Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Në fund të vitit të kaluar, Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi mblodhi së bashku të diplomatët e vendit të tij për një fjalim të shpejtë, duke u thënë atyre se duhej të ishin më agresivë në përfaqësimin e interesave të Pekinit jashtë vendit dhe me të zëshëm në mbrojtjen e qeverisë komuniste kineze nga kritikat.
Ai u ankua se fuqitë perëndimore po ushtrojnë bulizëm ndaj Kinës në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut, dhe ai i udhëzoi ata, sipas njoftimeve të shtypit kinez, të tregonin një “shpirt luftarak” shumë më të fortë.
Dhe që nga dhjetori, trupi diplomatik i Kinës ka bërë pikërisht atë, që zyrtarët dhe analistët perëndimorë e quajnë një fushatë të koordinuar për të lavdëruar Presidentin Xi Jinping dhe duke kërcënuar “masa kundërvepruese” ndaj qeverive të huaja kritike.
Ndërsa kritikat ndërkombëtare janë rritur rreth trajtimit fillestar nga Kina të shpërthimit të koronavirusit, dhe mes akuzave në rritje se Pekini mund të ketë shtrembëruar zanafillën e virusit vdekjeprurës, duke mbuluar shkallën e përhapjes në qytetin e Wuhanit, diplomatët e Pekinit janë përplasur me vendet ku shërbejnë në një mënyrë që shihet rrallë në kohë paqeje.
Sipas ekspertit John Seaman nga Instituti Francez, “diplomacia publike e Kinës ka kaluar në një ofensivë. Duket e koordinuar mirë, me shkallë të ndryshme të dogmatizmit, përçarjes dhe moderimit.”
Por, edhe para shpërthimit të koronavirusit, toni dhe temperamenti i diplomacisë kineze filloi të ashpërsohej, me një agresivitet nga të dërguarit kinezë në kryeqytetet perëndimore që zyrtarët perëndimorë thonë se është shumë largë sjelljeve që janë parë gjatë udhëheqjes së Deng Xiaoping-it, i cili njihet si Udhëheqësi suprem i Kinës nga viti 1978 deri në vitin 1992.
Tradicionalisht të konsideruar si ambasadorët më të kujdesshëm të botës, të dërguarit e Kinës kohët e fundit kanë kaluar përmes një ndryshimi të madh.
Ndër të parët nga të dërguarit e Kinës që i kushtuan vëmendje udhëzimeve të shefit të tij ishte Gui Congyou, ambasadori kinez në Suedi. Ai reagoi ashpër ndaj kritikave suedeze për shkelje të të drejtave të njeriut në Kinë, duke paralajmëruar Stokholmin në një intervistë me gazetën Göteborgs-Posten për pasoja të rënda nëse përpjekjet për të fajësuar regjimin nuk do të ndaleshin.
“Qeveria kineze nuk mund të lejojë asnjë vend, organizatë ose person që të dëmtojë interesat kombëtare të Kinës. Sigurisht, ne duhet të ndërmarrim masa kundërvepruese,” tha ai, duke përmendur një ndërprerje të mundshme të shkëmbimeve kulturore të Suedisë me Kinën. “Marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare gjithashtu do të preken,” tha Congyou, i cili filloi karrierën e tij si studiues i politikave për Komitetin Qendror të Partisë Komuniste të Kinës.
Marrëdhëniet e Suedisë me Kinën janë tensionuar gjithnjë e më shumë vitet e fundit. Ndalimi i qytetarit suedez dhe shitësit të librave në Hong Kong, Gui Minhai, i cili u zhduk ndërsa po pushonte në Tajlandë dhe që po mbahet në Kinë që nga viti 2015, nisi përkqësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Që nga publikimi i intervistës së diplomatit Gui Congyou në këtë gazetë, disa të dërguar të tjerë kinezë janë akuzuar nga vendet e tyre pritëse për promovim të ?lajmeve të rreme? në faqet e mediave sociale, apo për ato që janë parë si komente ofenduese.
