Fotolajm/ Vip-at e paguar nga Veliaj që protestojnë kundër Ramës
Një pjesë e personazheve publikë, të ashtuquajturit “VIP”-...
Një pjesë e personazheve publikë, të ashtuquajturit “VIP”-...
Disa shtete amerikane tashmë po lehtësojnë masat kufizuese ndaj Covid-19, duke lejuar hapjen e bizneseve, pavarësisht shqetësimeve se numri i rasteve në vend vazhdon të rritet. Mbi 58,000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara, dhe gati një milion të tjerë janë infektuar. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Brian Padden njofton se guvernatorët e shteteve po përpiqen të balancojnë kërcënimin ndaj shëndetit publik me koston e rëndë ekonomike të mbylljes që ka lënë pa punë mbi 26 milionë amerikanë në muajin e fundit.
Palestrat, floktoret dhe restorantet janë ndër bizneset jo thelbësore që janë rihapur në Xhorxhia, shteti i parë amerikan që ndërmori hapa të mëdha për rihapjen e ekonomisë.
Megjithatë, këto biznese janë të detyruara të zbatojnë udhëzimet për distancim fizik, të dezinfektojnë mjediset e punës dhe duhet të kontrollojnë punonjësit për simptoma të koronavirusit, si temperatura e lartë.
“Ne po kontrollojmë temperaturën e punonjësve, u kërkojmë klientëve që plotësojnë një pyetësor para çdo shërbimi, dhe i lajmë duart”, thotë Shannon Stafford, pronare e floktores New Era Hair Studio.
Por numri i të infektuarve me koronavirus në Xhorxhia është ende duke u rritur.
Ekspertët e shëndetit publik paralajmërojnë se përpjekja për të lehtësuar pasojat ekonomike nga masat e hershme kufizuese, rrezikon të shkaktoj një shpërthim më të rëndë të virusit vdekjeprurës.
“Me hapjen e ekonomisë ne po ekspozojmë njerëzit që nuk e njohin imunitetin e tyre, domethënë ata që nuk kanë antitrupa ndaj virusit ose nuk janë prekur nga virusi, që në fund mund të çojë në rritje të numrit të viktimave dhe numrit të pacientëve nëpër spitale”, tha Dr. Jason Farley, epidemiolog në Universitetin Johns Hopkins.
Në mbarë vendin kanë shpërthyer protesta të amerikanëve që duan të kthehen në vendet e tyre të punës. Megjithatë, sondazhet tregojnë se ka një mbështetje të fortë të publikut për masat kufizuese për bizneset dhe tubimet e mëdha për të vënë nën kontroll pandeminë, derisa të zhvillohet një trajtim efektiv ose një vaksinë.
Presidenti Donald Trump ua ka lënë në dorë shteteve që të vendosin se kur do të rihapin ekonominë. Të hënën, ai njoftoi udhëzime të reja për të ndihmuar në rihapjen e bizneseve në mënyrë të sigurt dhe rritjen e kapacitetit të testimeve në shkallë vendi.
?Siguria ekonomike është jetike për sigurinë shëndetësore të vendit tonë. Këto qëllime funksionojnë së bashku, krah për krah me njëri-tjetrin.”
Disa shtete të tjera gjithashtu po lejojnë rihapjen e bizneseve të caktuara, pasi humbja e një numri të madh të vendeve të punës dhe boshllëqet në ndihmën e qeverisë për papunësinë kanë lënë shumë njerëz pa para të mjaftueshme për të paguar për ushqime dhe qiranë. Por ky mund të jetë një proces i ngadaltë, thonë ekspertët.
Dr William Schaffner, Profesor i Sëmundjeve Infektive, Qendra Mjekësore e Universitetit të Vanderbiltit -skype
“Ne duhet ta bëjmë këtë gradualisht për të parë nëse mund ta përballojmë atë apo befas do të kemi një rritje të re të infektimeve me Covid-19. Ky do të jetë një veprim delikat balancimi?, tha Dr William Schaffner, Profesor i Sëmundjeve Infektive, Qendra Mjekësore e Universitetit të Vanderbiltit.
Në Nju Jork, epiqendra e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, Guvernatori Andrew Cuomo tha se shteti po zhvillon një plan me faza për të rihapur ekonominë bazuar në udhëzimet nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve. Së pari, shtetet duhet të shohin një periudhë të qëndrueshme të zvogëlimit të rasteve me COVID-19, të pasuar nga shtimi i numrit të testimeve dhe vlerësimi i rrezikut.
“Ne do të lëmë dy javë midis fazave, në mënyrë që të monitorojmë efektin e vendimeve tona. Veprimet e ndërmarra duhet të monitorohen.”
Ndërsa disa biznese fillojnë të rihapen, përhapja e virusit ka detyruar mbylljen e bizneseve të tjera. Një rritje e infeksioneve me koronavirus në industrinë e paketimit të mishit ka mbyllur disa fabrika, duke shkaktuar probleme në zinxhirin e furnizimit që mund të çojnë në mungesa të ushqimit dhe çmime më të larta të mishit./ VOA
Departamenti amerikan i Tregtisë tha sot se prodhimi i brend...
Në kohën kur e gjithë audienca e vendit ishte drejtuar tek f...
Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe e fejuara e tij Car...
Nënshkruhet marrëveshja e koalicionit në mes të LDK-së dhe A...
Gjatë 24 orëve të fundit në SHBA janë regjistruar 2,200 vikt...
Spanja ka prezantuar planin me katër faza për lehtësim të ma...
Dr. Anthony Fauci, i cili drejton Institutin Kombëtar për Al...
Franca dhe Belgjika po përgatiten për të dalë nga karantina....
Kryebashkiaku i Pragës dhe dy kolegë të tij janë nën mbrojtj...
Rreth gjysma e miliona punëtorëve amerikanë të pushuar për s...
Deri tani, 120 të burgosur në Turqi kanë rezultuar pozitivë ...
Kriza e Coronës krijon kushte ideale për rekrutime nga ana e...
Kanë kaluar rreth 4 muaj që kur koronavirusi është shtrirë p...
Argjentina ka ndaluar të gjitha fluturimet komerciale, të br...
Nga 1 prilli me vendim të Qeverisë në detyrë, mallrat me pre...
Pak pasi u ankua se Qeveria po e pengon për të ardhur në Kos...
Autoritetet kineze arrestuan tre aktivistë që vinin në dispo...
Zelanda e Re nisi sot heqjen graduale të masave të izolimit,...
Për shkak të pandemisë dhe në Gjermani po diskutohet lidhur ...
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e njohur për gjithë shqipta...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...