformës në Teatër që deri diku cënonte pagën dhe ?ofiqin? e aktorëve me emër, do të vijohej më pas me idenë e prishjes së Teatrit.
Atëbotë, Edi Ramën e rrethonin dy njerëzit me besnikë në ministri, Blendi Gonxhe dhe Virgjil Muçi, që jo pak herë ishin katalizatorë të ?armëpushimit? në përballjet e nxehta me artistët.
Ishte koha e Vangjush Furxhiut, Kadri Roshit e Agim Qirjaqit një kaste artistësh që sot nuk janë më në këtë jetë. Por ishte edhe koha e intelektualëve si Fatos Lubonja, Maks Velo, Artan Lame apo Artan Shkreli që polemizuan mjaft për Teatrin.
U pezulluan shfaqjet nga artistët, u inicuan greva, për të kaluar në protestë në mbarë vendin. Atëbotë, artistët u fokusuan tek dorëheqja e Edi Ramës nga posti i ministrit të Kulturës dhe pezullimi i përgatitjes së projektligjit për Teatrin.
Polemika mes Ramës dhe aktorëve mbeti e hapur dhe në negociata u përfshi një qeveri e tërë, ku një rol jo të vogël pati ish-kryeministri i asaj kohe Pandeli Majko.
Për të shkuar më pas tek një zgjidhje e mesme, por me një shije të hidhur për aktortët në vitin 2000 kur një tjetër kryeministër, Ilir Meta, i kërkoi grupit parlamentar socialist miratimin e draftit për teatrin me disa propozime edhe të artistëve. Rama nuk u largua nga posti që mbante. Por as Teatri nuk u prish?
?Në vitin 2002, Edi Rama i rikthehet debatit për Teatrin, kësaj here si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Tenton seriozisht shembjen e godinës dhe zëvendësimin aty me një ndërtesë të lartë ku dy katet e para do t?i takonin Teatrit.
Ndryshe nga vitet e mëparshme, plejada e aktorëve bashkë me zërin kundërshtues është më minore. Debatet orientoheshin në salla të mbyllura ku mbahet mend vetëm batuta e Ramës për aktoren Violeta Manushi.
Në atë takim, artistët kush më shumë e kush më pak i kujtuan Ramës se godina jo vetëm që nuk duhej të prishej, por mandej të shihej mundësia edhe për muze.
Rama krejt i sekëlldisur, lëvizi nga vendi ku ishte ulur, mori mikrofonin dhe drejtohet: ?Po ç?do vini aty? Brekët e Violeta Manushit? Brekët e kuqe të Violeta Manushit, nuk janë brekët e Greta Garbos!?. Aty për aty, aktori Luftar Paja u ngrit në këmbë, iu afrua Ramës dhe replikoi; ?Brekët e Violeta Manushit janë të arta?. Hilariteti në sallë ishte i madh.
Debati u shtri edhe njëherë në nivel qeveritar. Ministrja e Kulturës në atë kohë, Arta Dade, ngriti një grup pune, ndërsa ai që do të vendoste pikat mbi ?I? do të ishte Pandeli Majko i cili doli garant për kalimin e një granti, që do të konsistonte në ristrukturimin e godinës aktuale. Granti nuk u lëvrua kurrë?
Debati u mbyll. Për të kaluar në fazën e tretë dhe sa duket vendimtare. Edi Rama nuk është as ministër Kulture dhe as kryetar Bashkie. Ai është kryeministër i Shqipërisë dhe vëmendjen për këtë çështje e kthen qysh dy vjet para.
Rifillon debati më të tjerë aktorë. Robert Ndrenika i pari, duke vijuar me Mirush Kabashin se, ?koha është e maskarenjve, por teatri është i shqiptarëve? e deri tek Arben Derhemi që paralajmëronte se godinën e Teatrit Kombëtar do ta mbronte me çdo çmim.
Asnjë prej tyre sot, në një situatë të re ligjore për Teatrin, por jo politike nuk është më në oborrin e Teatrit Kombëtar.
Shumë kush u ?bind? me takime intensive të inicuara nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sot ata janë në kahun e Edi Ramën.
Me një opinion të ndryshuar nga aktorët, debati për Teatrin po shkon drejt fundit.
Sepse, ndryshe nga 1998, 2002 apo 2018, sot në oborrin e asaj godine kanë mbetur vetëm dy zëra të veçuar; aktori Neritan Liçaj dhe regjizori Edmond Budina?
Për ironinë e fatit, sot atyre u përplaset një peticion i gjatë artistësh kolegë që dikur mbronin me fanatizëm çdo tullë të godinës. Gjithçka tjetër pastaj është politike. Pas 22 vitesh kur e inicoi, sot koha po punon për Ramën?Sepse më shumë sesa betejën për Teatrin, ai ka fituar betejën me vetë artistët?(SI)
Kryetari i Republikës së Re Lulzim Basha ka vijuar të thello...
Kryetari i opozitës nuk ka pranuar të flasë për gjobën që i ...
Kryetari i Republikës së Re Lulzim Basha ka reaguar sërish p...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me videon e publikuar...
Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka reaguar ...
Myslym Murrizi, i ftuar sonte në ABC news, është pyetur lidh...
Akademiku Artan Fuga, ka reaguar përmes një postimi në rrjet...
Kreu i FRPD, Belind Këlliçi ka reaguar për gjobat që i janë ...
Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka denoncuar një tjetër inci...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas videos ekskluzi...
Studiuesi Aurel Plasari ka reaguar në lidhje me debatet për ...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje me një video t...
Avokati Altin Goxhaj ndërsa reagon në lidhje me debatet për ...
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka reaguar ...
Kontrolli i Lartë i Shtetit i është drejtuar me një shkresë ...
Drejtuesi i Departamentit për Mjedisin në PD, Jamarbër Mallt...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në l...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ta...
Një personazh i ardhur nga bota e medias, dhe përfunduar në ...
Ditët e fundit është kthyer në vëmendjen e opinionit publik ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...