Të përshkruar si diplomatë agresivë nga mediat për ndryshimin e tonit dhe temperamentit konservator, dikur të njohur për shmangie të konfrontimit, të dërguarit e Kinës duket se tani janë të vendosur të shkelin traditat më të vjetra të diplomacisë më të matur të Kinës.
Shumë shpejt pasi Gui Congyou paralajmëroi suedezët për “pasoja të rënda”, homologu i tij në Kanada, Cong Peiwu, kërcënoi Otavën me “masa shumë të forta kundërvepruese”, nëse ligjvënësit kanadezë do të vazhdonin me planet e tyre për të vendosur sanksione ndaj Kinës për shkeljen e të drejtave të ujgurëve dhe pakicës mylimane turqishtfolëse në Kinën veriperëndimore.
Që nga viti 2015, më shumë se 1 milionë ujgurë janë arrestuar dhe vendosur në ato që zyrtarët kinezë i përshkruajnë si “qendra të arsimit profesional” për trajnime punësimi, por që kritikët i përshkruajnë ato si kampe internimi apo kampe përqëndrimi.
Cong Peiwu paralajmëroi se nëse Kanadaja vendos sanksione ndaj Kinës “kjo papritmas do të ishte një ndërhyrje shumë serioze në punët e brendshme kineze.” Ambasadori i Kinës në Shtetet e Bashkuara, Cui Tiankai, gjithashtu lëshoi paralajmërime për sanksionet që po propozohen, edhe në Uashington, duke thënë: “disa njerëz në këtë vend drejtojnë gishtin nga partia qeverisëse dhe sistemi kombëtar i Kinës, duke u përpjekur të rindërtojnë Murin e Berlinit mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara në fushën ekonomike, teknologjike dhe atë ideologjike.”
Por që nga shpërthimi i koronavirusit, toni kinez i diplomacisë agresive është bërë edhe më i rrëmbyer, sipas diplomatëve perëndimorë dhe analistëve.
Ata presin që reagimi i tyre me sa duket do të intesifikohet ndërsa shtohen kërkesat ndërkombëtare për hetime të pavarura lidhur me origjinën e virusit vdekjeprurës dhe mbi bllokimin e njoftimeve nga atutoriteteve kineze rreth kapaciteteve të COVID-19 për transmetimin mes njerëzve.
Disa udhëheqës dhe zyrtarë perëndimorë, megjithëse jo të gjithë, kanë sugjeruar se patogjeni mund të ketë dalë nga një laborator kërkimor në Wuhan, qyteti ku u zbulua për herë të parë virusi vitin që kaloi.
Në Paris, autoritetet franceze qortuan muajin e kaluar ambasadorin kinez Lu Shaye, si reagim ndaj një postimi në internet nga ambasada e tij, ku thuhej se Franca kishte braktisur qytetarët e saj të moshuar, duke i lënë ata ? të vdisnin nga uria dhe sëmundja?.
Ministria e Jashtëme e Francës tha përmes një deklerate: ?Disa deklerata të fundit publike nga përfaqësuesit e ambasadës kineze në Francë nuk përputhen me cilësinë e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve tona?.
Nën udhëheqjen e 55 vjeçarit Lu Shaye, ish i dërguar në Kanada dhe dikur zëvendës kryebashkiak i qytetit Wuhan, ambasada kineze në Paris i ka bërë jehonë asaj që e përshkruan si sukses të Pekinit në ndalimin e përhapjes së koronavirusitdhe ka përçmuar mënyrën e trajtimit të pandemisë nga vendet perëndimore.
Sulmet i befasuan diplomatët francezë. Franca ka punuar shumë në përmirësimin e marrëdhënieve me Kinën, ndërsa nëntorin e shkuar Presidenti Emmanuel Macron bëri një vizitë shtetërore në Pekin. Vizita u pa gjerësisht si nënvleftësim i stategjisë së fortë të Bashkimit Evropian ndaj Kinës, për të cilën ishte rënë dakord muaj më parë.
Edhe në Qipro, i dërguari kinez Huang Xingyuan nxiti pakënaqësinë e vendit pritës ndërsa u shpreh se, bota ishte e turpëruar nga shpejtësia me të cilën Kina zgjidhi shpërthimin e virusit dhe po ?gënjente dhe shfajësohej.?
