Kërcënoi pronarët në Tropojë/ Rama degjeneron ish-zv.ministrin socialist: E bënte rrumbullak gjumin në zyrë
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë mesazhet e ish-zëvendësmi...
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë mesazhet e ish-zëvendësmi...
Zëdhënësja e nënpresidentit Mike Pence, rezultoi pozitive për koronavirusin. Katie Miller, Sekretarja e Shtypit e zotit Pence është edhe bashkëshortja e këshilltarit të Presidentit Donald Trump, Stephen Miller.
Diagnoza e zëdhënëses Miller u përmend nga Presidenti Donald Trump në një takim të premten me ligjvënësit republikanë, një ditë pasi një ndihmës personal i Presidentit Trump ishte testuar pozitiv.
Më herët, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany kishte konfirmuar se një pjesëtar i ekipit të nënpresidentit Pence, kishte testuar pozitiv por pa dhënë hollësi të mëtejshme.
Një zyrtar i lartë i administratës theksoi se as Presidenti Trump, as nënpresidenti Pence, nuk kishin qenë së fundmi në kontakt me zonjën Miller.
Të premten, një udhëtim i nënpresidentit për në Des Moines, Iowa u vonua për mbi një orë, pasi testit pozitiv brenda ekipit të zotit Pence.
Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, një prej gazetarëve që shoqërojnë nënpresidentin, njofton se disa pasagjerë u panë të zbrisnin nga avioni.
Ajo citoi zyrtarin e administratës t’u thoshte gazetarëve në avion se Shtëpia e Bardhë po identifikon personat që kishin pasur kontakt me kërshilltaren dhe u kërkoi gjashtë anëtarëve të stafit të dilnin nga avioni “si masë kujdesi”.
Dy rastet e njëpasnjëshme e shtuan shqetësimin për mundësinë e infektimit për presidentin dhe nënpresidentin, të cilët kanë rifilluar një program të ngjeshur udhëtimi dhe aktiviteti së fundmi.
Shtëpia e Bardhë mori të premten në mbrojtje punën e saj për të mbajtur Presidentin Donald Trump dhe Zëvendës Presidenti Mike Pence larg infektimit.
“Ne kemi ndërmarrë çdo masë paraprake për të mbrojtur presidentin,” tha zonja McEnany para gazetarëve në një konferencë shtypi të Shtëpisë së Bardhë. Ajo foli gjithashtu për pastrimet rregullisht të mjediseve dhe për respektimin e udhëzimeve të distancimit fizik prej dy metrash midis individëve, rregulla që jo gjithmonë janë ndjekur në eventet plot me njerëz në Shtëpinë e Bardhë.
“Ne kemi bërë çdo gjë që Dr. (Deborah) Birx dhe Dr. (Anthony) Fauci na kanë kërkuar të bëjmë,” shtoi ajo, duke iu referuar dy mjekëve mjaft të respektuar në grupin e punës për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë.
Po të premten, Presidenti Trump u pyet në një intervistë të televizionit Fox News nëse ata që i shërbejnë ushqimin do të përdorin maska dhe ai u përgjigj: “Ata tashmë kanë filluar.”
Shtëpia e Bardhë gjithashtu po bën çdo ditë testet koronavirusit për presidentin dhe nënpresidentin, që më parë bëheshin çdo javë. Si Trump ashtu edhe Pence testuan negativ për virusin dhe thanë se ndiheshin mirë.
Presidenti Trump tha për Fox News se ai ende nuk është testuar për antitrupat ndaj koronavirusit të ri, por që me siguri kjo do të bëhej së shpejti.
Presidenti Trump mori pjesë në një ngjarje publike në memorialin e Luftës së Dytë Botërore me veteranë të moshuar. As ai dhe as zonja e parë
Melania Trump nuk kishin vënë maska në ceremoni. Maska nuk mbanin as veteranët dhe as ushtarakët e pranishëm.
E pyetur për sigurinë e të moshuarve në ceremoni, sekretarja e shtypit McEnany tha se kjo ishte zgjedhja e tyre: “Ata zgjodhën të shkonin atje, sepse zgjodhën të vinin kombin mbi veten. Ata donin të ishin me komandantin e tyre të përgjithshëm në këtë ditë e rëndësishme,? tha ajo./ VOA
Qeveria amerikane publikoi të premten shifrat më ulëta të pa...
Shënohet 75 vjetori i përfundimit të Luftës së Dytë Botërore...
Gjigantët e teknologjisë, Facebook dhe Google kanë lajmëruar...
Ish ministri i Shëndetësisë në Greqi, Dhimitris Kremastinos ...
Vijon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA.S...
Autoriteti i Konkurrencës në Kosovë, ka gjobitur me 4 milion...
Zyrtarët e lartë amerikanë dhe ata kinezë po vazhdojnë polem...
Përfaqësuesi i SHBA pranë OSBE-së në Vjenë i bëri thirrje Ru...
Komisioni për Inteligjencë i Senatit të SHBA-ve ka mbajtur d...
Në samitin virtual të BE me gjashtë vendet e Ballkanit Perën...
Një tjetër viktimë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Ko...
BE-ja ndihmon Ballkanin Perëndimor për të dalë nga kriza e k...
Në fund të vitit të kaluar, Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi...
Philip T. Reeker, Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë për ...
Presidenti i SHBA Donald Trump e ndryshoi planin për shpërnd...
Itali duket se nuk po gjen qetësi sipasojë e pandemisë. E nd...
21 të konfirmuar me koronavirus u raportuan pasditen e sotme...
Presidenti Donald Trump deklaroi të martën se ka ardhur koha...
Një studiues i mirënjohur i Universitetit të Pittsburgh Qend...
Shumë lande federale po krijojnë fakte para diskutimit të ra...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...