Mbi 22 mijë të vdekur nga Covid-19 në Britani, 161 mijë të infektuar
Britania e Madhe ka regjistruar 601 viktima nga Covid-19 në ...
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të mërkurën Shtetet e Bashkuara nuk kanë dijeni se ku ndodhet udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe se po i vëzhgojnë me kujdes raportet për shëndetin e tij.
Ai tha se në vend ekziston një rrezik i vërtetë i urisë, për shkak të krizës botërore të koronavirusit.
Mediat e Koresë së Veriut nuk kanë njoftuar mbi vendndodhjen e Kim Jong Un-it që nga data 11 prill, kur ai kryesoi një takim dhe kjo ka provokuar hamendje të shumta për shëndetin e tij si dhe shqetësime se paqëndrueshmëria në shtetin me armë bërthamore mund të prekë vendet e tjera të Azisë si dhe Shtetet e Bashkuara.
“Ne nuk e kemi parë. Nuk kemi asnjë informacion që mund të raportojmë sot. Po e ndjekim situatën nga afër,” tha zoti Pompeo për Fox News, i pyetur për njoftimet kontradiktore lidhur me shëndetin e udhëheqësit koreanoverior.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara po monitorojnë gjithashtu situatën më të gjerë në Korenë e Veriut, duke pasur parasysh rrezikun që paraqet koronavirusi.
“Ekziston një rrezik i vërtetë se në Korenë e Veriut do të ketë uri, mungesa ushqimore,? tha ai. Ne po i vëzhgojmë të gjitha këto nga afër, pasi ato kanë një ndikim real në misionin që i kemi vënë vetes, denuklearizimin e Koresë së Veriut.?
Presidenti Donald Trump u takua me Kim Jong Un-in tri herë në vitet 2018 dhe 2019, në përpjekje për ta bindur atë të hiqte dorë nga armët bërthamore, që kërcënojnë Shtetet e Bashkuara. Ndërsa bisedimet kanë ngecur, Presidenti Trump ka vazhduar ta quajë Kim Jogn Un-in një mik.
Zoti Pompeo nuk dha hollësi mbi rrezikun e urisë në Korenë e Veriut, por një delegacion ekonomik i Phenianit ishte në Pekin këtë javë për të diskutuar mbi furnizimet ushqimore dhe çështjet e tregtisë, ndërkohë që shpërthimi i koronavirusit ka shkaktuar çrregullime serioze në gjendjen ushqimore të vendit, sipas personave me njohuri për këtë çështje.
Disa zyrtarët në Korenë e Jugut dhe në Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Kim
Jong Un mund të jetë duke qëndruar në një vendpushim bregdetar për të shmangur ekspozimin ndaj koronavirusit dhe kanë shprehur skepticizëm për raportet e medias se ai ka një sëmundje të rëndë.
Ata paralajmërojnë megjithatë se shëndeti dhe vendndodhja e Kim Jong Un-it janë sekrete që ruhen me kujdes nga regjimi dhe se në Korenë e Veriut është e vështirë të nxirren informacione të besueshme./VOA
Britania e Madhe ka regjistruar 601 viktima nga Covid-19 në ...
21 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në Maqedonin ë...
Disa shtete amerikane tashmë po lehtësojnë masat kufizuese n...
Departamenti amerikan i Tregtisë tha sot se prodhimi i brend...
Në kohën kur e gjithë audienca e vendit ishte drejtuar tek f...
Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe e fejuara e tij Car...
Nënshkruhet marrëveshja e koalicionit në mes të LDK-së dhe A...
Gjatë 24 orëve të fundit në SHBA janë regjistruar 2,200 vikt...
Spanja ka prezantuar planin me katër faza për lehtësim të ma...
Dr. Anthony Fauci, i cili drejton Institutin Kombëtar për Al...
Franca dhe Belgjika po përgatiten për të dalë nga karantina....
Kryebashkiaku i Pragës dhe dy kolegë të tij janë nën mbrojtj...
Rreth gjysma e miliona punëtorëve amerikanë të pushuar për s...
Deri tani, 120 të burgosur në Turqi kanë rezultuar pozitivë ...
Kriza e Coronës krijon kushte ideale për rekrutime nga ana e...
Kanë kaluar rreth 4 muaj që kur koronavirusi është shtrirë p...
Argjentina ka ndaluar të gjitha fluturimet komerciale, të br...
Nga 1 prilli me vendim të Qeverisë në detyrë, mallrat me pre...
Pak pasi u ankua se Qeveria po e pengon për të ardhur në Kos...
Autoritetet kineze arrestuan tre aktivistë që vinin në dispo...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...