Italia nuk gjen qetësi/ Rritet sërish numri i viktimave, 1,444 të infektuar
Itali duket se nuk po gjen qetësi sipasojë e pandemisë. E nd...
Presidenti i SHBA Donald Trump e ndryshoi planin për shpërndarjen e grupit të punës për koronavirusin.
Ai njoftoi të mërkurën se do ta mbajë grupin e punës për një kohë të pacaktuar, por me detyrën që të përqendrohet tek ruajtja e sigurisë për amerikanët dhe rihapja e ekonomisë së vendit.
Shtëpia e Bardhë kishte planifikuar ta mbyllte brenda këtij muaji grupin e punës ndërsa shifra e rasteve të reja të konfirmuara në Shtetet e Bashkuara vazhdon të rritet me më shumë se 20,000 në ditë kurse numri i të vdekurve qëndron mes 1,000 dhe 2,000.
Nënpresidenti Mike Pence tha se administrata po shqyrtonte fundin e majit ose fillimin e qershorit si afat për ta zhvendosur menaxhimin e koronavirusit përsëri tek agjencitë federale në vend të grupit të punës. Ai e quajti këtë hap “pasqyrim të përparimit të jashtëzakonshëm që kemi bërë si vend”.
“Siç kam thënë edhe më parë, ndërsa vazhdojmë të praktikojmë distancimin fizik dhe shtetet bëjnë plane për rihapjen e sigurtë dhe të përgjegjshme, unë besoj realisht – dhe prirjet e mbështesin këtë – se ne mund të kalojmë në një fazë krejt të ndryshme,? tha të martën nënpresidenti.
Ronald Klain, një kritik i shpeshtë i Presidentit Trump, i cili kryesoi punën për t?iu përgjigjur shpërthimit të ebolës në Afrikën Perëndimore në vitin 2014 nën ish-presidentin Barack Obama, u shpreh me forcë kundër planeve të administratës.
“Unë u tërhoqa si koordinator i përgjigjes ndaj ebolës në Shtëpinë e Bardhë vetëm kur numri i prekurve zbriti në 5 raste në javë. Po, 5 raste në javë,? shkruante ai në Twitter.
MOS E SHPËRNDANI GRUPIN E PUNËS
Edhe Ali Mokdad, profesor në Institutin e Statistikave dhe Vlerësimeve për Shëndetin të Universitetin e Uashingtonit, tha se nëse do të ishte përgjegjës, ai do të zhvendoste fokusin e grupit të punës në vend që ta shpërndante atë.
“Unë nuk do ta shpërndaja, por do të krijoja një grup pune për shërimin nga COVID-19,” tha prof Mokdad.
Instituti lëshoi një parashikim të ri të hënën duke parashikuar 135,000 vdekje nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara deri në fillim të gushtit. Sipas këtij parashikimi, shifrat marrin parasysh lehtësimin e masave të qëndrimit në shtëpi dhe të distancimit fizik që po ndodhin në rreth 30 shtete amerikane.
Shtetet e Bashkuara aktualisht kanë 1.2 milion infeksione të konfirmuara me koronavirus dhe më shumë se 71,000 vdekje.
ENDE PA KURË
Ende nuk ekziston një kurë për koronavirusin, por Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka autorizuar për përdorim urgjent një ilaç të përdorur tek pacientët me ebola për të trajtuar ata që janë shtruar në spital me COVID-19.
Prodhuesi i ilaçit Remdesivir, kompania Gilead Sciences, njoftoi të martën se është në bisedime me kompanitë farmaceutike në lidhje me prodhimin e ilaçit për njerëzit në Evropë, Azi dhe botën në zhvillim. Kompania tha se qëllimi i saj është “ta bëjë Remdesivirin të përballueshëm për qeveritë dhe pacientët në të gjithë botën”.
Një test në SHBA tregon se ky ilaç e shpejton me rreth 30 përqind kohën e shërimit tek pacientët me koronavirus./ VOA
Itali duket se nuk po gjen qetësi sipasojë e pandemisë. E nd...
21 të konfirmuar me koronavirus u raportuan pasditen e sotme...
Presidenti Donald Trump deklaroi të martën se ka ardhur koha...
Një studiues i mirënjohur i Universitetit të Pittsburgh Qend...
Shumë lande federale po krijojnë fakte para diskutimit të ra...
Blaž Zgaga, fitues i çmimit Freedom of Speech Award (FOSA) n...
SHBA dhe Kina vijojnë të kenë një përplasje të fortë, në lid...
Kryeministri në detyrë i Kosvës Albin Kurti e sheh zgjidhjen...
Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka hedhur idenë...
Covid-19, i njohur ndryshe edhe si koronavirusi ka nisur të ...
Komisioni i Venecias i është përgjigjur kryeministrit në det...
Zelanda e Re nuk ka më raste të reja nga Covid-19, e megjith...
Gjatë 24 orëve të fundit, Shtetet e Bashkuara regjistruan 1,...
Gjatë ditëve të fundit, kurba e Covid-19 në Spanjë po stabil...
Gjermania është sërish një hap përpara Francës, këtë herë në...
Duke nisur nga e hëna që vjen, në Maqedoninë e Veriut do të ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se qeveria e Shtete...
Një aleancë e udhëheqësve botërorë zhvilloi një samit virtua...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të mbajnë numrin më ...
Britania e Madhe ka regjistruar një ulje të ndjeshme të numr...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...