Nga hetimi i tenderave, SPAK dhe Reforma në Drejtësi/ Ambasadorja e SHBA, në intervistën e parë televizive në Shqipëri
Në intervistën e parë televizive në median shqiptare Ambasad...
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim publikoi sot në Tiranë Sondazhin e Opinionit Publik mbi Besimin në Qeverisje.
Sondazhi zbuloi një besim të ulët të qytetarëve ndaj gjithë institucioneve shtetërore e politike në vend, si dhe tek reforma në drejtësi.
Në raport thuhet se një në dy shqiptarë duan të ikin nga vendi dhe perceptimi i tyre për korrupsionin shtetëror mbetet i lartë.
Sondazhi i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim u shtri në 61 bashki të vendit mblodhi vlerësime të ulëta nga qytetatër për nivelin e besimit tek qeveria, parlamenti, presidenti, partitë politike dhe tek drejtësia.
Të anketuarit kanë shprehur më shumë besim tek organizmat ndërkombëtare, si NATO, OKB, dhe BE se sa tek ato vendase.
Ndërsa brenda vendit më shumë besim kanë tek institucionet fetare, ushtria, arsimi dhe shoqatat.
?Shumica e qytetarëve e konsiderojnë qeverinë qendrore dhe vendore si jotransparente apo të përgjegjshme. Gjatë tre viteve të fundit ata perceptojnë një rënie të transparencës dhe llogari-dhënies nga qeveria qendrore dhe ajo vendore? – thuhet në raport.
Mbi 85 për qind e të anketuarve pohojnë se korrupsioni i nivelit të lartë dhe atij të ulët është një dukuri e përhapur gjerësisht në shoqërinë shqiptare.
Sipas tyre, institucionet më të korruptuara janë drejtësia, spitalet, dhe qeveria, e më pas janë parlamenti, policia dhe bashkitë.
Shumica e të anketuarve nuk kanë besim në ndëshkimin e korrupsionit të niveleve të ulëta dhe atyre të larta.
?6 nga 10 shqiptarë nuk besojnë në ndëshkimin e korrupsionit të vogël, ndërsa 7 në 10 shqiptarë nuk besojnë në ndëshkimin e korrupsionit të madh? – thekson raporti.
Prokuroria e përgjithshme dhe gjykatat shihen si institucionet më pak të pavarura për të tretin vit rresht.
?Mbi 60 për qind e shqiptarëve besojnë se axhenda e gjykatave ndikohet shumë nga interesat politike, ndërsa prokurorinë e vlerësojnë si shumë të ndikuar nga interesat politike? – thuhet në përfundimet e sondazhit.
Pjesëmarrja e shqiptarëve në demonstrata, tubime dhe peticione mbetet relativisht e ulët. Një pjesë e madhe kanë humbur shpresat se mund të ndikojnë në jetën e vendit, duke ëndërruar një jetë më të mirë në emigrim. ?Të paktën 6 nga 10 të anketuarve pohojnë se dëgjesat publike janë takime formale, ku sugjerimet nga grupet e interesit për projektligjet nuk merren parasysh? – thekson raporti.
?Pothuajse 1 në 2 shqiptarë duan të largohen nga Shqipëria. Ata që mendojnë kështu u përkasin grupe me të ardhura të larta, me arsim universitar, si dhe gratë dhe të papunët? – thuhet në studim.
Dyshimet dhe mosbesimi i qytetarëve shtrihen edhe mbi reformën në drejtësi. Sipas sondazhit, afro 1 në 2 shqiptarë besojnë se reforma në drejtësi do të ketë ndikojë pozitivisht në zhvillimin e vendit, por gjysma tjetër pohojnë se reforma nuk po kryhet me korrektësi.
Mosbesimin më të madh ndaj reformës në drejtësi e kanë moshat deri në 30 vjeç, të arsimuar e në fillim të karrierës.
Ata u shprehën se ?reforma po bëhet sa për sy e faqe?, se ?ajo nuk ka ndikim të vërtetë?, se ?kjo reformë është proces selektiv, ku po ndëshkohen disa për t?u shërbyer atyre, që kanë mbështetje të fuqishme?
Reforma në drejtësi perceptohet si proces politik e jo thjesht si proces ligjor. Pjesëmarrësit mbi 55 vjeç raportuan ndikim të kufizuar pozitiv të reformës, sepse sipas tyre, ?procesi është i lidhur me interesa të caktuara politike?.
Edhe media vendore, si ?pushtet i katërt?, ka fituar rreth vetes një mosbesim të konsiderueshëm.
Sondazhi gjeti se televizioni mbetet burimi mediatik më popullor për marrjen e lajmeve të fundit, veçanërisht për brezat në moshë të madhe, të punësuarit dhe për banorët e zonave rurale.
Por televizioni ndiqet më pak nga të rinjtë dhe nga qytetarët me nivel të lartë të ardhurash.
Të anketuarit nga të gjitha grupet demografike shpesh shprehen se nuk besojnë që media jep informacion të saktë.
Të anketuarit nga moshat e mëdha shprehin besim më të lartë tek institucionet, krahasuar me moshat e reja, të cilat janë veçanërisht mosbesuese ndaj tre degëve të qeverisjes: ekzekutivit, gjyqësorit dhe legjislativit.
Nëpunësit publikë të anketuar shprehin më shumë besim te institucionet se sa të papunët.
Anketat e të punësuarve në sektorin publik janë në kontrast të madh me ato nga të punësuarit në sektorin privat, nga të anketuarit e papunë, dhe ata me paga të ulëta, vëren studimi./ VOA
Në intervistën e parë televizive në median shqiptare Ambasad...
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka vizitu...
Aktivistja Ira Kurti, e ftuar në “360 gradë”, ka folur për d...
Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, në një lidhje...
Analisti dhe gazetari Mustafa Nano në një intervistë për TvT...
Biznesmeni Julian Morina, pronar në dy komplekse turistike n...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar kalen...
Një dokument i siguruar nga “Boldnews.al” provon se anëtarja...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur s...
Publikohen disa dokumente të panjohura të nxjerrë nga fondi ...
Analisti Ilir Demalia ka folur rreth daklaratës së kryeminis...
Pavarësisht se Art Motion e ka ekskluzivitetin dhe është mba...
Publikohet lista e kandiddatëve për rektorë në universitetet...
Ndonëse kanë kaluar më shumë se 8 vite që nga fillimi i puni...
Në prill të vitit 2014, ish-kryeministri Sali Berisha ngriti...
Memorie.al publikon dokumente të panjohura me shifra dhe fak...
Dom Gjergj Meta, ka dënuar ashpër dhunën e ushtruar nga poli...
Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli Faber, bën të...
Pothuajse në muajin e dytë të një rënieje globale ekonomike ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe bashkëshort...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...