web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nuk është çështje emergjente”/ Shtyhet seanca për ish ministrin Tahiri

28 Prill 2020, 09:43, Kronika CNA

Shtyhet për në 13 maj seanca për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Sipas aktit normativ çështja e ish ministrit Tahiri nuk konsiderohet çështje emergjence.

Kujtojmë se Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, vetëm për akuzën e ?Shpërdorimit të detyrës? dhe e dënoi me 3 vite shërbim prove, por avokatët e tij e apeluan dhe tashmë çështja po shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme të Apelit.

Tre gjyqtarët e dosjes së Saimir Tahirit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar janë Albana Boksi kryesuese dhe Nertina Kosova me Nure Drenin anëtarë./CNA.al





Lajmet e fundit nga