Shkatërrimet nga tërmetet në Venezuelë/ Vendet evropiane ofrojnë ndihmë dhe avionë transporti
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Kriza e Coronës krijon kushte ideale për rekrutime nga ana e islamistëve radikalë në shtetet me shumicë myslimane, por edhe në Europë. Shtetet duhet të jenë tani të vëmendshme është i mendimit, Alexander Görlach.
Me pandeminë e Coronës mund të marrë domethënie të re edhe një kërcënim tjetër, që ka kaluar këto ditë në sfond: Islamistët e përdorin pasigurinë e situatës aktuale, vetminë e karantinës dhe nevojën materiale sidomos të të rinjve për të rekrutuar xhihadistë të rinj. Horizotin ideologjik për këtë e ofrojnë disa teologë të islamit në botë: Fillimisht ata e deklaruan Coronën si ndëshkim të zotit kundër të pafeve. Në momentin, kur nga COVID-19 u prekën edhe vendet islame, ata ndërruan qëndrim dhe i bënë thirrje myslimanëve të ndërronin rrugë. Papritur mungesa e besimit u predikua si arsye për pandeminë.
Nevoja materiale shfrytëzohet
Nuk janë vetëm ekstremistët islamistë që e shfrytëzojnë COVID-19 për qëllimet e tyre. Edhe ekstremistët e djathtë përpiqen me teoritë e tyre konspirative të radikalizojnë njerëzit në kohë krize. Ata kanë të përbashkët vullnetin, që ta shfrytëzojnë maksimalisht për vete momentin e nevojës materiale. Nuk është ndonjë sekret që uria dhe mjerimi në vendet e varfra i çojnë njerëzit në krahët e islamistëve. Kësaj i shtohet edhe dobësia e shteteve islame, që nuk kanë infrastrukturën e nevojshme për t’u kujdesur si duhet për të sëmurët. Prandaj është realist rreziku, që islamistët të rrisin influencën e madje në rajone apo shtete të caktuara të ngjiten në pushtet.
Kjo është temë edhe për Europën. Jo vetëm, sepse komunitetet myslimane në Europë janë të lidhur me fije të ndryshme me shtetet, ku kanë rrënjët besimtarët e tyre. Por shpesh ka edhe varësi financiare, në këto kohë të vështira që nuk janë të lehta as për të krishterët në botë, prandaj ka edhe gjasa për radikalizim në diasporë. Në Afrikën Veriore pas Pranverës Arabe para më shumë se 10 vjetësh këto vende janë në një angazhim të vazhdueshëm kundër islamistëve. Vëllazëria Myslimane në Egjipt, e ndaluar në kohën e Mubarakut dhe për pak kohë në pushtet pas rrëzimit të tij, përpiqet të diskreditojë qeverinë në mediat sociale. Më shumë se gjysma e egjiptianëve janë analfabetë, ata nuk kanë mundësi të verifikojnë atë që dëgjojnë apo shohin online. Edhe në Gjermani del në pah Vëllazëria Myslimane, blen tokë në Lindjen gjermane për të ngritur një xhami për operacionet e veta, shkruan imamja liberale, Seyran Ates në revistën “Cicero”. Ajo e ndjeu fort ndikimin e islamit politik, që është aktiv edhe në Gjermani, kur si gruaja e parë hapi një xhami në Berlin.
Radikalët kundër integrimit
Shoqatat islame në Gjermani që nuk përfaqësojnë as 20% të myslimanëve në Gjermani pretendojnë se përfaqësojnë islamin e vërtetë. Shoqata radikale synojnë të pengojnë integrimin e myslimanëve në Europën e iluminuar dhe laike. Edhe nëse burimet e shtetit përdoren për momentin për gjëra të tjera, duhet të vëzhgohet me kujdes sjellja e të radikalizuarve e në raste të nevojshme të ndalohen edhe organizata si Vëllazëria Myslimane.
Mbetet detyra e politikës në Gjermani të plotësojë kërkesat e miliona myslimanëve në drejtim të integrimit, që të pengojë që forca radikale si Vëllazëria Myslimane të përdorin krizën aktuale për qëllimet e tyre obskurantiste. Sfida materiale aktuale në pandeminë e Coronës prek të gjithë shoqërinë, jo vetëm ata me histori migracioni. Prandaj është momenti që së bashku të mbyllim radhët dhe të mos lejojmë asnjë hapësirë për ndonjë ndikim./ DW
Alexander Görlach jeton në New York, ai është linguist dhe teolog,studiues senior në Këshillin Carnegie të Etikës, studiues në Institutin për Fenë dhe Studimet Ndërkombëtare të Universitetit Cambridge.
Kanë kaluar rreth 4 muaj që kur koronavirusi është shtrirë p...
Argjentina ka ndaluar të gjitha fluturimet komerciale, të br...
Nga 1 prilli me vendim të Qeverisë në detyrë, mallrat me pre...
Pak pasi u ankua se Qeveria po e pengon për të ardhur në Kos...
Autoritetet kineze arrestuan tre aktivistë që vinin në dispo...
Zelanda e Re nisi sot heqjen graduale të masave të izolimit,...
Për shkak të pandemisë dhe në Gjermani po diskutohet lidhur ...
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e njohur për gjithë shqipta...
360 viktima janë shënuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar ...
Në Gjermani nga e hëna është vendosur detyrimi i mbajtjes së...
Ditën e sotme, mjekët e NHS kanë dhënë alarmin urgjent për n...
Shkencëtarët amerikanë po punojnë me Kinën për të hetuar ori...
Koreja e Jugut mohon lajmet se Udhëheqësi i Koresë së Veriut...
Kryeministri britanik Boris Johnson është rikthyer në punë p...
Përdorimi i robotëve në industri ka qenë një temë mjaft e de...
Një vogëlushe me emrin Erin është cilësuar si “fëmija mrekul...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovë ka konfi...
Italia po planifikon fazën e dytë duke bashkëjetuar me koron...
Ulet numri i viktimave nga koronavirusi në Shtetet e Bashkua...
Ministri i Punës në Gjermani, Hubertus Heil, po planifikon q...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasje dhe një pla...
Një i arrestuar dhe një i proçeduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...