Postimet në rrjetin Tweeter dhe deklerata nga diplomatët kinez kanë nxitur reagime jo vetëm në Evropë ndërsa vende si Kazakistani, Irani, Pakistani, Brazili dhe Singapore kanë patur argumente të ashpëra ndaj tyre.
Ambasada kineze në Sri Lanka postoi në rrjetin Tweeter: ?Kur perëndimorët publikojnë opinionet e tyre, quhet liri e shprehjes, sado të rreme. Kur kinezët thonë diçka ndryshe nga ata, quhet fushatë dezinformimi. Standarde qesharake të dyfishta.?
Diplomatët kinezë po ashtu kanë reaguar ashpër ndaj Indisë lidhur me kërkesën ndaj Pekinit për të ofruar dëmshpërblime për pandeminë e koronavirusit, duke thënë se kërkesat për kompensim janë ?marrëzi dhe dukshëm të pakuptimta?.
Në Venezuelë, një vend të cilin Pekini e shikon si ?aleat socialist? diplomatët kinezë postuan në rrjetin Tweeter se zyrtarët në Karakas duhet të ?vënë maskat në fytyrë dhe të mbyllin gojën?.Kjo përgjigje ishte si reagim ndaj venezuelasve që i referoheshin COVID-19 si ?virusi kinez? apo ?virusi i Wuhanit?.
Publikimet zyrtare të Kinës tregojnë diplomacinë luftarake që po përdorin. ?Hidhni iluzionet tuaja dhe përgatituni për një luftë?, shkruhej së fundmi në gazetën ?People?s Frontline? të publikuar nga Ushtria Çlirimtare e Popullit kinez.
?Bota dhe diplomatët kinezë kanë ndryshuar? shkruhej në ?Global Times?, organ i shtypit të Partisë Komuniste të Kinës. Në një koment politik të publikuar muajin e shkuar thuhej se, ?kanë marrë fund ditët kur Kina mund të vihej në një pozicion nënshtrues. Statusi në botë i Kinës në rritje kërkon që ajo të mbrojë interesat e veta kombëtare në një mënyrë të qartë.?
?Populli kinez nuk është më i kënaqur nga një ton i dobët diplomatik. Kina nuk ka braktisur parimet e udhëheqësit Deng Xiaoping për diplomaci – fshihe fuqinë dhe prit kohën tënde?, thuhej në gazetën Global Times, ndërsa theksohej se ?diplomacia agresive nuk e kundrështon këtë parim, veçse është më pak delikat?./ VOA
Philip T. Reeker, Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë për ...
Presidenti i SHBA Donald Trump e ndryshoi planin për shpërnd...
Itali duket se nuk po gjen qetësi sipasojë e pandemisë. E nd...
21 të konfirmuar me koronavirus u raportuan pasditen e sotme...
Presidenti Donald Trump deklaroi të martën se ka ardhur koha...
Një studiues i mirënjohur i Universitetit të Pittsburgh Qend...
Shumë lande federale po krijojnë fakte para diskutimit të ra...
Blaž Zgaga, fitues i çmimit Freedom of Speech Award (FOSA) n...
SHBA dhe Kina vijojnë të kenë një përplasje të fortë, në lid...
Kryeministri në detyrë i Kosvës Albin Kurti e sheh zgjidhjen...
Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka hedhur idenë...
Covid-19, i njohur ndryshe edhe si koronavirusi ka nisur të ...
Komisioni i Venecias i është përgjigjur kryeministrit në det...
Zelanda e Re nuk ka më raste të reja nga Covid-19, e megjith...
Gjatë 24 orëve të fundit, Shtetet e Bashkuara regjistruan 1,...
Gjatë ditëve të fundit, kurba e Covid-19 në Spanjë po stabil...
Gjermania është sërish një hap përpara Francës, këtë herë në...
Duke nisur nga e hëna që vjen, në Maqedoninë e Veriut do të ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se qeveria e Shtete...
Një aleancë e udhëheqësve botërorë zhvilloi një samit virtua...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...